Panorama (Albania)

Motra e Bardhit nuk e takoi, Sara mban qëndrim, Bardhi e shpërfill

-

Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulë­s në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën. Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij mbrëmë do i thoshte që "mos u merr me Sarën", ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhëni­en me të. "Edhe nëse do më kishte thënë motra ' jo, ajo goca jo', prapë do kishim vazhduar dhe do ia kishim dëshmuar jashtë.

Sara dhe Bardhi kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes, si nga banorët, ashtu edhe nga publiku jashtë. Mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit, Bardhi është suprizuar nga motra e tij. Pas takimit me Afërditën, ajo është pyetur nëse dëshironte të takonte ndonjë banor tjetër dhe ajo u shpreh se në veçanti jo edhe pse prisnim që ajo të takonte Sarën. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj "jo" pasi e priste një gjë të tillë. "Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë. Nuk më shqetëson, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa këtu jam e vetëdijshm­e se lojën e kam futur në shumë veprime të miat. Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje", u shpreh Sara gjatë një bisede me Ilnisën. Këtë diskutim, ajo e ka bërë edhe me Meritonin. "Nuk e di, ti pse mendon? Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen. Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mija përveç marrëdhëni­es time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjs­hme për këtë gjë. Por unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam", u shpreh ajo. Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulë­s në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën. Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij mbrëmë do i thoshte që "mos u merr me Sarën", ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhëni­en me të. "Edhe nëse do më kishte thënë motra ' jo, ajo goca jo', prapë do kishim vazhduar dhe do ia kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ia bëra me dije dhe Meritonit". Pas kësaj bisede,

Sara dhe Bardhi janë puthur për disa minuta, duke kaluar kështu mjaft momente intime me njëritjetr­it. Mesa shihet dhe në video, të dy e kanë ndjerë këtë moment të bukur bashkë dhe e kanë shijuar. Gjatë lojës së zhvilluar nga "Big Brother" ku çiftet e zgjedhura sipas dëshirës duhet të ndaheshin në pro dhe kundër një teme të caktuar, Bardhi dhe Sara kishin temën: Suksesi fat apo punë? Sara ishte pro se fati ka të bëjë shumë më suksesin ku ka treguar edhe historinë e saj të suksesit. Ajo tregon se nëse ajo nuk do të kishte pësuar një aksident të vogël dhe të shkonte ta mjekonte në Urgjencën e Durrësit, nuk do të ishte këtu ku është sot pasi aty ajo takoi agjenten, e cila organizont­e konkursin e bukurisë ku Sara mori pjesë. "Pata një incident të vogël mbaj mend kam qenë në qytetin e Durrësit dhe shkova ta mjekoja. Aty unë takova agjenten, e cila organizont­e konkursin e bukurisë. E cila më pa dhe më tha e ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë, unë i thash jo. Por, disi me atë aftësinë e saj arriti të më bindte dhe mora pjesë te ky konkursi, të cilin e fitova. Jo vetëm atë, por edhe atë pas tij dhe arrita të përfaqësoj­a Shqipërinë në "Miss Glob" në vitin 2014. Që ishte edhe dera e parë që mua mu hap për të vazhduar edhe eksperienc­a të tjer. Unë nuk do të isha këtu sot nëse nuk do të isha vrarë atë ditë në 2012- n në Durrës", u shpreh ajo. Marrëdhëni­a e Sarës dhe Bardhit javën e shkuar është krisur, kjo pasi këngëtari i ka kërkuar disa ditë distancë banores në "Big Brother VIP". Teksa modelja po bisedonte me Gazin, tha se e dashuron shumë banorin, por ai i duket shumë fëmijë dhe i papjekur. "Një të ndarë krevatet dhe një t'i marrë emrin nga krevati që t'ia gris nga nervat. Mbaje mendi thashë që nga kjo shtëpi unë do të nxjerr ty, edhe iku. Pastaj e pa Meritoni dhe na bëri bashkë. Të gjithë këtë situatë mund ta kishte kursyer me një kërkim falje dhe nuk e bëri. Dëshiron drama, le të bëjë drama se jam akuzuar unë për drama. Me mua nuk ka qëndruar. Unë jam agresive në mënyrën sesi shprehem, por çfarë është e drejtë është e drejtë dhe nuk i toleroj gabimet. Kur mua nuk më pëlqen diçka e rregullojm­ë, kur atij nuk i pëlqen diçka e rregullojm­ë, por jo të më thotë mua që dua disancë. I kishte thënë Artës, unë e dija që do ma kërkonte ajo distancën dhe ia kërkova uëë i pari. Është djalë i mirë e dua shumë, por është shumë fëmijë. I thashë që nëse do ta përmirësoj­më këtë gjënë lufto që të fitosh mua dhe të më tregosh që ia vlen, spese deri më tani s'ka bërë ndonjë gjë, në debate nuk është futur dhe ka kërkuar distancë. Edhe gjërat e vogla nuk i respekton", u shpreh Sara.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania