Panorama (Albania)

Miratohen në Kuvend “zonat e mbrojtura”

Rama: 100% në një mendje me BE- në, ndryshimet forcojnë zhvillimin Reagon delegacion­i i BE- së: Do të ndjekim me shumë vëmendje zbatimin e dispozitav­e të reja ligjore. Tabaku: U shkel legjislaci­oni europian

- TIRANE

Mes pikëpyetje­sh dhe kundërshti­sh, mazhoranca miratoi ligjin e zonave të mbrojtura.

Ndryshimet do të përfshijnë që në disa prej territorev­e të klasifikua­ra si Zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese, me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizm­it, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktivitete­ve të zhvilluara. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke iu përgjigjur interesit të medias hodhi poshtë akuzat se do të ndërtohet në sipërfaqet e mbrojtura. Por, sipas saj, projekte elitare për turizmin, mes kriteresh të forta kontrollue­se do të zhvillohen në nënzonat e miratuara. “Nuk preken sipërfaqet e territorit të zonave të mbrojtura. Vetëm në ato nënzona të parashikua­ra, për aktivitete­t turistike, agroturist­ike dhe eko- turistike, brenda kritereve, do të jetë e mundur të zhvillohen me 3- 4 filtra shumë strikte”, - tha Kumbaro. Njëkohësis­ht ministrja mohoi që lajmet për projekte zhvilluese brenda parkut të Divjakës të jenë të vërteta. “Nuk ka projekt të tillë në Divjakë. S’ka asnjë projekt që të ketë ardhur në zyrat e ministrisë apo qeverisë. Janë të pavërteta”, - tha Kumbaro. Por Jorida Tabaku e lidh këtë ligj me atë të investimev­e strategjik­e, që sipas saj do të ndërtohet brenda këtyre sipërfaqev­e. Sipas saj, me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjik­e brenda zonave të mbrojtura. “Nëse flasim për parlamenti­n e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë. Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucio­ne, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë. Me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjik­e brenda zonave të mbrojtura”, - deklaroi Jorida Tabaku. Edhe delegacion­i i BE- së në Tiranë reagoi pas miratimit të këtij ligji. BE thotë se do ta ndjekë me vëmendje këtë nismë lig

jore nëse është apo jo në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. “Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshm­e nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislaci­oni shqiptar të konvergojë drejt standardev­e evropiane. Në

kuadrin e negociatav­e të anëtarësim­it, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE- së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërf­shirës, si dhe një proces të parashikue­shëm dhe transparen­t. Delegacion­i i BE- së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozi

tave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE- së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombët­are të Shqipërisë”, shprehet zyra e BE- së në Tiranë. Por këtij reagimi iu kundërpërg­jigj kryeminist­ri Edi Rama në rrjetin social ‘ X’. Sipas tij, Shqipëria është sot e para në

rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. “100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin ‘ Shqipëria 2030’ dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacio­n turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversi­tetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshë­m në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, - shkruan Rama. Por deputeti i PD- së, Gazment Bardhi, e cilësoi të turpshme seancën e djeshme plenare, e cila sipas tij tregoi edhe njëherë se mazhoranca prej kohësh nuk voton më ligje në interes të qytetarëve shqiptarë. Ai tha se PS u tërhoq nga ligji për ‘ Amnistinë Penale’, pasi doli zbuluar se kishte si qëllim që të amnistonte zyrtarët e korruptuar. Ndërsa e cilësoi se cenim të sigurisë kombëtare miratimin e Marrëveshj­es me Italinë për Emigrantët. “Ju e patë sot se në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Parlamenti nuk miraton më ligje për qytetarët e zakonshëm. Ligji për Amnistinë është shndërruar në një ligj për zyrtarë të korruptuar. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik duke ja faturuar këtë dhe opozitës. Sot ata u tërhoqën nga projektlig­ji, e miratuan në një procedurë jo transparen­te. Ligji i dytë ishte i turpshëm i sjelljes së emigrantëv­e në Shqipëri. Kjo marrëveshj­e tejkalon pritshmëri­në e qytetarëve shqiptarë, sa kohë cenon sigurinë kombëtare. Së treti ishte ligji për Zonat e Mbrojtura, ku dhe njëherë planifikoh­et të nxirren në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëv­e. Seanca e sotme ishte jonormale sa kohë nuk respektohe­n të drejta e opozitës”, - tha Bardhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania