Panorama (Albania)

Arsenali rikuperon copëzat përpara Portos, Arteta: Do jetë e vështirë

-

Përpara se të ngjiteshin në bordin e avionit dhe niseshin drejt Portugalis­ë, ku sot do të luajnë ndeshjen e vajtjes së 1/ 8- ave kundër Portos, futbollist­ët e Arsenalit kryen një seancë të fundit stërvitore në qendrën stërvitore "Shoba Realty" dhe lajmet që mori trajneri Mikel Arteta dhe stafi i tij ishin kryesisht pozitive. Pas pesë fitoreve radhazi në Premier Ligë, "topçinjtë" tani e kanë të gjithë fokusin në Ligën e Kampioneve dhe në ndeshjen e parë me eliminim direkt në kompeticio­n në shtatë vjet. Duke qenë jashtë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimeve, Tomas Partej dhe Fabio Vieira gjithashtu morën pjesë në seancën e djeshme stërvitore. Por nëse Vieira udhëtoi me skuadrën në Porto, Partej nuk duket ende gati dhe kjo ndeshje vjen shumë herët për mesfushori­n afrikan. "Topçinjtë" vijnë padyshim në këtë duel me statusin e favoritit. Ata nuk kanë triumfuar kurrë në Champions më parë dhe më afër i kanë shkuar trofeut në vitin 2006, kur skuadra e drejtuar nga Arsen Vengeri humbi në finalen kundër Barcelonës. Tekniku spanjoll, i cili këtë vit lufton edhe për titullin e Premier Ligës, e di detyrën e vështirë që do të ketë skuadra e tij: "Sigurisht që ne duam të dominojmë ndeshjen dhe luajmë në gjysmëfush­ën e kundërshta­rit sa më shumë që të jetë e mundur. Mendoj se kërcënimi dhe loja jonë në këtë moment po rrjedh natyrshëm dhe lojtarët po e shijojnë këtë formë. Ne po kalojmë një moment shumë të mirë dhe duam që ta ruajmë atë sa më gjatë që të mundemi. Tani fokusi nuk është më në Premier Ligë, por në Champions te Porto, një skuadër shumë e fortë. Do të jetë një atmosferë me të vërtetë e vështirë. Por ne duhet të jemi të përgatitur mirë dhe t'ia nisim nga fillimi dhe thjesht duhet të jemi Arsenali", tha trajneri i Arsenalit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania