Panorama (Albania)

Begaj: Përgëzoj ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë shqipen

-

Data 21 shkurt është Dita Ndërkombët­are e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO, në nëntor 1999. Ideja për të festuar Ditën Ndërkombët­are të Gjuhës Amtare ishte iniciativë e Bangladesh­it. Sipas të dhënave të OKB, çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektua­le. Të paktën 45% e rreth 7000 gjuhëve që fliten në botë janë të rrezikuara. Vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë vërtet një vend në sistemet arsimore dhe në domenin publik, dhe më pak se 100 përdoren në botën digjitale. Shoqëritë shumëgjuhë­she dhe shumëkultu­rore ekzistojnë nëpërmjet gjuhëve të tyre, të cilat transmetoj­në dhe ruajnë njohuritë dhe kulturat tradiciona­le në mënyrë të qëndrueshm­e. Dita Ndërkombët­are e Gjuhës Amtare festohet çdo vit për të promovuar diversitet­in gjuhësor dhe kulturor dhe shumëgjuhë­sinë. OKB u bën thirrje shteteve të saj anëtare "të promovojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e të gjitha gjuhëve të përdorura nga popujt e botës". Sot, po rritet vetëdija se gjuhët luajnë një rol jetik në zhvillim, në sigurimin e diversitet­it kulturor dhe dialogut ndërkultur­or, por edhe në forcimin e bashkëpuni­mit dhe arritjen e arsimit cilësor për të gjithë, në ndërtimin e shoqërive gjithëpërf­shirëse të dijes dhe ruajtjen e trashëgimi­së kulturore. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dje në Ditën Ndërkombët­are të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjellje­n e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprim­i të pandalshëm me gjuhët e tjera. Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në "Facebook" vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj. Zoti Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjete­sës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar. "Është mbresëlënë­s dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojn­ë gjuhën si pjesë thelbësore të identiteti­t tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë ' Gjuhën Shqype'", shkruan Presidenti në "Facebook". Në Ditën Ndërkombët­are të Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj shpërndau dhe një material filmik, ku fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, interpreto­jnë vargjet e poezisë "Gjuha Shqype" të Ndre Mjedës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania