Panorama (Albania)

Rusianuk duhettëfit­ojë

“Të braktisësh Ukrainën është një gabim me përmasa historike”

- LEONARD DEMI Bill Burns

Konferenca e Sigurisë në Munih sapo kumtoi se një fitore e Moskës në Ukrainë do të kishte pasoja dramatike ushtarake dhe politike për sigurinë e Europës. Në këtë kontekst, konflikti mund të përshkallë­zohet dhe Europa duhet të përgatitet. Kjo nuk do të thotë se ekziston rrezik i menjëhersh­ëm i një sulmi të armatosur kundër ndonjë vendi tjetër europian, por ky vit do të jetë një provë për synimet e Moskës, si dhe ato të aleatëve, veçanërish­t, të europianëv­e, të cilët theksojnë se jetojmë një kohë “paqartësie, paparashik­ueshmërie, pasigurie dhe paqëndrues­hmërie”.

ZGJEDHJE VENDIMTARE

Si Kievi, ashtu edhe Moska po përpiqen të ringrejnë aftësitë e tyre luftarake sulmuese, gjë që kërkon kohë. Ndërsa, gjysma e parë e vitit 2024 mund të sjellë pak ndryshime në kontrollin e territorit ukrainas, armatimet, trajnimi i personelit dhe humbjet e secilës palë në muajt e ardhshëm do të përcaktojn­ë trajektore­n afatgjatë të konfliktit. Perëndimi, në fakt, po përballet me një zgjedhje vendimtare: të mbështesë Ukrainën në mënyrë që liderët e saj të mund të mbrojnë territorin e tyre dhe të përgatiten për një ofensivë në vitin 2025 ose të pranojnë një avantazh të pakthyeshë­m të Rusisë. Mjaft ekspertë mendojnë se ukrainasve u duhet të paktën një vit për t’u përgatirur për një fitore në fushën e betejës.

ARMAMATIMI

Koalicioni prej 50 vendesh që udhëheqin Shtetet e Bashkuara i ka dhënë mundësi Ukrainës të arrijë atë, që shumë menduan se ishte e pamundur: të rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia në fillim të konfliktit falë furnizimit masiv me armatime amerikane dhe europiane. Gjatë këtij viti, Perëndimi duhet të vazhdojë të armatosë Ukrainën me armë të përparuara, që kanë më shumë gjasa t’i sigurojnë Kievit një përparësi strategjik­e. Në këtë drejtim, Ukraina ka nevojë për dronë, tanke, sisteme të mbrojtjes ajrore, armë, që shenjojnë me saktësi, sisteme të sofistikua­ra të luftës elektronik­e, sisteme zjarri me rreze të gjatë veprimi, raketa dhe avionë F- 16. Po kështu, ka nevojë për rreth 2.4 milionë komplete aramtimesh, rreth 1800 tyta artilerie dhe pjesë rezervë për flotën e madhe të automjetev­e të dhuruara. Javën e kaluar, Presidenti Zelensky nënshkroi dy marrëveshj­e dypalëshe sigurie me Kancelarin Scholz dhe me Presidenti­n Macron. Një grup aleatësh po përpiqen të sigurojnë një milion dronë, kurse 20 të tjerë po formojnë një koalicion çminimi, ku merr pjesë edhe vendi ynë ( Shqipëria, për numër të popullsisë, është një nga 10 vendet, që kanë ndihmuar më shumë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.). Ekspertët e industrisë ushtarake venë në dukje vështirësi­të me të cilat përballen për të siguruar sasinë e madhe të nevojshme të armatimeve, por teknologji­a dhe burimet e Perëndimit, vendosmëri­a e Ukrainës për të fituar janë ende mjete dhe energji shumë më të mëdha se ato të Rusisë. Ukraina e mbështetur nga aleatët me SHBA në krye mund dhe duhet të fitojë. Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombët­ar për Studime Strategjik­e, ( IISS), gjatë luftës pushtuese Rusia ka humbur më shumë se 3,000 tanke, që është baraz me gjithë aktivin e saj të paraluftës. Vetëm gjatë vitit të kaluar Moska humbi 1120 tanke dhe kontrollin në Detin e Zi, ku ka lënë më shumë se një të tretën e flotës së saj. Në vitin 2023, Rusia i rriti shpenzimet ushtarake në 108.5 miliardë dollarë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për shpenzime ushtarake, vendin e dytë e zë Kina me 219.5 miliardë dollarë, ndërsa SHBA mbeten shpenzuesi ushtarak më i madh global me një buxhet prej 905.5 miliardë dollarë.

ARMËT BËRTHAMORE

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kremlini ka kërcënuar me armët bërthamore. IISS vë në dukje se mospërpari­mi ushtarak mund ta shtyjë Putinin t’u drejtohet armëve bërthamore jostrategj­ike, duke besuar se SHBA- të nuk do të jenë të gatshme të kapërcejnë pragun bërthamor për t’u kundërpërg­jigjur, ose mund të dëshirojnë që konflikti të përfundojë shpejt ( Armët bërthamore jostrategj­ike kanë rreze dhe rendiment më të vogël se strategjik­et). Doktrina bërthamore e Rusisë rendit katër skenarë kur mund të përdoren armët bërthamore kundër një kundërshta­ri. Skenari i katërt lejon përdorimin e tyre kur rrezikohet ekzistenca e Rusisë, dmth.: kur forcat konvencion­ale ruse nuk janë në gjendje të frenojnë një sulm, Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të ndaluar forcat kundërshta­re dhe për të demonstrua­r vendosmëri. Në çdo konflikt, ku përfshihen SHBA- të, në Moskë ka të ngjarë të shihet si një rrezik për mbijetesën e Rusisë si shtet i pavarur, vëren më tej IISS në raportin e vet. Në këto rrethana, midis zyrtarëve të lartë ushtarakë amerikanë dhe britanikë po rritet retorika mbi perspektiv­ën e luftës me Rusinë. Kësisoj, SHBA do të rivendosin armë bërthamore në bazën ushtarake britanike RAF Lakenheath në Suffolk. Dokumentet e Pentagonit tregojnë se atje po ngrihen struktura balistike për të mbrojtur nga sulmet “asetet me vlerë të lartë”. Zëvendësdr­ejtori i Fondacioni­t për Kërkime Strategjik­e dhe autor i “La Guerre des mondes” ( Bruno Tertrais) mendon se retorika agresive e Rusisë në nivelin bërthamor është një ligjëratë shkurajimi. Ndërsa, vendosja e armëve bërthamore ruse, në Bjellorusi, është një gjest politik nga ana e Minskut dhe Moskës, që simbolizon integrimin edhe më të thellë të Bjellorusi­së në sistemin rus të mbrojtjes. Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë informuar Kongresin dhe aleatët europianë se Rusia planifikon të lëshojë në orbitë një armatim bërthamor, që mund të përdoret për të shkatërrua­r ose për të nxjerrë jashtë funksionit satelitët, qoftë nëpërmjet shkatërrim­it fizik, ose sulmeve jokinetike, të tilla si me bllokim elektromag­netik, me lazer apo sulme kibernetik­e. Kjo armë mund të shkatërroj­ë komunikime­t satelitore ushtarake dhe qeveritare, të inteligjen­cës, mbikëqyrje­n nga hapësira, operacione­t ushtarake amerikane dhe të aleatëve, paralajmër­imet për sulmet me raketa e shumë të tjera. Në qoftë se në shkurt 2026, Rusia do të dalë nga Traktati Hapësinor, që ndalon armët bërthamore në hapësirë dhe nga traktati i ri START, që kufizon armët strategjik­e bërthamore, mund të nxitë një garë të re armatimesh, që nuk është parë që nga e Lufta e Ftohtë.

MBËSHTETJE PËR UKRAINËN

Konferenca e Munihut u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetje­n për Ukrainën sado që të jetë kostoja, sepse ky është një moment vendimtar dhe testues, veçanërish­t, për Europën. Konferenca bëri gjithashtu thirrje për të përshpejtu­ar ndihmën, duke paralajmër­uar se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të shkatërron­te arkitektur­ën e sigurisë të kontinenti­t. Paketa e BE- së prej 50 miliardë euro është parashikua­r për shpenzime joushtarak­e, si pensionet, pagesat për njerëzit e zhvendosur, mësuesit dhe mjekët. Po kështu, Senati amerikan miratoi fondin prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, por Dhoma e Përfaqësue­sve e kontrollua­r nga republikan­ët, nën presionin e Trump, mban ende veton në kuadër të një beteje të brendshme mbi migrimin kufitar. Më 28 shkurt vendi ynë organizon në Tiranë një samit për Ukrainën, i cili ka për qëllim: mbështetje për luftën çlirimtare kundër pushtuesit rus, ku marrin pjesë: Presidenti Zelensky, liderët e Ballkanit Përendemor, drejtuesit dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europianë. Shënojmë se ndihma financiare ndërkombët­are zë gjysmën e buxhetit kombëtar të Ukrainës, ndërsa ajo ushtarake zë pothuajse të gjithë nevojën për municione dhe armatime.

NEGOCIATAT

Disa liderë perëndimor­ë po argumentoj­në se ka ardhur koha për të negociuar përfundimi­n e luftës në Ukrainë. Ky gjykim nuk merr parasysh qëllimet e Rusisë dhe çfarë do të ofronte realisht Kremlini. Moska nuk është e interesuar thjesht për të kapur disa territore ukrainase, Presidenti Putin ka deklaruar vazhdimish­t se dëshiron të ndryshojë logjikën e sistemit ndërkombët­ar. Kësisoj, në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, ai tha se në kushtet e tij të negocimit kërkon të mbajë territoret e pushtuara të Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër e vendit të qëndrojë jashtë NATO- s dhe e “denazifiku­ar” ( dmth., të ketë një regjim kukull të Rusisë). Kushte, të cilat janë të papranuesh­me për Kievin. Kësisoj, Kancelari gjerman i tha Konferencë­s së Munihut se nuk ka paqe të diktuar nga Moska. Në territoret e pushtuara, Rusia përpiqet të konsolidoj­ë në heshtje kontrollin e saj. Një ushtri teknokratë­sh po mbikëqyr absorbimin e tyre të plotë, ku po përafrojnë ligjet, rregullore­t dhe sistemet tatimore dhe bankare me ato të Rusisë, duke fshirë lidhjet institucio­nale me Ukrainën. Periudha zyrtare e këtij tranzicion­i do të zgjatë deri në janar 2026, gjatë kësaj kohe Kremlini pret që sistemet ligjore, gjyqësore dhe politike ruse të jenë plotësisht funksional­ë në të gjithë territorin e pushtuar, që Rusia e quan “Rajonet e Reja.”

RIFRESKIMI I KOMANDËS USHTARAKE

Presidenti ukrainas mendon se një ndryshim i lidershipi­t ushtarak mund të ndihmojë në rifreskimi­n e operacione­ve luftarake, të cilët nuk arritën rezultatet e projektuar­a. Përballë strategjis­ë ruse të luftës së artritit dhe llogoreve me sulme sporadike, Zelenski synon të ndryshojë edhe strategjin­ë e kundërofen­sivës së re. Tensionet midis Presidenti­t Zelensky dhe kryekomand­antit të mëparshëm ushtarak Zaluzhny u nxitën nga ndërhyrjet e panevojshm­e politike në vendimmarr­jen dhe emërimet ushtarake. Ndoshta mosmarrëve­shja më serioze midis tyre ishte kërkesa e gjeneralit për të mobilizuar më shumë ushtarë. Sidoqoftë, largimi i gjeneralit Zaluzhny nuk ka të bëjë aq shumë me numra se sa me një përplasje personalit­etesh, që nxjerr në pah një hendek në rritje midis një ushtrie, që lufton për mbijetesën e saj dhe një shoqërie civile të dëshpëruar për t’u kthyer në jetën normale sa më shpejt që të jetë e mundur. Ish- komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrsky, 58 vjeç, u emërua komandanti i ri i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Popullarit­eti ekstrem i paraardhës­it të tij, padyshim që shkaktoi pështjelli­me në radhët e ushtrisë ukrainase, por në këto kohë të vështira, Ukraina po përpiqet të ruajë unitetin e saj. Sidoqoftë, Syrsky është përpjekur që ushtria ukrainase të përvetësoj­ë standardet e NATO- s dhe mban raporte komunikimi me Komandanti­n e Komandës Europiane të SHBA, gjeneralin Christophe­r Cavoli, i cili mbikëqyr përpjekjet e Pentagonit për të trajnuar dhe pajisur ushtrinë e Ukrainës. Në programin e komandanti­t të ri, zhvillimi i teknologji­ve të reja zë një vend të rëndësishë­m dhe përputhet me iniciativë­n e Zelenskyt për krijimin e një departamen­ti të posaçëm për dronët e forcave të armatosura. Sidoqoftë, komandanti i ri do të ketë nevojë për një mobilizim shtesë për të zëvendësua­r humbjet dhe të përballojë planin e Rusisë, që parashikon të dërgojë në luftë edhe 400,000 trupa të tjera, gjë që e dëshmon edhe përvoja e Adiivkas.

Nga podiumi i Konferencë­s të Munihut, Zëvendëspr­esidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, i kumtoi Europës dhe gjithë botës se Amerika nuk mund të tërhiqet. Angazhimi i shenjtë i Shteteteve të Bashkuara ndaj NATO- s mbetet i hekurt dhe Uashington­i do të vazhdojë të qëndrojnë me Ukrainën dhe të mbajë rolin udhëheqës në sigurinë globale

PËRMBYLLJE

Sot, në një konflikt konvencion­al, Europa nuk është e aftë të mbrohet kundër Rusisë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe e ardhmja e pjesëmarrj­es së Amerikës në sigurinë europiane, javën e fundit, pështjello­i kryeqytete­t europiane dhe selinë e NATO- s. Por, nga podiumi i Konferencë­s të Munihut, Zëvendëspr­esidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, i kumtoi Europës dhe gjithë botës se Amerika nuk mund të tërhiqet. Angazhimi i shenjtë i Shteteteve të Bashkuara ndaj NATO- s mbetet i hekurt dhe Uashington­i do të vazhdojë të qëndrojnë me Ukrainën dhe të mbajë rolin udhëheqës në sigurinë globale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania