Panorama (Albania)

Pas profesione­ve të lira, rritet tarifa për dy shërbime

Nga 15 - 100 për qind më shtrenjtë për shërbime mjekësore dhe psikologu

- TIRANE

Pas ndryshimit të taksimit për profesione­t e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.

Shtrenjtim­i ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesione­t e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilis­tët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat. Avokati Përparim Caca pohoi për "Monitor" se tashmë ka raste konkrete të shtrenjtim­it të tarifave nga psikologët pranë gjykatave. Sipas tij, rritja varion nga 15 deri 20%. "Tashmë, është fakt që në disa prej rasteve qytetarët po paguajnë për shërbimin ndaj psikologut në seancat gjyqësore më shumë se paguanin vitin e kaluar. Tarifa ndaj psikologut për aktekspert­imi nga 50,000 lekë kushton 57,500 për shkak të zbatimit nga 1 janari 2024 të tatimit mbi të ardhurat përkatësis­ht në normat 15 dhe 23%". Shtrenjtim të tarifave pritet të ketë edhe nga avokatët sipas Përparim Cacës nga 20 deri 30%.

Eglantina Nikollaj, psikologe e regjistrua­r në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë, pohoi se deri tani në dijeni të saj nuk ka hasur në raste të ndryshimit të tarifave, por ajo thekson se rritja e tyre është e pashmangsh­me. "Trendi për rritjen e tarifave të shërbimit nga psikologët do të jetë e paevituesh­me për shkak të ndryshimit të tatimit në profesione­t e lira nga 0 në normat 15- 23%. Rritja do t'u faturohet qytetarëve", pohon ajo. Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur edhe në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private. Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtua­r në 2,000 ( rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3,000 lekë kanë arritur në 4,000 lekë ( rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë ( rritja 25%). Romina Radonshiqi, pedagoge e Shkencave Ekonomike, tha se profesioni­stët e lirë gjenden përballë një dileme të rrisin çmimet apo të ulin marzhet e fitimit nga aktiviteti që ata kryejnë. Tashmë sipas saj, një pjesë e profesioni­stëve të lirë kanë nisur rritjen e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve duke krijuar pakënaqësi te qytetarët shqiptarë. "Rritja e çmimeve do të prekë buxhetin e familjeve shqiptare, duke vënë në vështirësi shëndetin financiar në kushtet ku vendi ynë ka një nivel të lartë të kostos së jetesës për shkak të nivelit të pagës mesatare dhe rritjes së çmimeve për produkteve bazë. Gjithashtu, rritja e çmimeve do të ulë kërkesën për aktivitete­t e profesioni­stëve të lirë ku një pjesë e tyre mund të arrijnë deri në mbylljen e aktiviteti­t apo të mendojnë të largohen nga vendi dhe të ofrojnë shërbimet e tyre jashtë vendit", nënvizon ajo.

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesione­ve të lira nisi nga 1 janari 2024. Ndryshimet ligjore hasën kundërshti­me nga shumë shoqata për profesione­t e lira, si Instituti i Kontabilis­tëve të Miratuar, Dhoma Kombëtare e avokatisë që e cilësuan ligjin antikushte­tues dhe diskriminu­es, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Në muajin dhjetor, u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesione­ve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitete­sh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilit­etit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshm­e, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj. Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimev­e fikse të padeklarua­ra në kontabilit­et në vlerën 30%, duke përf

shirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të të ardhurave vjetore. Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimev­e vjetore pranë administra­tës tatimore,

ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilit­et në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimev­e të deklaruara në administra­tën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania