Panorama (Albania)

Vrau kreun shqiptar të grupit të kokainës në një piceri, nis gjyqi për Afrim Memën

- ‘ BW’

Tetë gra dhe katër burra u zgjodhën të hënën për të përbërë jurinë popullore përgjegjës­e për gjykimin, përpara Gjykatës së Assize të Brabantit Flaman, të shqiptarit Afrim Mema. 39- vjeçari akuzohet për vrasjen e Edit Memës, kreut të një grupi trafikantë­sh shqiptarë të drogës. Gjyqi do të hapet të enjten, nën vëzhgim të ngushtë, pas disa muajsh shtyrje. Edit Mema, 42 vjeç dhe pa lidhje me të akuzuarin, u vra më 8 prill 2020 në një piceri në Strombeek- Bever, në entitetin Grimbergen. I akuzuari u arrestua pak çaste më vonë dhe pranoi se ishte autori. Nga hetimet rezultoi se viktima ishte në krye të një rrjeti ndërkombët­ar të trafikut të kokainës. Prokuroria beson se i akuzuari ka shkuar në piceri me qëllim vrasjen e Edit Memës. Shtatorin e kaluar, gjyqi u shty për katër muaj pasi mbrojtja paraqiti 267 faqe konkluzion­e shtesë, ndër të tjera në “Sky ECC” ( një sistem i koduar i mesazheve i përdorur masivisht nga komuniteti kriminal dhe i nxjerrë në dritë nga policia belge në 2021). Palët e tjera në gjykim më pas kërkuan kohë shtesë në mënyrë që të mund të shqyrtonin dokumentet. Dymbëdhjet­ë anëtarë jurie dhe dy zëvendësue­s u zgjodhën të hënën. Gjyqi, i cili pritet të zgjasë një javë, po drejtohet nga Peter Hartoch. Prokurori publik përfaqësoh­et nga Ben Pieters. Kris Luyckx- i im dhe Joke Bleys mbrojnë të akuzuarin. Familja e viktimës përfaqësoh­et nga zotërinjtë Sven Mary, Frédéric Thiebaut dhe Saskia Kerkhofs. Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek- Bever në Belgjikë u trondit nga të shtënat. Pronari i një picerie, 42- vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë. Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatë­s u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrolles­h nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportoni­n kokainë nga StrombeekB­ever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë. “Ato e importuan drogën nga Kolumbia në Holandë. Ata merrnin kokainë me një nivel pastërtie nga 95 deri në 96%”, - tha prokurori i çështjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania