Panorama (Albania)

I shkaktuan shtetit dëmin prej 3 milionë eurosh, arrestohen dy të kërkuar

-

Policia e Elbasanit ka sjellë në pranga dy personat, të cilët rezultonin të kërkuar në sajë të një hetimi të krimit ekonomik. Bëhet fjalë për Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH- ja, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3 milion eurosh. Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSHnë, me qëllim përfitimin ekonomik. ’- njofton policia.

Në nëntor të vitit të kaluar u arrestua administra­tori i firmës Adnand ( Andre) Progri, ndërsa u lëshuan urdhër arreste edhe për Nezir Beqirin,

Erion Satkën, Teidi Doraci, dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela. Sipas burimeve këto 7 persona i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimev­e ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i Prokuroris­ë së Elbasanit i nxori zbuluar.

Burime pranë akuzës së Elbasanit bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin vetëm si emër, pa ekzistuar në realitet, kryenin prerje të faturave fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderue­shëm shtetit nga për përfitimet e rimbursimi­t. Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania