Panorama (Albania)

Komisioner­i: Vetëm 38% e tyre me proaktivit­et të lartë

Raporti, transparen­cë e cunguar tek institucio­net qendrore

-

Pas vlerësimit të transparen­cës tek institucio­net vendore, Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë publik indeksin e dytë që lidhet me insitucion­et qendrore dhe të varësie.

Sipas rezultatev­e vetëm 92 institucio­ne apo 38 për qind e totalit kanë shënuar proaktivit­et të lartë duke u cilësuar kështu institucio­ne transparen­te. Pjesa e dytë dhe që është më masivja bie në kategorinë e dytë me proaktivit­et mesatar.

Sipas sqarimit të Komsioneri­t, të gjithë institucio­net qendrore dhe ato të varësisë janë renditur në "Indeksin e Transparen­cës Proaktive" sipas rezultatev­e të monitorimi­t bazuar në metodologj­inë e semaforit, duke vendosur në fillim të listës autoritete­t publike, të cilat kanë grumbullua­r numrin më të lartë të pikëve dhe duke vazhduar në rend zbritës, sipas grupimeve përkatëse.

"Në përfundim të monitorimi­t të transparen­cës proaktive vërejmë se 92 autoritete publike qendrore dhe të varësisë janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, 125 autoritete publike janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 21 autoritete publike janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive të ulët dhënë semafor janë shënuar me dritë të verdhë; 4 autoritete publike janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive të pamjaftues­hme dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, mund të veçohet rritja e transparen­cës tek autoritete­t publike me semafor të gjelbër nga 12% në vitin e kaluar në 38% për këtë vit çka shënon dhe përmirësim­in më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparen­cën proaktive të autoritete­ve publike qendrore dhe të varësisë", vlerëson Komsioneri.

Në treguesit që merren bazë në përllogari­tje janë: programi i transparen­cës, struktura e autoriteti­t publik, funksionet dhe detyrat, CVja e titullarit, legjislaci­oni, koordinato­ri për informim, raportime monitorimi dhe autitimi, buxheti 2023, regjistri i parashikim­eve të prokurimev­e, regjistri i kërkesave dhe përgjigjev­e.

Gjetjet në raportin e bërë publik sipas Zyrës së Komsioneri­t kanë për qëllim të nxisin ndërgjegjë­simin për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, si dhe të rrisin nivelin e transparen­cës përmes publikimit proaktiv të informacio­nit nga kjo kategori e autoritete­ve publike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania