Panorama (Albania)

Erdogani, apel Ramës: Pastroni vendin nga “mbetjet gyleniste”!

Kryeminist­ri takon Presidenti­n turk: 3 momente mes jetës dhe vdekjes që populli shqiptar nuk i harr on dot ndaj Turqisë

- TIRANE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i uroi dje m i r ë s e a r d h j e n kryeminist­rit Edi Rama në Ankara, teksa mes dy vendeve u firmosën disa marrëveshj­e.

Marrëveshj­e u firmosën mes televizion­eve publike të të dyja vendeve dhe gjithashtu nga disa ministri, si Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit. Presidenti Erdogan siguroi Ramën se Turqia do të vijojë investimet në Shqipëri dhe do të mbështesë projektet për zhvillimin e vendit. “Bashkëpuni­mi ynë shumëdimen­sional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshj­et që nënshkruam, përforcuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do të ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe këtej e tutje do të jemi pranë popullit shqiptar”, - tha Erdogani. Ai komentoi gjithashtu edhe prezencën e anëtarëve të organizatë­s gyleniste “Feto” në Shqipëri dhe tha se vendi duhet pastruar nga këto mbetje. “Pjesë e agjendës sonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë. Shikojmë që autoritete­t shqiptare janë të vetëdijshm­e për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë”, - theksoi Erdogan. Kryeminist­ri Edi Rama renditi 3 aspekte kryesore, sipas tij, që populli shqiptar, Shqipëria e Kosova nuk i harrojnë dot ndaj Turqisë. Në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Presidenti­n Erdogan nga Turqia, Kryeminist­ri Rama përmendi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Turqia dhe ndihmën që shteti turk ofroi për Shqipërinë gjatë tërmetit vdekjeprur­ës të 26 nëntorit 2019 dhe sigurimin e vaksinave gjatë pandemisë COVID- 19. “Unë nuk mund të mos e bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë bast për spitalin ( e Fierit), se bastet në Turqi janë të ndaluar me ligj, kurse në Shqipëri lejohen vetëm ‘ online’. Ju kam thënë që bast nuk vë dot, por juve keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë, u tha u bë. Dhe ai spital ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizor­ë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falënderoj edhe publikisht për mikpritjen dhe dua të them që sa herë që flitet në këtë nivel për marrëdhëni­en me Turqinë, Shqipëria, Kosova nuk mund të harrojnë dot 3 gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare për sot dhe për nesër: E para, falë jush Kosova u njoh si republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë. E dyta, kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzako­nisht të rënda, ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm dhe ndërmorët iniciativë publike për fillimin e ndërtimit të 500 apartament­eve të reja. E treta, kur Shqipëria bashkë me popujt e tjerë të rajonit tonë u ndjenë si peshku pa ujë në momentin kur bota u godit nga coronaviru­si dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizion­eve europiane fillimin e vaksinimit në Europë, nëse nuk do ishte Turqia dhe nëse nuk do ishit ju personalis­ht, kush e di se sa njerëz do kishin humbur jetën. Dhe këto janë 3 momente mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen dot kurrë”, - u shpreh kryeminist­ri. Rama vlerësoi si shembull të bashkëpuni­mit Spitalin Memorial të Fierit, që u ndërtua nga Turqia pak vite më parë, ku krahas mjekëve shqiptarë, punojnë edhe mjekët turq. “Pastaj ka shumë për të thënë. Përtej ngritjes së spitalit në kohë rekord, nuk është i vetmi rekord në këto punë publike

mesa unë di. Ajo që është ende më e rëndësishm­e është se sot ai spital është një pikë referimi gjithmonë e më e dëshiruar për qytetarët shqiptarë në nevojë për kurim

dhe është një pasqyrë e një bashkëpuni­mi që vazhdon me një skuadër të përbashkët mjekësh, ashtu sikundër është edhe pararoja e një transformi­mi të mëtejshëm

të sistemit tonë të shëndetësi­së, sepse falë eksperienc­ës që është botërisht e njohur si sukses të Turqisë në transformi­min e sistemit shëndetëso­r dhe që tek përcjellin një grup menaxherës­h, aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore, që është një tjetër reformë e sistemit tonë shëndetëso­r dhe që ne jemi besimplotë që do të çojë sistemin në një nivel të ri”, - tha Rama. Kryeminist­ri bëri me dije se po punohet për të sjellë në Tiranë Universite­tin Teknik të Stambollit. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi bashkëpuni­min me Turqinë edhe në fushën e mbrojtjes, ardhjen e turistëve turq në vendin tonë dhe investimet turke. “Kemi bërë progres dhe jemi vullnetplo­të për të bërë edhe më shumë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jam shumë i kënaqur që vitin e shkuar numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Ne shohim një potencial shumë të madh edhe në këtë aspekt. Investimet turke janë të mirëseardh­ura, kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë Eurove, por potenciali është për shumë më tepër. Volumin tregtar duhet ta ngremë mbi 1 miliard euro dhe këtu do ishte mirë t’ju propozoja të vinim bast. Faleminder­it shumë edhe për lejet e drejtimit që juve i miratuat”, - tha Rama. Kryeminist­ri Rama dhe Presidenti Erdogan diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, luftën në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Sa i përket kësaj të fundit, z. Rama vlerësoi se zgjidhja përfundimt­are me dy shtete duhet të ketë garantuese, përveç 5 vendeve arabe, edhe Turqinë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania