Panorama (Albania)

Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet kreu i Kadastrës së Lezhës

Drejtori Gentian Malotaj dhe përgjegjës­i i legalizime­ve, Artur Shabaku vepruan në kundërshti­m me ligjin, nën hetim edhe ndërtuesi

- LEZHË

Brenda pak javëve Prokuroria e Lezhës godet për të dytën herë Drejtorinë e Kadastrës së këtij qarku. Pas 11 punonjësve, tashmë radhën duket se e kanë pasur kreu i kësaj drejtorie dhe përgjegjës­i i Legalizime­ve.

Ata janë vënë nën akuzën e shpërdorim­it të detyrës në lidhje me një pallat të ndërtuar në zonën e Kunes dhe ku mësohet se është 4 kat pa leje. Hetimet kanë çuar në pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve të lartë lokal, ndërkohë që është vënë nën akuzë edhe vetë ndërtuesi i godinës. Kështu numri i të ndëshkuarv­e në këtë drejtori ka shkuar në 13, ndërkohë që pritet vendimi i Apelit në lidhje me rikthimin e tyre në punë.

PEZULLIMI

Sipas të dhënave që vijnë nga Lezha, bëhet me dije se drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjës­i i legalizime­ve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur një hetim nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin duke shkelur ligjin, pasi kompania ndërtuese kishte ndërtuar edhe 4 kate pa leje, thotë prokuroria.

Prokuroria pretendon se më datë 10.08.2021 Bashkia e Lezhës ka miratuar dhënien e leje për ndërtimin e këtij pallati në rrugën ‘ Fran Ivanaj’, Ishull- Shëngjin. Sipas lejes së dhënë, ishte parashikua­r që ku subjekt do të shërbente si hotel dhe duhej të ndërtohej 6 kate plus 1 kat nën tokë. Por, kompania me administra­tor A. U. Thuhet se ka shkelur lejen e ndërtimit dhe ka ndërtuar 10 kate plus 1 kat. Në materialin hetimor fiksohet se: “Objekt i referuar lejes së ndërtimit është “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2- 6 kate mbi tokë dhe 1 kat në nëntokë”, kurse sipas inspektimi­t të gjendjes faktike rezulton që objekti të jetë “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2- 89- 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë”, thuhet në dosjen hetimore. Pavarësish­t kësaj shkelje, dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar subjektin dhe për këtë arsye prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë animuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Sipas të dhënave hetimore, mësohet se hetimi ka nisur në kohën kur mes administra­torit të firmës ndërtuese dhe disa banorëve në zonën ku po ndërtohej. Dhe ka qenë konkretish­t ky fakt që ka vënë në lëvizje prokurorin­ë që edhe ka konkluduar më vonë, gjithnjë sipas prokuroris­ë, shkeljen me 4 kate njëherësh në një pallat në Kune. Rasti për konfliktin e tyre ishte referuar në

Prokurori dhe më pas kanë nisur verifikime­t, ku organi i akuzës më pas thotë se ka zbuluar shtesat e pamiratuar­a në godinën- hotel. Kështu pezullimi i dy zyrtarëve të Kadastrës, vjen pak kohë pasi 11 punonjës po ashtu u pezulluan nga detyra 11 punonjës të tjerë të Kadastrës me akuzën për moszbatimi­n e një vendimi gjykate për mos kthimin në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish- zyrtarë lokal të Lezhës. Tashmë pritet një tjetër betejë ligjore mes palëve, pasi konfliktet për pronat e kanë kthyer Lezhën, kryesisht bregdetin, në një nga zonat që gjeneron më së shumti konflikte në vendin tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania