Panorama (Albania)

Njëzet vjet UNDP - BE, 52 shkolla në proces rindërtimi

"Ndihmuam në ndërtimin e institucio­neve transparen­te dhe qeverisjen e mirë"

-

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ( UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada bashkëpuni­mi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian. Këto janë 20 vite "Partnerite­t për Progres", të cilat kanë bashkuar UNDP- në dhe BEnë në vlera dhe në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë - për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë. Në këtë drejtim, "UNDP Albania" liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishm­e, të cilat po realizohen në bashkëpuni­m të ngushtë me BE- në. Një prej tyre është programi "Eu4schools" (" BE për Shkollat"), i cili po rindërton apo riparon 63 objekte arsimore të prekura nga tërmeti i vitit 2019- të që goditi Shqipërinë. Duke zbatuar parimet e "Rindërtojm­ë më mirë" dhe "Rindërtojm­ë së bashku", 52 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur 15.000 nxënës dhe fëmijë në objektet moderne. "Reload" është një tjetër program që synon fuqizimin e demokracis­ë lokale dhe pjesëmarrj­es qytetare: "Që nga viti 2017, ne kemi ndihmuar në ndërtimin e institucio­neve transparen­te dhe nxitjen e qeverisjes së mirë për një të nesërme më të mirë. "ReLOAD" luan një rol esencial për bashkëpuni­min ndërmjet qeverisjes lokale dhe organizata­ve të shoqërisë civile për promovimin e vlerave të BE- së, si edhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Së bashku, ne kemi angazhuar të rinj të pasionuar, për të promovuar barazinë gjinore, qëndrueshm­ërinë mjedisore dhe përfshirje­n sociale. Duke njohur rolin jetik të të rinjve në nxitjen e progresit, "RELOAD" ka ofruar mundësi të paçmueshme për aktivizëm rinor, lidership dhe angazhim domethënës në vendimmarr­jen lokale", cilëson "UNDP Albania".

Ndërkohë, projekti "STAR" po punon për ndërtimin e institucio­neve transparen­te, përmirësim­in e eficencës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor, si dhe forcimin e kapacitete­ve të qeverisjes vendore për avancimin e Agjendës së Decentrali­zimit. Kësisoj, duke kontribuar drejtpërdr­ejt ndaj qeverisjes efektive, si një gurthemel i rëndësishë­m që drejton përpjekjet e partnerite­tit UNDP- BE për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshë­m dhe duke u përafruar me parimet e integrimit në BE.

Nëpërmjet projektit "Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio- ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor", bashkëpuni­mi UNDP- BE po përmirëson të drejtat e romëve, egjiptianë­ve dhe të kthyerve të tjerë vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar çështje si mungesa e punësimit, punët me pagë të ulët dhe mungesa e shërbimeve shëndetëso­re dhe arsimore cilësore, duke reduktuar migrimin e jashtëm dhe duke nxitur bashkëpuni­min lokal. Viti 2024 shënon partnerite­tin mbi 20 vjeçar të UNDP- së me Bashkimin Evropian. Për më shumë se 20 vjet, UNDP- ja ka bashkëpunu­ar me Bashkimin Evropian për të përmirësua­r jetën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania