Panorama (Albania)

Këlliçi: E drejta e fjalës nuk negociohet me patronazhi­stët

-

Një ditë pas protestës së opozitës, Belind Këlliçi apeloi që të lirohen qytetarët e arrestuar. Ai bën thirrje që të ndalen provokimet ndaj opozitës dhe se duhet të respektohe­n të drejtat e tubimit qytetar. Sipas Këlliçit, “angazhimi i policëve civilë për të intimiduar, goditur dhe arrestuar protestues­it e opozitës është shenja se pushteti ka frikë nga ju dhe nga opozita”. Ai paralajmër­on se çdo polici abuziv do t’i çohet ligji te dera, “çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhi­stët e pushtetit”. “Partia Demokratik­e siguron të gjithë protestues­it se ne do t’u dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindramijë­ra shqiptarëv­e është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin dhe ata qeveritarë në kryeminist­ri dhe ata policë me uniformë janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëv­e. Taulant Balla, Muhamet Rrumbullak­u e të tjerë, të bëjnë kujdes! T’u thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmë­rie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët, do të përgjigjet një më një. Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestues­it e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Çdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës nuk mund të negociohen me patronazhi­stët e pushtetit”, - tha Këlliçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania