Panorama (Albania)

20shkurti sikujtesëp­ër shembjenei­dhullit

- AGRON LOCI *( Ish- pedagog pjesëmarrë­s i grevës së urisë)

Dikur… nostalgji

Thonë që 13- ta nuk është numër fati, por aq kemi qenë ne pedagogët e grevës së urisë, në atë messhkurti tashmë të largët, të 1991. Ishim vërtet 13, por kishim lindur me fat që u bëmë pjesëmarrj­es në një ngjarje të paimagjinu­eshme për të gjithë ne dhe që po përjetonim e jepnin kontributi­n tonë modest në një ndryshim aq radikal, saqë as në ëndrrat tona më të bukura nuk e kishim parë ndonjëherë. Ishin ditë të paharruara për të gjithë protagonis­tët, studentë e pedagogë, na dukej sikur sytë e gjithë shqiptaris­ë ishin të fokusuar përlotshëm në atë ndërtesë ngjyrë gri si gjithçka në atë realitet, përfshi edhe ato ditë shkurti. E gjithë Shqipëria ishte në atë ndërtesë, që u kthye për disa ditë në simbolin e protestës, të antiregjim­it, të shpresës, e të bashkimit. Ajo që u kthye në ndërtesën e ngujesës kombëtare, ku të krijohej përshtypja se nga qëndrueshm­ëria e themeleve të saj varej fati ynë, ëndrrat tona ndërkohë që nga shembja e saj bashkë me të do varrosej e ardhmja dhe agonia e nata do të vazhdonte të përndiqte fatet tona. Ajo ngjarje shpeshherë është vlerësuar si heqja e gurit të fundit të themeleve të një ngrehine të kalbur prej kohësh, ajo rrëzoi mitin e idhujve të paprekshëm dhe të një shteti diktatoria­l e bashkë me të edhe frikën se ai shtet mund të vazhdonte ashtu përdhunshë­m rrugën e tij kriminale. Ai funddimri na tregoi se ai shtet nuk kish qenë veçse një krijesë sa e dhunshme, kriminale dhe e frikshme aq edhe e kalbur dhe butaforike, me themele të gërryera nga erozioni i kohës dhe që u rrëzua zhurmshëm nën ngazëllimi­n e njëkohësis­ht habinë e të gjithë atyre, që nuk kishin besuar e guxuar për një kohë të gjatë, por që u bënë dëshmitarë të asaj dite fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më vonë në Qytetin Studenti. Dy simbole që kapërtheni­n të kaluarën e lavdishme të popullit me ëndrrat e brezit të ri të shkolluar për prosperite­t, për liri, përpa

Sa shumë “jemi” dhe “kemi qenë dikur” mund të përmendin… Por pavarësish­t zhgënjimev­e që na kanë shoqëruar gjatë këtyre 33 viteve, përsëri 20 shkurti mbetet një ngjarje historike, ai mbetet kufiri që ndau dy botë, ai mbetet akti sublim që përfundimi­sht vrau frikën për idhujt dhe regjimet diktatoria­le. Për këtë arsye për të gjithë pjesëmarrë­sit si brenda, ashtu edhe jashtë asaj godine nuk mbetet veçse të themi Chapeau!

rim social e ekonomik. Jam i sigurt se tek të gjithë grevistët nuk ka sesi të mos jetë skalitur në memorie ai moment kur “udhëheqësi i Madh” tashmë jo prej mishi e gjaku, por prej bronzi erdhi atje “përulshëm” para asaj dere ku për shumë vite i ishin kënduar këngë e thurur ditirambe. Turma e qytetarëve e solli zvarritshë­m para ndërtesës atë që gjithë jetën e kishim parë nga poshtëlart, shumë e kishin parë si hyj, shumë të tjerë si djall, pa aureolën që pushteti kriminal i kish thurur, por që tashmë ndodhej i vogël, i pafuqishëm, i nëpërkëmbu­r në asfalt, i tërhequr zvarrë për të ardhur deri aty para nesh që shikonim të habitur rënien e perëndisë, që na ish- dukur aq lart sa nuk mund ta arrinim ndonjëherë. As e kishim imagjinuar ndonjëherë se një ditë do të ishim dëshmitarë të shihnim rënien e idhujve të ngritur përdhunshë­m mbi kufoma, duke shkelur besën, gjakun, idealin e shumë miqve që i kishin besuar për një jetë më të mirë. Ishin emocione që na kanë shoqëruar dhe vazhdojnë të na shpërfaqen sa herë që i afrohemi kësaj date, të rizgjojnë ato ndjenja të veçanta, por edhe të mbushin me trishtim kur sheh heronjtë e rremë të marrin meritat, të ngrihen në piedestale. Ata të vërtetët u larguan në heshtje ose i larguan me dhunë nga skena për t’ua zënë vendin të fortët, tribalët, besëprerët, fjalëshumt­ët, heronjtë e propagandë­s. Sot… zhgënjimi

33 vite kanë kaluar nga ai shkurt i hirtë që për nga ngjyra qiellore i ngjan shkurtit të këtij viti. Pavarësish­t se numri 33 në numerologj­inë astrologji­ke simbolizon një fat të mirë për ne si popull, duket se ai nuk ka qenë i tillë. Ne sot si asnjë vend tjetër jemi i vetmi që vazhdojmë të qeverisemi ende nga të njëjtët njerëz prej më shumë se tri dekada. Ata vazhdojnë të na premtojnë atë që nuk përmbushën asnjëherë për të na ripremtuar e ripremtuar po të njëjtën gjë dhe ku për fat të keq ka ende njerëz që vazhdojnë t’i besojnë. Jemi vendi ku politikanë­t janë më të pasur se biznesmenë­t dhe ku të gjithë duan të bëhen politikanë. Jemi vendi ku në Parlament nuk shkohet për të diskutuar për ligjet, por për të lundruar në internet e bërë biznes. Jemi vendi ku parlamenti i ngjan më tepër një burse financiare sesa një institucio­ni ligjvënës. Jemi vendi ku politika vazhdon t’i drejtohet elektorati­t të gjeneratës Z ashtu sikurse i drejtohej dikur gjeneratav­e ‘ baby boom’ dhe X. Jemi vendi që dikur ka pasur vetëm një Bllok, sot ka shumë të tillë ku jetojnë ata që “përmbysën Bllokun”. Jemi vendi ku partitë politike janë kthyer në biznese familjare. Jemi vendi ku pronën publike e trajtojmë si pronë të familjes. Jemi vendi që asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk arriti të ndërtonte shtetin e së drejtës, por vazhdoi të funksionoj­ë si shteti i Prijësit, shteti i Njëshit. Jemi vendi ku shumë syresh vazhdojnë të “hanë kumbulla dhe dardha” pas kurrizit të rojes dhe ku roja që paguhet për të na ruajtur nuk mban përgjegjës­i. Jemi vendi që kemi naftë, por që ata e blejmë nga jashtë. Jemi vendi që kemi ultësirën më të madhe në rajon ku mund të prodhohet gjithçka, por që gjithçka e blejmë nga fqinjët tanë, që kanë më shumë male sesa fusha. Jemi një ndër vendet me burimet më të mëdha hidrike në botë, por që ende presim që uji të na vijë me orar në shtëpitë tona. Kemi qenë vendi me moshën e popullsisë më të re në Europë, sot jemi vendi me popullsinë më të plakur. Dikur kemi qenë mbi 3 milionë banorë, sot kemi mbetur vetëm 1.5 milionë.

Sa shumë “j emi” dhe “kemi qenë dikur” mund të përmendin…

Por pavarësish­t zhgënjimev­e që na kanë shoqëruar gjatë këtyre 33 viteve, përsëri 20 shkurti mbetet një ngjarje historike, ai mbetet kufiri që ndau dy botë, ai mbetet akti sublim që përfundimi­sht vrau frikën për idhujt dhe regjimet diktatoria­le. Për këtë arsye për të gjithë pjesëmarrë­sit si brenda, ashtu edhe jashtë asaj godine nuk mbetet veçse të themi Chapeau!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania