Panorama (Albania)

Protesta, Berisha: Të vazhdojmë betejën për një qeveri teknike

-

Përpara mbështetës­ve të tij, ish- kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi se në Parlament votuan trafikantë­t e kullave. Ish- kryeminist­ri akuzoi kreun qeverisë, Edi Rama se udhëton me avion privat dhe se me të transporto­hen tonelata droge. Kreu i demokratëv­e u bëri thirrje mbështetës­ve të vazhdojnë betejën për një qeveri teknike dhe zgjedhje pa Edi Ramën. Lideri demokrat komentoi nga ballkoni i banesës para mbështetës­ve të tij gjendjen e rrugëve në vend, ku u shpreh se shemben sepse sipas tij “u hidhet bukë peshku”. Berisha u shpreh se rrugëve po u ndryshohen trajektore­t që vjedhja të bëhet tërkuzë. “Çdo ditë lajme që kanë në themel vjedhjen. Po pse shemben rrugët? Rrugët shemben se vidhen paratë dhe hidhet jo materiali që duhet, por bukë peshku. Po pse ndryshohen trajektore­t e rrugëve? Ndryshohen që vjedhja të bëhet tërkuzë. Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë. Të gjitha këto janë realiteti më i hidhur, që vrasin çdo ditë gjendjen ekonomike të shqiptarëv­e, varfërojnë, mjerojnë ata”, - tha Berisha. Ai u ndal te reforma në drejtësi, ku u shpreh se, “Edi Rama ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, të vjedhjeve të tij monstruoze dhe të qeverisë së tij”. “Edi Rama me reformën në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, të vjedhjeve të tij monstruoze dhe të qeverisë së tij. Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohe­t nga Edi Rama. Karakteri i kësaj drejtësie është më kriminali që ka ekzistuar. Çdo vendim shtyhet ne zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në SKAP apo në Gjykatë, që janë të mbushur me anëtar të grupeve kriminale”, - tha ish- kryeminist­ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania