Panorama (Albania)

Paralajmër­imi i Ramës: Koha për zgjedhje të reja në parti

“Cens real të anëtarësis­ë. Dua minimalish­t 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë”! Hetim për çështjen “Mcgonigal”? Kryeminist­ri:Do e takoja sërish. Nuk kam asnjë lidhje me ato që janë thënë në dokumentet e SHBA- ve

- TIRANE

Partia Socialiste zhvilloi dje “online” mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ndërsa kryeminist­ri Edi Rama kërkoi një regjistrim real të anëtarëve të partisë. Pas këtij momenti, Rama paralajmër­oi zgjedhje brenda partisë.

Sipas tij, ka ardhur koha që të bëhet zgjedhje për riorganizi­min e partisë. “Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizata­ve dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrej­timin e organizata­ve të Partisë. Duhet një cens real i anëtarëve aktivë. Duhet të ndahet veç pjesa joaktive. Duam minimalish­t 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj, bëjmë zgjedhje 15 mars- 15 prill. Duhet ripërtërit­je të çdo qelize të partisë”, - mësohet të jetë shprehur Rama. Nga drejtuesit e qarqeve ka kërkuar të dokumentoj­në punën që po bëhet nga çdo organizatë si dhe ripërtërit­je të çdo qelize, ndërsa më 15 mars- 15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve. “Asambleja dhe drejtuesit e qarqeve të punojnë për të rritur me 4 anëtarë çdo organizatë. Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhje të përgjithsh­me. Strukturat të jenë aty për njerëzit, inventar për çdo familje, problemati­kat që kanë”, - mësohet t’u ketë thënë drejtuesve Rama. Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt, ku u bë një analizë e strukturav­e socialiste në qarqe. Ndërsa në fokus ishin edhe përgatitje­t për zgjedhjet parlamenta­re 2025. Pas mbledhjes kreu i PS- së, kreu i mazhorancë­s tha për gazetarët se kjo mbledhje kishte si qëllim për të vijuar me angazhimet e reja, ku përfshihen edhe balancat gjinore në ato organizata ku ka probleme. “Shkoi shumë më mirë se sa disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshi­n. Jemi në fazën e dytë, që është faza e angazhimit për anëtarësim­et e reja, dhe për adresimin e balancës gjinore, në disa organizata në çdo qark”, - theksoi Rama. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në parti, Rama theksoi se PS është këtu sot për shkak se herë pas here ndryshon veten. “Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është parti fituese pasi ndryshonin vetveten. Unë shoh një angazhim pozitiv edhe nga raportimet e sotme, është e qartë që angazhimi është pozitiv. Plus që sistemi ynë është një sistem që ka pasqyra të cilat flasin vetë dhe nuk është se çfarë raporton njëri apo tjetri”, - tha Rama.

AMNISTIA, MCGONIGAL DHE PROTESTAT

Kryeminist­ri Edi Rama i kthye dje përgjigje Lulzim

Bashës, i cili deklaroi se ai dhe deputetët që e mbështesin atë nuk do ta votojnë amnistinë penale të enjten në Kuvend. Duke folur për gazetarët pas përfundimi­t të mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama tha se nuk është në dijeni ende për axhendën e nesërme të Parlamenti­t, ndërsa Bashës i përmendi orarin e gjumit. “Nuk jam në dijeni në këtë moment, të axhendës nesër të Parlamenti­t, sepse juve jeni të lirë të mos ta besoni por ne i kemi punët e ndara. Unë jam në Parlament një deputet që shkoj edhe ndjek çfarë është përgatitur. Ndërkohë që nuk e di se si është axhenda nesër, di vetëm faktin që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë, ashtu sikundër është adresuar dhe në komision. Në çfarë ore e tha? Sa ishte ora? Ka qenë akoma përgjumësh”, - ironizoi kreu i qeverisë. Rama foli edhe për çështjen “Mcgonigal”. Kryeminist­ri tha se do e takonte sërish Charles Mcgonigal nëse do të kthehej pas, edhe pse ky i fundit është dënuar në SHBA për korrupsion. I pyetur nëse mendon se do të hetohet për këtë rast Rama tha pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste se ai nuk ka asnjë lidhje me ato që janë thënë në dokumentet e SHBA dhe theksoi se takimet e tij janë bërë në funksionin e kryeminist­rit. “Unë në prononcime­t e mia lidhur me këtë çështje i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni lidhur me çfarë kanë pub

likuar institucio­net në SHBA. Mcgonigal e kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë amerikane, evropiane apo të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë. Duhet ta pranoni se te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot”, - u shpreh kreu i qeverisë. Pyetjes se a e impakton organizimi i opozitës me protestën e 20 shkurtit,

kryeminist­ri Rama iu përgjigj duke thënë se nuk e ndjek opozitën. Sipas tij ajo nuk është opozitë, por janë grupe. “Nuk kam informacio­n për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën sepse nuk kam asnjë interes dhe asnjë arsye që të jemi i vëmendshëm që të di se çfarë bën ajo. Ju që thoni opozita… Në fakt nuk është opozita, por janë konglomera­te, grupe dhe realisht nuk kam…”, - u shpreh Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania