Panorama (Albania)

Sara e zhgënjyer me Bardhin: E dua shumë, por është shumë fëmijë

-

Marrëdhëni­a e Sarës dhe Bardhit është krisur, kjo pasi këngëtari i ka kërkuar disa ditë distancë banores në "Big Brother VIP". Ditën e djeshme teksa modelja po bisedonte me Gazin, tha se e dashuron shumë banorin, por ai i duket shumë fëmijë dhe i papjekur. "Një të ndarë krevatet dhe një t'i marrë emrin nga krevati që t'ia gris nga nervat. Mbaje mend i thashë që nga kjo shtëpi unë do të nxjerr ty, edhe iku. Pastaj e pa Meritoni dhe na bëri bashkë. Të gjithë këtë situatë mund ta kishte kursyer me një kërkim falje dhe nuk e bëri. Dëshiron drama le të bëjë drama se jam akuzuar unë për drama. Me mua nuk ka qëndruar. Unë jam agresive në mënyrën sesi shprehem, por çfarë është e drejtë është e drejtë dhe nuk i toleroj gabimet. Kur mua nuk më pëlqen diçka e rregullojm­ë, kur atij nuk i pëlqen diçka e rregullojm­ë, por jo të më thotë mua që dua disancë. I kishte thënë Artës, unë e dija që do ma kërkonte ajo distancën dhe ia kërkova unë i pari. Është djalë i mirë e dua shumë, por është shumë fëmijë. I thashë që nëse do ta përmirësoj­më këtë gjënë, lufto që të fitosh mua dhe të më tregosh që ia vlen, spese deri më tani s'ka bërë ndonjë gjë, në debate nuk është futur dhe ka kërkuar distancë. Edhe gjërat e vogla nuk i respekton". Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër marrëdhëni­es së tyre, pasi kaluan një krizë në çift. Ishte Bardhi ai që kërkoi kohë dhe distancë nga modelja, duke i kërkuar që të ndaheshin. Por çifti duket se i kanë zgjuar mosmarrëve­shjet e tyre pasi i kanë dhënë edhe një shans lidhjes. Mbrëmjen e së hënës, pasi kanë biseduar me njëri- tjetrit, Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania