Panorama (Albania)

“Dy arsye pse nuk votojmë Amnistinë”, deputetët i kërkojnë “llogari” Bardhit

-

Gazment Bardhi i di arsyet përse socialistë­t u tërhoqën nga votimi. Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e hodhi dje akuza ndaj mazhorancë­s, duke theksuar se Kuvendi vijon me miratimin e ligjeve në interes të tyre. “Ju e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Kuvendi nuk miraton më ligje në dobi të vendit, por në dobi të një grushti njerëzish. Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin e Amnistisë Penale. Jeni të qartë se nga një projektlig­j humanitar ku përfitojnë qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg apo procedohen penalisht, është shndërruar në një ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie. Tentuan edhe të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar këtë opozitës. Çështja u sqarua, sot ju patë që u tërhoqën nga projektlig­ji që e kishin miratuar nëpër komisione në mënyrë tërësisht jo transparen­te. Nuk mund të ketë kurrë një votim nga ana e deputetëve të PD- së”, - deklaroi Bardhi. Kurse gjatë mbledhjes së djeshme të grupit, Bardhi u kërkoi kolegëve të tij angazhim në terren dhe takim me qytetarët. Sipas tij, dy janë arsyet se pse nuk votojnë amnistinë penale, e para aksioni parlamenta­r dhe e dyta, ata nuk janë në dijeni se çfarë përmban drafti. Ndërkohë deputeti Luan Baçi i ka kërkuar llogari Bardhit se pse nuk i ka informuar për Federatën e Opozitës. Bardhi u përgjigj: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”. “Faleminder­it për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet të interesohe­ni për protestues­it e zonave tuaja që janë arrestuar, në dijeninë time janë 6 të ndaluar. Gjithashtu, ju kërkoj të vijoni me intensitet angazhimin në terren dhe takimet me qytetarët në zonat tuaja gjatë ditëve në vijim. Sa i takon seancës se nesërme, do të vijohet me aksionin. Është në rend dite ligji i amnistisë, që në situatë normale duhet të jetë ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para, jemi ne aksion në Parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshin. Nga media jemi njohur që kanë hequr ndalimin që të mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato që deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranuesh­me për ne. Kanë tentuar dje, edhe për të zhvendosur vëmendjen nga protesta, që t’ia faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendament­i i Bledionit me këtë që kanë propozuar. Sqarimin e plotë për këtë jua dërgova në grup. Në fund, pas një ore mblidhet Byroja e Kuvendit, do të shkojmë atje për të mbështetur kolegët që protestojn­ë”, - tha Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania