Panorama (Albania)

Kuvendi i heq Sali Berishës dietat: S’ka rimbursim për telefonin dhe karburanti­n

“Të krijohet qeveri teknike”, ish- kryeminist­ri: Me Ramën nuk ka zgjedhje! Uraganin e protestës ta shohim si pikënisje

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, humbet të tjera privilegje për shkak të arrestit shtëpiak.

Që prej 30 dhjetorit 2023, ai po vuan dënimin e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që Kuvendi i ka hequr dietat, rimbursimi­n për karburanti­n dhe telefonin. Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarr­je e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelim­it. “Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/ 2014 ‘ Për mënyrën e trajtimit të deputetëve’, të ndryshuar deputetit Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023". Vendimi i gjykatës për ish- kryeminist­rin krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar Berishës komunikimi­n në çfarëdollo­j forme përtej familjarëv­e me të cilët bashkëjeto­n. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsion­it së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtu­ar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeminist­ri Edi Rama.

PROTESTA

Uragan të pandalshëm ndryshimi e cilësoi lideri i demokratëv­e, Sali Berisha, protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke përshëndet­ur pjesëmarrë­sit në protestën e 50 poshtë shtëpisë së tij,

Berisha tha se shqiptarët të martën vranë frikën dhe dhanë qartë mesazhin se opozita është në këmbë dhe në misionin e saj për votën e lirë dhe pluralizmi­n. Ai i bëri thirrje gjithashtu policisë që të lirojë menjëherë protestues­it e arrestuar dhe të mos zbatojë urdhrat politikë, pasi në të kundërt do të përballet me forcën e mos

bindjes civile. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha u ndal te protesta e 20 shkurtit, që sipas tij, u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara dhe më e fortë se kurrë sot. Ai përmendi se uragani i protestës të mos shihet si një arritje, por si një start, si një pikënisje. Berisha po vuan arrestin e shtëpisë prej 30 dhjetorit, ndërsa nga ballkoni bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh ai, me Ramën nuk ka zgjedhje. “Nuk ka më kohë për të humbur, o sot, o kurrë, t’i futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të ikë, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, - tha Berisha. Lideri demokrat vuri në dukje se ardhur koha që të trokasin në shtëpitë e shqiptarëv­e. Sipas Berishës, programi i ri dhe misioni i PD- së do të jetë që të investojnë tek shqiptarët. “Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, t’u kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe t’i japin Shqipërisë një shans. T’u tregojmë se në programin e ri të PD- së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, te shqiptarët. Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania