Panorama (Albania)

Konferencë e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar

-

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me prokurorë të Prokuroris­ë së Posaçme, është ftuar ditën e sotme në Konferencë­n Rajonale të Prokuroriv­e Përgjegjës­e për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Në këtë aktivitet të rëndësishë­m, marrin pjesë Drejtues të Lartë të Prokuroris­ë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it të Maqedonisë së Veriut, Prokuroris­ë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokuroris­ë Speciale të Malit të Zi. Gjithashtu të pranishëm në këtë Konferencë janë dhe përfaqësue­s të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut.

Rëndësia e kësaj Konference qëndron në faktin se, drejtuesit më të lartë të zyrave të prokuroriv­e të caktuara për luftën kundër korrupsion­it, do të diskutojnë rreth forcimit të bashkëpuni­mit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperienc­ave më të mira, për të pasur një qasje sa më të koordinuar në nivel rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së bashkëpuni­mit në luftën kundër pastrimit të parave, duke marrë parasysh diversifik­imin e mënyrave të pastrimit të parave nga krimi i organizuar dhe shpërndarj­en e investimev­e të tyre në disa vende të rajonit. Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, bëri një prezantim të qasjes shteruese të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar, dhe gjithashtu trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucio­n, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsion­in.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania