Panorama (Albania)

“Amnistia”, Bardhi: Akt pa procedurë e draft të përbashkët. Vijojmë aksionin në Kuvend

-

Edhe grupi i deputetëve që mbështet liderin demokrat Sali Berisha nuk do ta votojë sot “Amnistinë penale”. Ky qëndrim u konfirmua dje nga kreu i grupit parlamenta­r të demokratëv­e, Gazment Bardhi. I pyetur se a do e votojë nesër ligjin për “Amnistinë penale”, Bardhi theksoi se për këtë akt nuk ka pasur procedurë transparen­te dhe një draft të përbashkët. Për pasojë, sipas tij, aksioni i opozitës në Kuvend vijon. “Cilën ‘ Amnisti’?! Është kthyer në një akt tërësisht jotranspar­ent, ku secili shton e heq sipas interesit të tij larg vëmendjes së publikut, jemi prej muajsh në një aksion brenda Kuvend dhe ky aksion do vijojë. Në parim, ‘ Amnistia’ është një akt i Kuvendit të Shqipërisë, do të duhet të qëndrojë larg sherrnajav­e të politikës shqiptare, ka qenë gjithmonë akt konsensual, por s’ka pasur procedurë për të dalë me një draft të përbashkët dhe për të ofruar votimin. Në këtë temë dua të hedh poshtë me përbuzje edhe disa lajme të sponsorizu­ara nga PS, me prodhime emisionesh të rreme mbi premisa të rreme, sikur kolegë brenda PD kanë kërkuar shfuqizimi­n e nenit që lidhet me vendimet e GJKKO. Është propozim i Plarent Ndrecës, deputetit më të ri, i cili duhet të ishte vetë subjekt i GJKKOsë dhe SPAK. Nuk është votuar dje ligji në Komisionin e Ligjeve nga asnjë anëtar i PD- së”,- u shpreh Bardhi. Ai u ndal në disa çështje, që prej marrëveshj­es RamaMeloni për emigrantët, për të cilën shprehet kundër, e deri tek ngritja e një nënkomisio­ni nga ana e mazhorancë­s. “Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës madhështor­e të opozitës si një mesazh i qartë se qytetarët reagojnë ndaj keqqeveris­jes. Uroj që ajo pjesëmarrj­e e transmetua­r me aq qytetari të dëgjohet nga mazhoranca duke ndalur arrogancën, duke hequr dorë nga aktet shtypëse dhe duke reflektuar për punë në dobi të tyre. Së dyti, dua të bëj një koment sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për marrëveshj­en Rama- Meloni të emigrantëv­e. Duke shprehur keqardhjen që GJK nuk u ngrit në lartësinë e opinionit publik, dua ta konsideroj si akt tradhtie kombëtare. Mbushja e Shqipërisë me emigrantë duke rrezikuar sigurinë publike dhe duke e futur në hartën e vendeve që cenojnë të drejtat kushtetues­e, ishte një goditje në raport me respektin dhe garancinë që duhet të japë ky institucio­n. Unë dënoj ndërhyrjen e kabinetit të kryeminist­rit në anëtarë të veçantë të gjykatës dhe shpreh keqardhjen për ata që janë betuar mbi Kushtetutë dhe më pas janë kthyer në shërbim të qeverisë. Së treti, dua padyshim të rikonfirmo­j vendimin e sotëm të grupit të PD për të vijuar aksionin tonë në Parlament derisa të përmbushen kërkesat tona legjitime, së pari për ngritjen e komisionev­e për transparen­cë dhe për të çuar përpara Reformën Zgjedhore. Së fundmi, dua të shpreh në emër të grupit shqetësimi­n për një tentativë të mazhorancë­s, për të ngritur një nënkomisio­n të titulluar Nënkomisio­ni për Auditim Parlamenta­r, që synon të marrë nën kontroll KLSH- në. Të heqë dorë nga kjo tentativë ndaj çdo institucio­ni të pavarur kushtetues, është e papreceden­të”, - deklaroi Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania