Panorama (Albania)

Iu mori dy personave 25 mijë euro për ndërhyrje te gjyqtari, pranga avokatit

Çfarë ndodhi mes avokatit mbrojtës të një të pandehuri dhe familjarëv­e të tij. SPAK tregon detajet mes palëve në konflikt

- TIRANË

Një person nga Korça i arrestuar për plagosje me të rëndë me pasojë vdekjen mësohet se është mbrojtur nga avokati Petraq Selmani.

Në kohën kur i arrestuari po gjykohej, SPAK thotë se avokati iu ka premtuar familjarëv­e të tij të se do të ndërhynte tek gjyqtari që t‘ i ulte masën e dënimit. Por për të bërë këtë i duheshin 25 mijë euro e për pasojë familja ia ka dhënë, por ata edhe e kanë filmuar në momentin që kanë bërë dorëzimin e parave. Vendimi nuk ka ndryshuar e për pasojë ka nisur edhe konflikti mes palëve, konflikt që ka përfunduar në Prokurorin­ë e Posaçme. Kështu kanë nisur hetimet dhe se GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” për avokatin Petraq Semani, i cili akuzohet se u mori dy personave, të afërmeve të një të arrestuari, 25 mijë euro për të ndikuar te vendimi i gjyqtarit.

Nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/ 1, paragrafi i dytë i Kodit Penal ( para ndryshimev­e me ligjin nr. 43/ 2021).

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 257, të vitit 2021, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikua­r nga neni 245/ 1/ 2 i Kodit Penal. Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasi P. S., në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D., një shumë monetare prej 25 000 ( njëzetë e pesë mijë) Euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim te gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimi­n e tij në masën e dënimit. Marrja e sasisë prej 9.550 ( nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) Euro, nga personi nën hetim P. S., në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistrua­r me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimev­e të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale dhe të dhënat e “Western Unionit” janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimt­ar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41- 2020543( 91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikua­r nga neni 88/ 2 e 25, i Kodit Penal dhe dënuar me 15 ( pesëmbëdhj­etë) vjet burgim, ( në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë). Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 ( tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer. Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/ 1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal ( para ndryshimev­e me ligjin nr. 43/ 2021). Me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/ 1, paragrafi i dytë i Kodit Penal ( para ndryshimev­e me ligjin nr. 43/ 2021). Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania