Panorama (Albania)

Inter, 5 arsye për të mos pasur frikë në Madrid

-

Ka gola që mund të jenë të paçmuar dhe madje të justifikoj­në një investim prej 10 milionë eurosh. Ja sa u pagua këtë verë për Marko Arnautoviç, një sulmues ekspert dhe i talentuar që me blerjen e tij nga Bolonja u shoqërua me dyshime për dobinë e tij në këtë Inter. Dyshime që kanë ardhur në rritje në këtë sezon që praktikish­t nuk e ka parë asnjëherë si protagonis­t, veçse në mënyrë negative. Refreni po përsëritej të martën, në pjesën e dytë, kur austriaku hyri në lojë në vend të Turamit të lënduar dhe humbi tre shanse të favorshme. Megjithatë, në tentativën e katërt, Arnautoviç, i ngushëllua­r dhe inkurajuar nga shokët e tij, gjeti golin që mund të kishte vlerë të madhe për Interin, duke e ndihmuar të arrijë në çerekfinal­e dhe t'i tregoj Europës se edhe sivjet, kushdo që dëshiron të ngrejë Ligën e Kampionëve do të duhet të merret me djemtë e Inzagit, të cilët tani kanë pamjen e një ekipi të madh. Të mundësh Atletikon e Madridit është e vështirë: megjithëse spanjollët nuk janë më ai grupi i "banditëve" fantastikë që vitet e fundit, veçanërish­t në mbrojtje, ishin të pamposhtur, megjithatë mbeten një ekip fizik, teknik, solid dhe me vlerë. Por Interi fitoi në mënyrë të merituar dhe bindëse, duke krijuar shumë në pjesën e dytë. 1- 0 ishte pak, por nënkampion­ët e Italisë mund të shkojnë të qetë edhe në transfertë­n e pas dy javëve.

Në "Wanda Metropolit­ano" klima do të jetë shumë e nxehtë, por për të avancuar spanjollët do të duhet të fitojnë me dy gola diferencë. Janë të paktën 5 arsye - pa ndonjë renditje të veçantë - pse Inzaghi duhet të jetë optimist në lidhje me ndeshjen e kthimit dhe të besojë në kalimin në turin tjetër?

1)- Mbrojtja e Interit është një mur pothuajse i papërshkue­shëm. Mes kampionati­t dhe Champions- it në 31 ndeshje ( 24 + 7), porta e Zomerit mbeti e paprekur 19 herë ( 15 + 4). Departamen­ti i mbrojtjes ofron siguri në nivel individual dhe kolektiv: disa interpretu­es mund të ndryshojnë ( Açerbi mungoi të martën dhe De Vrij nuk zhgënjeu), por jo rezultati përfundimt­ar.

2)- Mesfusha është sektori në të cilin Interi është më i fortë dhe mund të konkurrojë me çdo ekip tjetër europian. Dy lojtarë kyç si Çalhanoglu dhe Mkhitarian patën një ndeshje me më pak shkëlqim ndaj Atletikos, por pavarësish­t kësaj Interi, me Barelën ndër më të mirët, zotëroi fushën dhe krijoi shumë. Me turkun dhe armenin në nivelet e tyre, transferta iberike do të jetë më pak e frikshme.

3) - Mund të fitosh edhe pa pasur Turamin dhe Lautaro në tabelën e golashënue­sve. Interi është në gjendje të bëhet i rrezikshëm me shumë lojtarë dhe në fund të shënojë edhe me një nga sulmuesit rezervë.

4)- Mentalitet­i tani është ai i një ekipi të madh. Në pjesën e parë Interi dukej paksa i tensionuar, thuajse po studionte kundërshta­rin, por asnjëherë nuk i trembej. Ndërgjegjë­simi për forcën e tij, aftësia për të mbajtur fushën, gjetja e momentit për të goditur, di të mbrohet duke mbajtur gjithmonë një qëndrim sulmues. Këto janë të gjitha cilësi që ekipi zikaltër tregon vazhdimish­t se i ka. Në fund të ndeshjes, lojtarët e kënaqur me rezultatin thanë menjëherë thuajse njëzëri se do të shkojnë në Madrid për të fituar edhe ndeshjen e kthimit. Ky quhet mentalitet fitues.

5)- Kompaktësi dhe bashkim. Të gjithë në fushë ndihmojnë njëritjetr­in, vrapojnë për shokun e tyre, marrin pjesë mendërisht në çdo aksion. Nuk ka kurrë gjeste bezdie pas një pasimi të gabuar, një rasti të humbur ose një zëvendësim­i gjatë ndeshjes. Ata që luajnë nga fillimi, ata që hyjnë, ata që mbeten në stol marrin pjesë në ndeshje dhe fitore me të njëjtën energji dhe entuziazëm. Falë Inzagit i cili dëshmon në çdo ndeshje se e ka grupin totalisht në dorë. Gjestet e dashurisë ndaj Arnautoviç­it pas rasteve të humbura tregojnë atmosferën pozitive në dhomat e zhveshjes. Kur një ekip përballet me ndeshjet dhe kundërshta­rët me këtë frymë, gjysma e punës është bërë. Kësaj i shtojmë padyshim lojën, proaktive, solide, bindëse dhe të qartë. Interi bën gjithmonë të njëjtat gjëra, por gjithmonë i bën mirë. Me një formë sportive optimale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania