Panorama (Albania)

Van Dajk: Duan që të na lëndojnë, Liverpuli i ka të gjithë kundër

"Nuk mund ta mohojmë që kemi pasur kaq shumë lëndime”

-

Virxhil van Dajk ka nënvizuar besimin e tij te Kaoimhin Kelleher ndërsa lavdëroi skuadrën e Liverpulit për përballimi­n e situatës së lëndimeve.

Kelleher bëri disa pritje të shkëlqyera në Brentford të shtunën, ku portieri zëvendësoi Alison Bekerin, i cili mungon për shkak të një problemi muskulor, ndërsa "reds" fituan 4- 1 në Premier Ligë. Skuadra e Jyrgen Klopit e kaloi me stil provën në stadiumin "Gtech Community", pavarësish­t se humbi gjithashtu shërbimet e Kërtis Xhonsit, Diogo Zhotës dhe Darvin Nunjezit përpara nisjes së pjesës së dytë. "Unë gjithmonë kam thënë se ai është një portier i klasit botëror", tha kapiteni Van Dajk për Kelleher gjatë një interviste për sajtin e klubit. "Është shumë e vështirë të jesh portier i dytë, por nuk është turp të jesh portieri i dytë i njërit, në mos portierit më të mirë në botë. Ai duhet të rritet tani dhe të gjithë kanë nevojë për pak besim dhe të gjithë duhet t'i japin atij besimin se ai do ta bëjë punën. Të gjithë kanë nevojë për pak dashuri nga jashtë. Shpresojmë që e shtuna do ta ndihmojë atë të vazhdojë dhe ta marrë këtë besim në ndeshjen e ardhshme". Qendërmbro­jtësi, i cili luajti ndeshjen e 250- të për klubin në fundjavë, vazhdoi: "Nuk mund ta mohojmë që kemi pasur kaq shumë lëndime dhe kemi humbur lojtarë të mëdhenj kështu që duhet të përshtatem­i, por është gjithashtu një meritë e madhe për lojtarë që janë rritur dhe kanë shfrytëzua­r shanset e tyre. Ne kemi nevojë për të gjithë në këtë luftë. Ne jemi ende duke konkurruar në të gjitha frontet dhe le ta vazhdojmë këtë deri në momentin e fundit që të mund të jemi të suksesshëm. Liverpuli mbetet në krye, pavarësish­t se Siti dhe Arsenali janë shumë pranë, por holandezi thotë: "Qetësia është gjëja më e vështirë për të pasur nëse jeni nën shumë presion ose jeni të nxituar. Ky është mesazhi i madh. Duhet të qëndroni të qetë, sado e vështirë. Cili është sekreti për të qëndruar i qetë? Është të shijosh futbollin. Duhet të presësh vështirësi. Ne luajmë në Premier Ligë, luajmë kundër skuadrave të vështira që duan t'ju lëndojnë dhe duan t'ju largojnë nga vendi i parë. Duhet të jemi gati për të vuajtur. Nuk jemi një ekip perfekt, por duhet të vazhdojmë. Sezonin e shkuar Arsenali po shtynte deri në fund, pothuajse. Natyrisht ne kemi qenë atje më parë. Është një ligë shumë, shumë e vështirë. Ju jeni duke luajtur kundër skuadrave si Siti apo Arsenali që kanë aq shumë cilësi, kështu që gjithçka mund të ndodhë. Ju duhet të fitoni çdo ndeshje që është para jush".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania