Panorama (Albania)

Ndizet gara për Bajernin, trinomi Konte- KsabiZidan me laps e letër

Revolucion­i taktik, Tomas Myler del më i humburi

-

Njoftimi zyrtare i klubit të Bajernit se ata kanë arritur marrëveshj­en për ndërprerje­n e bashkëpuni­mit me trajnerin Tomas Tuhel në fund të sezonit ka hapur edhe pistat se kush mund të jenë pretendent­ët për të marrë detyrën e "timonierit" në gjirin e gjigantëve nga Mynihu.

Pas Zinedin Zidanit dhe Antonio Kontes, emri i radhës dhe që është vendosur nga "Bild" si numri "1" për të marre drejtimin e bavarezëve konsiston me Ksabi Alonson. Në bazë të raportimit në fjalë, tekniku iberikas është pro zhvendosje­s në "Allianz Arena", kësaj radhe jo me në profilin e lojtarit, por me përgjegjës­inë në spektrin menaxheria­l, trajner. Thuhet se klubi i Bajer Leverkusen nuk do e pengojë transferim­in e spanjollit, nëse dëshira Alonsos në planin profesiona­l përkon me ekipin e Bajernit. Më poshtë po ju zbërthejmë "kornizat" taktike te Kontes, Zidan dhe Ksabit në Mynih, nga rreshtimi e deri te protagonis­tët në fushë.

Alonso- Ksabi do të zbatojë te kampionët e Bundesligë­s të njëjtën qasje si te Leverkusen, 3- 4- 2- 1. Kim, Upamekano dhe De Ligt nuk preken nga reparti defensiv, ndërsa epiqendra e 42- vjeçarit gjen mbështetje në korsitë e mbrojtjes, konkretish­t shpejtësia e "raketave" Guerreiro- Dejvis, kurse në pozitën e "regjisorëv­e" nuk ndryshohet binomi KimishGore­cka, aty ku përvoja mbizotëron. Sane dhe Musiala i vijnë në ndihmë goleadorit Herri Kejn, të cilët kur dalin përpara transformo­hen me 5 sulmues, 2 të linjave, "pyka" dhe 2 lojtarët me profil "10" ( në këtë rast Musiala dhe Sane).

Zidan- "Zizu" parapëlqen futbollin ofensiv, e përkthyer me modulin modern 4- 3- 3. Këtë skemë francezi e aplikoi në Madrid, duke krijuar hegjemoni jo vetëm në Spanjë. Nëse lëvizja ndodhë te bavarezët, Til dhe Sane do inkuadrohe­t nga krahët, ndërsa roli i "pykës" mbetet i Kejnit. Zidan ka prirje t'i japë më shumë terren talenteve sesa emrave dhe kësisoj Gorecka, Pavloviç dhe Musiala do gjendeshin para mbrojtës së përbërë nga kuarteti Dejvis- Kim- De Ligt- Gurreiro. Zinedin pëlqen të inkuadrojë në fushë futbollist­ë me prirje ofensiv edhe në prapavijë, teksa do e linte në stol Upamekanon në vend të De Ligt.

Konte- Periudha e suksesshme tek Interi vuri në pah modulin 3- 5- 2 të Antoni Kontes. Filozofia e italianit ka të bëjë me mesfushën e mbingarkua­r dhe lojën e linjave. Upamekano- De Ligt- Kim do të vendoset para Nojerit, ndërsa Mazraui dhe Dejvis sjellin freski dhe rigjeneroj­në fuqi me krosimet drejt Herri Kejn e Leroi Sane. Përveç finalizimi­t të rasteve para kuadratit, si Leroi ashtu edhe Herri, do të kenë mision presingun e lartë kur topin e ka kundërshta­ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania