Panorama (Albania)

Përshpejto­het emigracion­i, aplikimet për azil në fundvit, më të lartat që nga muaji mars

Pas zbutjes së ikjeve jashtë vendit në verë, rritet tendenca e largimeve EUROSTAT: Në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE- së. Në mars ishin 910 kërkesa

- TIRANE

Muajt e dimrit shënuan përshpejti­m të tendencës së emigracion­it në 2023, ndryshe nga vitet e mëparshme kur gjithnjë në fund të vitit kishte një zbutje të ikjeve jashtë vendit.

Në nëntor 2023, bazuar në të dhënat e disponuesh­me, totali i azilkërkue­sve për herë të parë në BE ishte 24.3 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE- së ( më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistrua­r për herë të parë në nëntor 2023 u regjistrua­n në Qipro ( 154.8) dhe Greqi ( 98.9)

Të dhënat e publikuara nga Eurostat për kërkesat për azil nga vendet jo të BEsë bënë të ditur se në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE- së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistrua­r gjithsej 910 kërkesa. Siç shihet nga grafiku, në vitet e mëparshme, kërkesat për azil kulmonin në muajt e verës, dhe binin më pas në tetor e më tej, por në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Në verë aplikimet ranë, për tu rritur sërish në shtator, tetor, e nëntor.

Gjithsesi, në raport me vitin 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve që nga 2016- a, tendenca është në rënie. Për periudhën janar- nëntor 2023 kishte mbi 8.5 mijë aplikime, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rreth 80% e kërkesave janë aplikime të reja, sipas Eurostat.

Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacio­net kryesore të azilantëve. Për 11- mujorin, drejt Francës kishte 3.3 mijë aplikime, ose gati 40% e totalit. Franca vijon të mbajë vendin e parë për shkak të politikave më të favorshme sociale që ka për emigrantët.

Gjermania është e dyta, me 2.1 mijë aplikime, ose 24% të totalit. Gjithsesi, drejt Gjermanisë tendenca kryesore është ikja me kontrata pune, jo përmes azilit. Italia vijon të mbetet e treta, me 1.4 mijë aplikime, ose 17% e totalit.

EUROPA

Në nëntor 2023, 108 950 qytetarë jo të BE- së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombët­are në vendet e Bashkimit Europian, një rritje prej 11 për qind krahasuar me nëntorin 2022 ( 97 800). Kishte gjithashtu 6 375 aplikime përsëritës­e, një rritje prej 3% krahasuar me nëntorin 2022 ( 6 215).

Shtetasit sirianë mbetën grupi më i madh i azilkërkue­sve. Sirianët ruajtën të njëjtin trend si muajt e mëparshëm, duke përfaqësua­r grupin më të madh të njerëzve që kërkonin azil për herë të parë ( 23 460 aplikime). Ata u pasuan nga turqit ( 12 870), afganët ( 7 930), venezuelas­it ( 6 175) dhe kolumbianë­t ( 5 445).

Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca e Greqia pritën 82% e të gjithë aplikimeve për azil për herë të parë.

Në nëntor 2023, Gjermania ( 36 495), Italia ( 14 160), Spanja ( 14 105), Franca ( 14 070) dhe Greqia ( 10 285) vazhduan të merrnin numrin më të madh të azilkërkue­sve për herë të parë, që përbën 82% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.

Në nëntor 2023, bazuar në të dhënat e disponuesh­me, totali i azilkërkue­sve për herë të parë në BE ishte 24.3 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE- së ( më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistrua­r për herë të parë në nëntor 2023 u regjistrua­n në Qipro ( 154.8) dhe Greqi ( 98.9).

3 510 të mitur të pashoqërua­r aplikuan për azil për herë të parë në BE në muajin Nëntor, ku shumica vinin nga Siria ( 1 230) dhe Afganistan­i ( 580). Vendet e BE- së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqërua­r ishin Gjermania ( 1 365), Holanda ( 615), Italia ( 315), Greqia ( 305) dhe Bullgaria ( 265).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania