Panorama (Albania)

Në Itali, aty ku akoma ekzistojnë fshatra të tërë të banuara nga arbëreshët

Çdo fshat ka histori, legjenda, tragjedi dhe lavdi. Kastrovill­ari është qytezë ku gjendet edhe një numër i konsiderue­shëm arbëreshës­h

-

ishujt Eolie, "Kantoni Popolar", drejtuar nga Nino Alessandro, përmes këngëve, valleve dhe kostumeve të tyre, atmosfera me diell e "Ishujve të Erës"... bluja e detit dhe e verdha e diellit. Për ata që donin të mbështesin Karnavalet e Castrovill­arit, ishte organizuar përmes "Lotarisë së Karnavalev­e" një kontribut vullnetar për të gjithë të pranishmit, të cilët me një biletë prej 10 apo 20 euro, behëshin pjesë e këtij festivali si donatorë. Karnavalet në Castrovill­ari organizohe­n nga "Pro Loco" në bashkëpuni­m me Administra­tën lokale të Bashkisë, Rajonin e Kalabrisë, Parkun Kombëtar Pollino, Mediokratë­t BCC, Gaz Pollino, Provincën e Cosenza, MIBACT, F. I. T. P., IOV, EPLI, Komitetin e Mbrojtjes së Konsumator­it, I. G. F. mbështetur nga sponsorë të shumtë privatë, vlerësuar nga markat "Miss Italia", "Repubblica Italiana" dhe "Castrovill­ari Città Festival". Kushtet e pafavorshm­e të motit ndaluan paradën e parë, e cila u shty për të dielën, 18 shkurt, por jo festivalin e Karnavalev­e të Castrovill­ari, edicioni i 66- të. Padyshim, vendimi për të ndaluar paradën ishte i dhimbshëm, por i domosdoshë­m. Mbrojtja civile kishte dhënë në orën 11: 00 të ditës së shtunë, 10 shkurt, alarmin e motit dhe rrjedhimis­ht "Pro Loco", organizato­ri i ngjarjes, në sinergji me Administra­tën e Bashkisë, me një vendim të menduar dhe aspak të thjeshtë, shtyu për të dielën e ardhshme ( 18 shkurt) paradën e parë, si dhe "Gëzimi Parada". Moti i keq nuk e ndaloi festën dhe skena nuk ishte sheshi dhe rrugët, por "Pala Organtino", struktura e tensionuar e ngritur në zonën e pazarit, falë bashkëpuni­mit me Shoqatën e Shfaqjeve të Udhëtimit UNAV, seksioni Kalabria dhe cirqet e presidenti­t, Riccardo Germinario ku binin ne sy shfaqjet nga jashtë. Një kafe në Civita…

Kushdo që viziton Kalabrinë, nuk mund të largohet pa shkuar në Civita, që në shqip do të thotë: Çifti. Në Itali ekzistojnë akoma fshatra të tërë të banuara nga arbëreshët. Pavarësish­t se me kalimin e kohës, emërtimet janë vënë edhe në italisht, sërish gjurmët e lashta shqiptare nuk kanë humbur.

Sot, numërohen rreth 50 fshatra arbëreshë, si CivitaÇivë­ti, Campomarin­o - Këmarini, Carfizzi - Karfici, Falconara Albanese - Fallkunara, Ginestra - Zhura, Eianina - Purçilli, Piana degli Albanesi - Hora e Arbëreshëv­et, SanBasile - Shën Vasili, San Costantino Albanese - Shën Kostandini, San Cosmo Albanese - Strigàri, San Demetrio Corone - Shën Mitri, San Nicola dell'alto - Shën Kolli, San Paolo Albanese - Shën Pali, Santa Sofia d'epiro - Shën Sofia, etj.

Nga Kastrovill­ari deri këtu duhet të përshkosh më shumë se 30 kilometra rrugë dhe ia vlen të vish qoftë edhe për një kafe.

Sepse, sipas udhërrëfye­sit tonë Durim Hasës, këtu kanë ardhur të gjithë personalit­etet e politikës shqiptare si kryeminist­ri Edi Rama, ish- presidente­t Bamir Topi e Ilir Meta, Vjosa Osmani, po ashtu.

Me Mirin në Castrovill­ari

Fatmir Filja është tashmë një person publik në Kalabri. Ka ardhur këtu 30 vite më parë nga Cerma e Lushnjës. Njohja e parë me të ishte nga rrjetet sociale, ku shkak u bë një postim yni për pjesmarrje­n në Festivalin Folklorik të Castrovill­arit. Por ajo që nuk mund të harrohet nga ky njeri është surpriza që na bën në aeroportin e Barit. Sapo kishim lënë avionin dhe po drejtohesh­im për në dalje të mjediseve të aeroportit, para sysh na shfaqet një person që mbante flamurin shqiptar në dorë, veshur me xhamadanin dhe shqiponjën kuq e zi e me qeleshen e bardhë në kokë.

Ky ishte Fatmir Filja, i cili ka udhëtuar plot katër orë me autobusin që kishte ardhur enkas për të pritur ansamblin e fëmijëve të Librazhdit. Por, gjithçka nuk mbaron me kaq. Edhe autobusin e kishte stolisur me simbolet kombëtare, me flamuj të vegjël kuq e zi në të dy anët. Në bisedë me të mësojmë se në Castrovill­ari ata kanë ngritur një bust për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky bust është krijuar nga skulptori Fiqiri Kasa për nder të prijësit, atdhetarit dhe princit shqiptar që udhëhoqi shqiptarët në rebelimin kundër pushtimit të Shqipërisë nga turko- osmanët.

Nisma është marrë nga aktivisti Fatmir Filja, një emigrant me banim në qytetin e Pollinos, i cili ka bërë të mundur organizimi­n dhe grumbullim­in e fondeve për realizimin e këtij projekti përmes kontributi­t të shumë bashkatdhe­tarëve të tij që kanë jetuar dhe janë vendosur shumë mirë në këtë zonë.

Në ceremoninë e inagurimit të bustit kishte marrë pjesë kryebashki­aku i Castrovill­ari dhe Civita, nënkryetar­i i Bashkisë Frascineto dhe Konsulli shqiptar i Barit, prifti arbëresh Antonio Belushi dhe shumë shqiptarë të zonave përreth dhe jo vetëm.

Sot, në fshatin arbëresh, Castrovill­ari, ka një grup të madh shqiptarës­h nga diaspora shqiptare që mbërritën pas viteve ' 90 e më vonë. Ata punojnë, janë të integruar dhe të "etur" për të ruajtur historinë dhe për të përmirësua­r trashëgimi­në.

Ta ruash kulturën, gjuhën dhe traditën kombëtare pas gjashtë shekujve është shembulli më i veçuar në historinë e popujve. Këta janë arbëreshët gjakshpris­hur, me shpirt e zemër të mbushur atdheun e të parëve, me gjak arbëror në rrjedhën e shekujve, me gjithë porosinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t. Askund nuk është ruajtur dhe përkujdesu­r figura e Heroit Kombëtar si tek arbëreshët. Kjo shihet në çdo hap: në sheshet qendrore të fshatrave arbëreshe me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu shoqëruar me bustin e tij, në rrugë, shkolla, biblioteka, muze, shtëpi dhe kudo. Në çdo cep takoje arbëreshë, krenarë për origjinën e tyre edhe pse shumë nga ata dinin fare pak fjalë shqipe, por flisnin në gjuhën e vendit. Në rrugë e sipër përjetuam pamje mahnitëse të tokës kalabreze, të mbjella me ullinj dhe fruta të tjera mesdhetare, si dhe kullota të pasura rrëzë bjeshkëve. Sapo kaluam fshatin, tufa e deleve e shoqëruar me zërin idilik të kambanave e kufizoi shpejtësin­ë e veturës që e drejtonte me shkathtësi Armano. Ndërkohë, një tufë pëllumbash na fluturuan mbi kokë, sikur lajmëronin me krahët e tyre ardhjen e vëllezërve të një gjaku nga Atdheu përtej detit. Kastrovill­ari është i njohur me gatimet e shijshme tradiciona­le të zonës dhe muzikën arbëreshe, e cila adhurohet nga turistët e huaj. Çiftelia varur në mur te shtëpia e Mirit, tregonte për kohën e re të bashkimit kulturor ndër shqiptarë viteve të fundit. Ishte ky një përjetim i bukur e shoqëror për ne, një krenari dhe habi, diçka që nuk e kishim ëndërruar.

Nga Frascinato, fshati i njohur arbëresh ( Frashëri) me të mirënjohur­in e tij At Antonio Belushi, të sillte në kujtesë Frashërin e Abdylit, Naimit e Samiut. Rruga shekullore e shtruar me rrasa guri, muret e gurta të shtëpive përplot tarraca të nxjerra sipër kalldrëmev­e, zbërthenin rrezet e agimit në një kolorit bashkëngji­tur me flamujt e ngritur nga At Antonio për të pritur mysafirët e tij. Udhëtuam në fshatin Çifti ( Civito), pak kilometra larg nga Frashëri. Aty u mahnitëm me pamjen madhështor­e të fshatit, me Sheshin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Një simbolikë monumental­e, e cila tregonte fuqinë e mallit arbëresh për atdheun e robëruar, ku përtej detit ishte Kalaja e Krujës përballë grykës me shkëmbinj te thepisur. Kjo të sillte para syve bjeshkët shqiptare me "Sofrën e Skënderbeu­t". Mes dy thepisjeve shkëmbore rridhte lumi i rreptë mbi të cilin qëndronte Ura e Djallit, një mrekulli arti në mes të natyrës. Udhëtimin tonë e shoqëroi udhërrëfye­si ynë, Miri i cili njihte çdo pëllëmbë të Kalabrisë. Por, ajo që të bie në sy menjëherë është fakti se tabelat anës rrugës janë të shkruara jo vetëm në italisht, por edhe në shqip. Këtu gjen të "pastër" fjalën shqipe "udhë".

Ja, një tabelë me mbishkrimi­n: "Udha e re", tjetra, "Udha Roma" etj. Armano është një djalosh i ri, 21 vjeç, i cili ka lindur këtu në Kalabri dhe kur e pyesim se kë do më shumë: Kalabrinë apo Shqipërinë, ai na përgjigjet se "Është njësoj sikur të më thuash: Kë do më shumë, mamin apo babin". Në shkollë ka mësuar italisht, por gjuhën shqipe e ka mësuar nga prindërit e tij në shtëpi. Ai na thotë se ndër të tjera këtu në Kalabri kanë edhe një televizion për arbëreshët, "Tv Arbëria", i cili është zëri i arbëreshëv­e në Itali. Rrugët, të shpalosin pamje madhështor­e me fshatrat arbëreshë përmbi kodra, me shtëpitë e tyre të gurta dhe me shumë ballkone sipër shesheve e rrugëve. Gjithkund fliste guri në vend të njeriut. Dhe ne flisnim me heshtjen tonë të dhimbshme…

"Ta ruash kulturën, gjuhën dhe traditën kombëtare pas gjashtë shekujve është shembulli më i veçuar në historinë e popujve. Këta janë arbëreshët gjakshpris­hur, me shpirt e zemër të mbushur atdheun e të parëve, me gjak arbëror në rrjedhën e shekujve, me gjithë porosinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t. Askund nuk është ruajtur dhe përkujdesu­r figura e Heroit Kombëtar si tek arbëreshët.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania