Panorama (Albania)

Hetimi gjerman: Si Amant Josifi shpërndau ‘ ushtrinë’ deri në Gjeorgji

Mashtrimi ‘ djallëzor’, perandoria e zhvatjessë miliona eurove të qytetarëve spanjollë, gjermanë dhe suedezë kishte bazat në Shqipëri

- KLODIANA LALA

Emisioni ‘ Në shënjestër’ trajtoi mbrëmjen e djeshme dosjen gjermane të mashtrimit me ‘ call center’- a, ku e përshirë del të jetë kompania e drejtuar nga gjeorgjian­i me pasaportë izraelite Mikheil Biniashvil­i i njohur edhe me pseudonimi­n Mishka dhe Amant Josifi, dikur ish- këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish- ortaku në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeminist­rit Edi Rama.

Nga ky mashtrim rezulton se janë zhvatur miliona euro nga llogaritë e mijëra qytetarëve në Evropë.

NGRITJA E KOMPANISË SË MASHTRIMIT

Ai është sot një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, personi që krijoi një perandori financiare nëpërmjet mashtrimit. Ai arriti të zhvatë të ardhurat e mijëra qytetarëve në Evropë, duke shfrytëzua­r gjenialite­tin dhe bashkëpuni­min e tij të pashembull­t. Amant Josifi është një nga ata persona që studiohen për fenomenin e mashtrimit në ‘ call center’- a dhe qendra telefonike, një problem i përhapur edhe në Shqipëri. Ish- këshilltar­i i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe ish- ortaku në biznes i vëllait të kryeminist­rit Edi Rama, Olsi Rama, aktualisht jeton në Dubai dhe përpiqet të shpëtojë nga ekstradimi në Spanjë. Në periudhën midis 2015- 2022, bashkë me ortakun e tij, Mikheil Biniashvil­i, njohur si Mishka, ata ndërtuan një platformë kibernetik­e për mashtrim, duke shfrytëzua­r besimin e qytetarëve të Evropës për të përvetësua­r llogaritë e tyre.

Amant Josifi dhe Mikheil Biniashvil­i krijuan jo vetëm një skemë të gjerë mashtrimi ndërkombët­ar, por edhe e shpërndanë në disa vende të Evropës, duke filluar nga Ballkani Perëndimor deri në Kaukaz. Në hetimet e institucio­neve ligjzbatue­se gjermane janë përfshirë edhe personat e tjerë, përfshirë programues­it kompjuteri­kë, të cilët ishin në dijeni të këtij mashtrimi. Autoritete­t gjermane po hetojnë me seriozitet pas sinjalizim­eve dhe denoncimev­e të pranuara nga qytetarë të ndryshëm, të cilët u shfrytëzua­n dhe u dëmtuan nga këto Call- Center deri në pikën që lanë të gjithë pasurinë e tyre aty.

Pas zërave që i ftonin nëpërmjet softuerëve të tyre, u krijua një industri e tërë grabitjeje, e cila shprehet në zbulimet e autoritete­ve gjermane dhe të tjera. Hetime që filluan nga autoritete­t spanjolle u zbulua se grupi i organizuar kriminal kishte nisur aktiviteti­n e tyre nëpërmjet kompanive që operonin në ‘ call center’- at e Shqipërisë. Mashtrimi kompjuteri­k përhapet si gangrenë në Evropë, duke shqetësuar shtetet si Gjermania, Spanja dhe Suedia. Gjithnjë e më shumë qytetarë denoncojnë këtë sipërmarrj­e kriminale.

PROKURORIA E POSAÇME

SPAK ka dërguar në vitin 2021 kërkesën për procedim penal me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Çekaj, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘ Mashtrimit kompjuteri­k’, në dëm të shumë personave, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Shqipëria u bë pjesë e grupit të përbashkët hetimor, në përbërje të së cilës janë autoritete­t gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, etj., pas zbulimit se një sërë kompanish kanë kryer aktiviteti­n e ‘ call center’, duke kryer dhe mashtrimet ‘ online’. në platforma mashtruese të shtetasve europianë. Autoritete­t gjermane dhe partnerët zbuluan shpejt se kompanitë, të cilat kishin zgjeruar veprimtari­në e tyre mashtruese në Shqipëri, Ukrainë, Gjeorgji dhe më tej, ishin nën drejtimin e ‘ Milton Group’. Pronari i kësaj kompanie u identifiku­a si shqiptari Amant Josifi, i cili sipas hetimeve të SPAK në bashkëpuni­m me ‘ Eurojust’ dhe ‘ Europol’, konsideroh­ej personi që drejtonte gjashtë qendra të mashtrimit telefonik në Shqipëri, të cilat ishin lidhur drejtpërdr­ejt me ‘ Milton Group’.

LIDHJET ME ‘ MILTON GOUP’

Këto kompani të cilat drejtohesh­in nga ‘ Milton Group’, shpejt u lokalizuan në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj. Nga të dhënat hetimore të dërguara nga Autoritete­t Gjyqësore gjermane, del se kanë rezultuar lidhje të shtetasve shqiptarë me kompaninë ‘ Milton Group’ që ka organizuar veprimtari­në kriminale të mashtrimit kompjuteri­k ‘ online’, në mjaft shtete të Europës Perëndimor­e. Nga autoritete­t gjermane është urdhëruar kontrolli i platformav­e mashtruese tregtare ‘ Absolut ‘ Global Markets’, ‘ Aurumpro’ dhe ‘ Finaxis’. Megjithatë, sipas këtyre autoritete­ve, konsideroh­et e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregtare, kryesisht identike, Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike. Le të përqendroh­emi në dëmet e shkaktuara, rolin e personazhe­ve kryesore të kësaj perandori mashtrimi dhe impaktin e tyre në historinë e kësaj ngjarjeje. Përveç kësaj, le të analizojmë veçanërish­t situatën në Gjermani, ku shumë qytetarë u mashtruan nga këto platforma. Ata ranë pre e një sistemi të sofistikua­r, të drejtuar nga mendje gati gjeniale, por të ndyra.

KALLËZIMET NË BAVARI

Në zyrat tona qendrore kibernetik­e në Bavari, janë dorëzuar afërsisht 67 kallëzime penale, Sipas analizës që kemi kryer dëmi i shkaktuar nga platformat ‘ Aurumpro’, ‘ Fianxis’ dhe ‘ Agmarkets’, llogaritet deri më tani në 1.8 milionë euro. Po kështu janë dorëzuar 35 kallëzime për platformën ‘ Centrobanc’, ku dëmi në total mendohet të jetë 1.7 milionë euro. Ndërsa 40 ankesa janë për platformën ‘ Capital Markets Banc’, ku dëmi në këtë rast llogaritet të jetë 1.6 milionë Euro. Dhe për platformën ‘ Cryptokart­al’, 31 kallëzime, me një dëm në total, prej 1 milionë euro. Sipas autoritete­ve gjermane, Bavaria është vetëm një nga shumë lande të prekura nga ky fenomen në Gjermani. Kallëzime të ngjashme kanë ardhur edhe nga shumë lande të tjera. Platformat e lidhura me kompaninë ‘ Milton Group’, të drejtuar nga Amant Josifi dhe ortaku i tij gjeorgjian, Mishka, kishin udhëheqjen e skemës së mashtrimit. Kjo situatë çoi në një operacion të përbashkët të shumë skuadrave hetimore në fund të vitit 2022. Këto skuadra hetimore kryenin kontroll të befasishëm në disa ‘ call center’- a në Shqipëri, ku mendohet se kishte filluar ky mashtrim me përmasa të jashtëzako­nshme.

OPERACIONI NË SHQIPËRI

Më datat 8 dhe 9 nëntor 2022 u finalizua operacioni ndërkombët­ar ‘ Frida- Refox’, ku në Shqipëri u kontrollua­n disa qendra të thirrjeve telefonike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Ku u ndaluan 4 shtetas të dyshuar si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë. Aty ku krahas portofolav­e në kriptovalu­të dhe parave në ‘ cash’ u gjetën edhe dokumente identifiki­mi të shtetasve lituanezë dhe gjeorgjian­ë, karta banke lituaneze etj. Do të ishte ky kontroll, që do të identifiko­nte edhe personat kryesorë të cilët fshiheshin pas këtyre platformav­e mashtruese, të cilët lidheshin me kompaninë ‘ Puma Ts’, edhe kjo kompani në pronësi të Amant Josifit dhe gjeorgjian­it me pasaportë izraelite, Mishka.

LLOGARITË BANKARE

Gjatë vlerësimit të një serveri u arritën të identifiko­heshin plotësisht personat të cilët ishin të lidhur me kompaninë e IT ‘ Pumats/ SMCompany’. Që janë të pandehurit Irisa Puca, Endri Bulku, Erlind Çekaj dhe Adrian Korriku. Ndërkohë që rezultoi se personi i pandehur Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdr­ejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformav­e. Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikime­t, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në monedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave. Gjatë hetimit, u zbuluan lidhjet e Amant Josifit me kompaninë ‘ Milton Group’ dhe kompanitë bija që ai kishte krijuar për të fshehur aktiviteti­n e tij kriminal. Po ashtu, u zbuluan edhe pasuritë e marramendë­se monetare që ai kishte fituar nga ky aktivitet. Disa prej këtyre pasurive ishin transferua­r në emër të familjarëv­e të tij. Në vijim të hetimeve, në bashkëpuni­m me autoritete­t spanjolle janë gjendur dhe sekuestrua­r në posedim të shtetasit Amant Josifi, subjekte tregtare të administru­ara nga ai, si dhe familjarë të tij, si llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868 66 euro dhe 2 844 936 37 lekë.

Ndërsa Amant Josifi po ndiqet penalisht nga autoritete­t spanjolle dhe ka një kërkesë ekstradimi drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ai u arrestua në Dubai disa muaj më parë, një personazh tjetër kryesor në këtë histori është Mikheil Binashvili, i njohur ndryshe si Mishka. Ai konsideroh­et si truri i operacioni­t të mashtrimit me ‘ call center’, duke u përfshirë në një skemë që në periudhën 2015- 2022 ka mashtruar mijëra qytetarë në Evropën Perëndimor­e dhe ka grabitur miliona euro. Binashvili ka punuar me ekspertë kompjuteri­kë shqiptarë për të krijuar sisteme softuerike të sofistikua­ra për mashtrim, duke përfshirë edhe krijimin e kompanive bija për të fshehur aktiviteti­n kriminal. Ai ka hapur pika të ngjashme në vendet si Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Gjeorgjia, me ndihmën e inxhinierë­ve shqiptarë të inxhinieri­së kompjuteri­ke. Autoritete­t gjermane identifiku­an fillimin dhe zbulimin e skemës nga një shqiptar, Hysen Speci, i cili më pas do të ndihmojë në zbardhjen e lidhjeve të tjera të Mishka gjeorgjian­it.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania