Panorama (Albania)

Basha premton hapjen e dosjeve: Shqipëria ka nevojë për lustracion­in

-

Në 33- vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, Lulzim Basha foli për rëndësinë e procesit të lustracion­it në shoqërinë shqiptare. Sipas Bashës, dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të Shqipërisë sonë. Kreu demokrat në fjalën në forumin “Përballja me të kaluarën/ Multipersp­ektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, tha se më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrument­et e diktaturës mbeten të pacenuara, referuar procesit të lustracion­it. “Dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë. PD ka dërguar prej kohësh në Kuvend një propozim që synon lustracion­i pra hapjen e plotë të dosjeve. Hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33- vjeçar i PD dhe sot është dita t’u kërkojmë ndjesë shqiptarëv­e, e në veçanti të përndjekur­ve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal. Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjallje­s së rivalitete­ve të vjetra gjeostrate­gjike, të ringjallje­s së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, mezi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucio­net përkatëse, autoritete­t në bashkëpuni­m me institucio­net shqiptare të ligjzbatim­it dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB- së dhe UDB- së në Shqipëri. Ekspozimi i agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparen­cës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare. Natyrisht kjo është një thirrje që u drejtohet institucio­neve, por PD do të hedh dhe hapin konkret të institucio­nalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të agjenturës dhe rezidentur­ës të dy shërbimeve ndër më armiqësore­t ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që i jepet duke i mbajtur të fshehta emrat, të dhënat e këtyre dy organizata­ve , të cilat nuk kanë pasur asnjëherë një qëllim tjetër përveç sabotimit, minimit të interesave kombëtare, shqiptare”, - tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania