Panorama (Albania)

Presidenti i Ukrainës në Tiranë, Rama: Do kulmojë me samitin

-

Më datën 28 shkurt vjen në Tiranë Presidenti ukrainas Zelensky, ndërkohë në Kryeminist­ri u hap dje ekspozita “Ukraina, një krim lufte” me 50 fotografi, dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, pjesë e librit me të njëjtin titull të grupit të fotoreport­erëve nga e gjithë bota, si një copëz vizive e dokumentim­it historik. Pjesë e aktiviteti­t ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili u shpreh se Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja. “Kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së Presidenti­t Zelensky në Tiranë. Një vizitë, e cila është nga njëra anë është një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është një vizitë, e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderue­shëm liderësh të kësaj zone të Evropës dhe ku Presidenti Zelensky është bashkë me ne si bashkorgan­izator së bashku me mua për këtë aktivitet, që në kontekstin e sotëm ka sipas meje një rëndësi të posaçme. Fjalët dhe përshkrime­t për atë që ndodh në Ukrainë nga mua janë të tepërta sot, për më tepër kur ekspozita i përcjell. Fotot ngjajnë si filma, por janë fotografi të çdo ore, dite dhe nate të popullit ukrainas nën furinë e agresionit rus, krejtësish­t i pajustifik­ueshëm. Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë një të ardhme ku çdo popull ka të drejtën e lirisë, e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të kushtetutë­s demokratik­e”, - tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania