Panorama (Albania)

Sulejman Vokshi, të flijohesh në emër të lirisë dhe kombit

Më 1885 u dënua me vdekje, por Sulltan Abdyl Hamidi II e fali dhe u dënua me internim e punë të detyruar. Pas një amnistie, u lirua

- TIRANE

Më datë 20 shkurt të vitit 1815, lindi Sulejman Vokshi, një prej figurave më të rëndësishm­e në zhvillimet e Lidhjes së Prizrenit.

Në gjirin e një familjeje gjakovare të spikatur për veprimtari patriotike, u mbrujt i gatitur për t'u flijuar në emër të lirisë së kombit. Ai ishte në vijën e parë të luftës për e pavarësinë e plotë të trojeve shqiptare. Themeloi dhe priu, politikish­t dhe ushtarakis­ht, Lidhjen e Prizrenit. Në një hark kohor të shkurtër, nën drejtimin e tij, pushteti administra­tiv e ushtarak i Lidhjes së Prizrenit mundi të konsolidoh­ej duke u shtrirë drejt Shkupit, Prishtinës, Mitrovicës, Gucit, Vuçiternës, Preshevës etj. Në cilësinë e kryetarit të Shtabit të Forcave Shqiptare, Sulejman Vokshi mori pjesë në luftën e zhvilluar kundër forcave osmane të Dervish Pashës, për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë. Shfaqi qëndresë të patundur ndaj pushtuesit osman, edhe pas shpërndarj­es së qeverisë së Lidhjes. Në vitin 1885, organizoi në Kosovë kryengritj­en e radhës kundër zgjedhës së huaj. Për aktiviteti­n e tij atdhetar, Gjykata e Jashtëzako­nshme e Prizrenit e dënoi me vdekje, vendim ky që nuk gjeti zbatim, pasi Vokshi u lirua nga burgimi. Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësi­t e luftëtarët më ngulmues të popullit shqiptar në luftën për arritjen e sigurimit të unitetit kombëtar e shtetëror. Figura e tij u përjetësua jo vetëm në historiogr­afi, por edhe në këngët popullore historike të asaj periudhe, dramaturgj­i etj. Sulejman Vokshi i lindur në Gjakovë, në një familje spahinjsh, i quajtur Sulejman Lokaj i degës Vokshi të fisit të Thaçit. Në periudhën e Tanzimatit mori pjesë në lëvizjen e Dervish Carës, arsye për të cilën e internuan në Anadoll. Më 1878, mori pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakovës, ku dhe firmosi Kararnamen­ë, por pa myhyr/ vulë. Po atë vit, më 6 shtator, qe ndër organizato­rët që mësyen kullën e Abdullah pashë Drenit për të shtënë në dorë mareshalli­n Mehmet Ali pashë Maxharrin që ishte mik tek ai, ndodhi që shënjoi të parin veprim ushtarak të Lidhjes. Në dhjetor të 1880, Lidhja u riorganizu­a dhe Vokshi mbajti krahun aktiv autonomist[ dhe me konfliktim­in e Lidhjes me perandorin­ë, Vokshi luftoi përkrah Haxhi Zekës dhe njësitë e tij zunë Shkupin më 4 janar 1881, Prishtinën me 18 janar dhe Mitrovicën. Sanxhaqet e Shkupit dhe Prishtinës u futën nën autoriteti­n e Lidhjes, prej të cilës Vokshi me Ali Ibër Nezajn mbetën dy të patundurit deri në fund. U kap më 1885, fillimisht u dënua me vdekje, por më pas Sulltan Abdyl Hamidi II e fali dhe u dënua me internim dhe punë të detyruar. Pas një amnistie të radhës u lirua. Me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u shpall "Hero i Popullit". Disa institucio­ne të arsimit fillor dhe të mesëm mbajnë emrin e tij. Lidhja shqiptare e Prizerenit u shtyp me gjak e hekur. Po S. Vokshi me shumë luftëtarë u tërhoq në Malësi të Gjakovës. Në këtë krahinë, me male të larta e me një popullsi, që pati përkrahur aktivisht Lidhjen, ai organizoi një qëndresë të pakapërcye­shme për forcat e ushtrisë turke. Malësia e Gjakovës e mbrojtur nga mëse 3000 forca, me Sulejman Vokshin në krye, mbeti gjithnjë një zonë e lirë, një bazë e luftëtarëv­e të lirisë prej kah ato, herë pas here, ndërmorën sulme kundër garni

zoneve turke në Gjakovë, Pejë e Prizren dhe në shkurt 1885, përsëri nën udhëheqjen e Sulejman Vokshit shpërthyen një kryengritj­e të fuqishme. Stambolli dërgoi forca të mëdha ushtarake, e shtypi kryengritj­en dhe në pabesi e kapi S. Vokshin. Gjykata e jashtëzako­nëshme ushtarake në Prizren e dënoi atë me vdekje, kurse familjen e tij me internim të përjetshëm në Fezan të Tripolit. Në vendimin e gjykatës osmane thuhej se fama që ka fituar S. Vokshi "për veprimtari­në e efekteshme e të fuqishme antishtetë­rore… dihen nga gjithë bota. Ai ka qenë organizato­r, frymëzues dhe pjesmarrës i të gjitha akteve e veprimeve të kryengritë­sve që kanë ndodhur deri tani në këto anë, si dhe kreu i krerëve të të gjithë kryengritë­sve". Ky duket të jetë vlerësimi më i saktë që mund t'i bëhej S. Vokshit. Për shkak të popullarit­etit të S. Vokshit dhe presionit të lëvizjes kombëtare shqiptare, shteti osman u detyrua ta kthente denimin me vdekje në dënim me burg, e më pas, ta lironte komandanti­n e Lidhjes. Populli shqiptar e përjetësoi birin e tij besnik, komandanti­n e shquar në këngët e veta epike. Në prag të 100- vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, shteti shqiptar i dha Sulejman Vokshit titullin e lartë "Hero i Popullit".

 ?? ??
 ?? ?? Sulejman Vokshi
Sulejman Vokshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania