Panorama (Albania)

U gjunjëzuan me zhvlerësim­in e euros, 4 miliardë lekë garanci për biznesin fason

Qeveria rishikon buxhetin për vitin 2024, rriten pritshmëri­të për të ardhurat Ministri Mete: Mbështesim këtë sektor përmes garancisë shtetërore të huasë për sigurimin e financimit të duhur nga bankat e nivelit të dytë

- TIRANE

Në mbledhjen e djeshme, qeveria ndryshoi sërish buxhetin e shtetit përmes një akti normativ, duke vendosur në dispozicio­n të bizneseve fason rreth 40 milionë euro ose 4 miliardë lekë si garanci sovrane për kredi që ky biznes do të marrë nga bankat e nivelit të dytë.

"Përmes këtij Akti Normativ po mbështesim një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësoj­në proceset teknologji­ke dhe të rrisin më tej produktivi­tetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve të ardhurave si pasojë e faktorëve të jashtëm. Ky instrument synon mbështetje­n e këtij sektori nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë", u shpreh ministri dje pas mbledhjes së qeverisë.

Prej një viti, biznesi fason është përballur me sfidën e zhvlerësim­it të euros karshi lekut. Humbjet nga kursi i këmbimit, sipërmarrë­s të këtij sektori i përllogari­sin në mbi 20 milionë euro. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, duke propozuar rimbursim për humbjet nga kursi, ose lehtësim të barrës fiskale.

Ndërkohë, ministri i Financave, Ervin Mete, tha gjithashtu se janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat projektohe­n në rreth 687 miliardë lekë ose 28.2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

MINISTRI

Në komunikimi­n me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria do t'i vijë në ndihmë sektorit fason, me Instrument­in e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, në mënyrë që ky sektor të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësoj­ë proceset teknologji­ke dhe të rrisë më tej produktivi­tetin.

Ministri Mete informoi se Ministria e Financave ka rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat projektohe­n në rreth 687 miliardë lekë ose 28.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në nivelin makro do të vijohet konsolidim­i fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik dhe një deficit më të ulët sesa projeksion­i fillestar i buxhetit të këtij viti.

Ministri tha se Akti Normativ parashikon reflektimi­n në buxhet të riorganizi­mit të ministrive sipas fushave të reja të përgjegjës­isë, ashtu sikurse riklasifik­imin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetje­n financiare për rikonstruk­sionin e godinave dhe përmirësim­in e kushteve infrastruk­turore të arsimit profesiona­l, në kuadër edhe të vëmendjes së qeverisë për këtë sektor.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave risolli edhe njëherë në vëmendje faktin se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe u shpreh më tej se, në mbyllje të vitit buxhetor 2023, rezulton se treguesit kryesorë makro- ekonomikë patën përmirësim­e të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që pritet të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024. "Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performanc­ë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanish­me.

Gjatë vitit të kaluar, kontribute­t e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB- së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB- së, niveli më i ulët i regjistrua­r ndonjëherë", u shpreh ministri Mete. Duke iu referuar shifrave, ministri tha se borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel ky më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010, ndërsa balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania