Panorama (Albania)

Amnistia sot në Kuvend, Basha: S’do marrim pjesë

PS- së i duhen 84 vota për “Amnistinë Penale”, kreu demokrat akuza kryeminist­rit: PS të tërhiqet, Rama po ndërhyn te gjyqësori

- VALENTINA MADANI

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, njoftoi se Partia Demokratik­e nuk do të marrë sot pjesë në seancën parlamenta­re kur do të votohet ligji për Amnistinë Penale.

Sipas tij, një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim. E vetmja mënyrë për të kaluar ligji, sipas Bashës, është tërheqja e mazhorancë­s nga ky qëndrim dhe nëse pranohen propozimet e opozitës për të amnistuar pa kusht të gjithë protestues­it. Lulzim Basha u shpreh dje se kryeminist­ri Edi Rama po bën gjithçka për të vendosur mburojat qeveritare në funksion të pandëshkue­shmërisë. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se amnistia penale e propozuar nga PS amniston zyrtarët e korruptuar dhe jo protestues­it që janë ngritur për të mbrojtur pronën e tyre. “Kjo është një goditje e pastër në punën e drejtësisë. Dua ta bëj fare të qartë që PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të Reformës në Drejtësi dhe në luftën ndaj pandëshkue­shmërisë sot është Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, - u shpreh ai. Basha bëri me dije se grupi i tij i deputetëve nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamenta­re, ku pritet të kalojë ligji për amnistinë. Ai u shpreh se PD- ja do ta rishikojë pozicionin e saj vetëm nëse pranohen kushtet e saj, që të gjithë protestues­it të amnistohen. “PD nuk do marrë pjesë në seancën e nesërme parlamenta­re dhe pa diskutim është pritshmëri­a jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranuesh­ëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestues­ve do të pranohen, sigurisht PD

në funksion të interesit më të mirë publik dhe në transparen­cë të plotë do të rishikojë vendimin e saj”, - u shpreh Basha. Kujtojmë se dy ditë më parë socialistë­t kaluan me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve draftin e integruar të “Amnistisë penale”, e cila që të miratohet në Parlament kërkon 84 vota që shumica socialiste nuk i ka. Komisioni parlamenta­r i Ligjeve i dha

dritën jeshile të martën draftit për amnistinë penale. Kjo i hapi rrugën që projektlig­ji për amnistinë penale të kalojë për shqyrtim të enjten në Parlament. Që ajo të miratohet duhen 84 vota. Aktualisht shumica socialiste nuk i ka ato. Nuk dihet nëse sot do të arrihet një dakordësi me grupimin e Lulzim Bashës. Gjasat duken të pakta, pasi Basha theksoi dje se deputetët e PD

së nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme parlamenta­re, pasi projektlig­ji synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar nën hetim, të akuzuar apo dënuar. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se amnistia penale duhet të shihet si një akt humanizmi dhe mëshire për të këtë kategori personash. Ai shtoi më tej se pret reflektim nga opozita,

ndërsa theksoi se nuk do që ta besojë se konfuzioni që u krijua për këtë projektlig­j po shfrytëzoh­et për axhenda të vogla politike. “Unë shpresoj dhe besoj që secili nga deputetët e Kuvendit duke e konsiderua­r votën për amnistinë si një akt humanizmi dhe mëshire, që i japim një kategorie të caktuar të shoqërisë tonë që edhe pse janë të dënuar janë pjesë e jona, t’u

japim mundësinë të kthehen pranë familjeve të tyre. Pres reflektim dhe ndoshta edhe konfuzioni që u krijua nga dje dhe sot për këtë projektlig­j, nuk dua ta besoj unë e shoh si një moment për ta shfrytëzua­r axhenda të vogla politike. Do isha i kënaqur nëse projektlig­ji do merrte votat e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, - deklaroi ministri i Drejtësisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania