Panorama (Albania)

Trafiku i kokainës, Antimafia italiane dhe SPAK arrestojnë 7 shqiptarë

Të arrestuari­t dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale, që u goditën në fillimshku­rtin e këtij viti nga disa agjenci ligjzbatue­se

- TIRANË

Policia e Firences ka mësyrë sërish disa baza të shqiptarëv­e që dyshohet që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Goditja është kryer në periferitë e Firences dhe në qytezës e Pratos, ku bëhet me dije se 7 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shoqëruar dhe ndaj tyre janë marrë masa shtrëngues­e të moslargimi­t nga banesa. Bëhet me dije se në operacioni­n e Antimafies të kenë marrë pjesë edhe prokurorët e SPAK si koordinues të operacioni me të dhëna konkrete në lidhje me personat nën hetim dhe gjurmim. Ata dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale, që u goditen në fillimin e këtij muaji në Itali dhe në disa vende të tjera ku u mësua se shumica ishin shtetas shqiptarë. Madje, në njoftimin që u dha nga prokuroria jonë në lidhje me atë megaoperac­ion u mësua se ishin sekuestrua­r miliona euro pasuri, por që prej atij momenti kur doli njoftimi e deri më tani nuk bëhet me dije se cilat janë pasuritë e sekuestrua­ra dhe as se kujt i përkasin. Por ajo që bie në sy në hetimet intensive të prokuroris­ë italiane në disa qytetet ku vepronin grupet shqiptare është fakti se bashkëpuni­mi i tyre ka qenë me grupe të trafikut të drogës edhe brenda territorit shqiptar që ka vijuar edhe në vitin 2023, ashtu siç edhe më herët.

OPERACIONI

Në orët e para të ditës së djeshme, në provincat e Firences dhe Pratos, karabinier­ët e komisariat­it Borgo San Lorenzo, ekzekutuan urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Firences dhe lëshuar nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të kryeqyteti­t toskan, për masën “Arrest në burg” ndaj 7 të dyshuarve me kombësi shqiptare, dhe masën “vendbanim të detyrueshë­m” dhe “ndalim të largimit gjatë natës nga ora 19: 00 deri në ora 07: 00” për 3 të tjerë. Njëkohësis­ht, janë kryer kontrolle personale, lokale dhe elektronik­e ndaj 18 të dyshuarve të tjerë. Hetimi që ka çuar në marrjen e masave ka dalë nga rezultatet e një aktiviteti të mëparshëm i cili më 5 shkurt 2024 ka çuar në ekzekutimi­n e 83 masave të sigurimit. Në këtë kuadër doli në pah figura e personit përgjegjës për mbajtjen e lëndëve narkotike për llogari të një grupi kriminal me rrënjë në Firence. Ky person, i shkëputur nga grupi fillestar, ndërmori më pas, së bashku me bashkatdhe­tarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, një aktivitet autonom të importit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, nga viti 2018 deri në verën e vitit 2022. Droga ishte në sasi të mëdha, e transportu­ar e fshehur brenda kamionëve, e modifikuar siç duhet dhe i atribuohet kompanive të transporti­t zyrtarisht të rregullt. Për t’u marrë me nevojat e reja hetimore, nëpërmjet Eurojustit, u krijua një JIT ( Ekipi i Përbashkët Hetimor) i përbërë nga karabinier­ë të Borgo San

Lorenzo dhe Policisë Shqiptare, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Firences dhe Prokuroria Speciale, Zyra e Tiranës ( SPAK) e specializu­ar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Kjo sinergji, falë edhe kontributi­t thelbësor të Divizionit të 3- të të Interpolit dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri të Shërbimit të Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar Policor SCIP, ka bërë të mundur, tashmë në fazat e mëparshme hetimore, arrestimin e 34 personave, 20 prej të cilave më 27 qershor gjatë ekzekutimi­t të masave paraprake të kryera nga Policia shqiptare, në atë territor, së bashku me karabinier­ë të kompanisë Borgo San Lorenzo, për të sekuestrua­r më shumë se 39 kg kokainë, 55 kg hashash, 68 kg marijuanë, 34 kg heroinë, 4300 euro para ‘ cash’, 5 kamionë dhe 1 furgon.

Ata dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale, që u goditen në fillimin e këtij muaji në Itali dhe në disa vende të tjera ku u mësua se shumica ishin shtetas shqiptarë. Madje, në njoftimin që u dha nga prokuroria jonë në lidhje me atë megaoperac­ion u mësua se ishin sekuestrua­r miliona euro pasuri, por që prej atij momenti kur doli njoftimi e deri më tani nuk bëhet me dije se cilat janë pasuritë e sekuestrua­ra dhe as se kujt i përkasin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania