Panorama (Albania)

Miratohet marrëveshj­a për emigrantët me Italinë, Rama: Vepruam si vend anëtar i BE

Kuvendi ratifikoi paktin për emigrantët, reagon kryeminist­rja italiane, Giorgia Meloni: Faleminder­it popullit shqiptar!

- VALENTINA MADANI

Me efektin në sfond të bilbilave të opozitës, në një seancë që zgjati plot 7 minuta e 39 sekonda, Parlamenti miratoi dje marrëveshj­en me Italinë për azilkërkue­sit.

Votat me socialistë­t për këtë dokument i bashkuan edhe tre deputetë të PDIUsë. Në votim, 74 votave të shumicës socialiste iu bashkuan dhe ato të 3 deputetëve të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, të cilët vunë në dukje mbështetje­n që Italia i ka dhënë ndër vite Shqipërisë. “Janë dhe tre zotërinjtë e PDIU- së atje në fund”, - tha Lindita Nikolla. Kryeminist­ri, i cili nuk ishte në seancën e djeshme, e përshëndet­i miratimin e marrëveshj­es përmes një postimi dhe argumenton përse ky dokument ka rëndësi për çështjen që është problemi më madhor i kontinenti­t europian, emigracion­i i paligjshëm. Kryeminist­ri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshj­es së iniciuar prej tij me kryeminist­ren italiane Giorgia Meloni dhe pse marrëveshj­a u kritikua nga organizata­t e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian. “Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE- së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme, që kapërcen ndarjet tradiciona­le të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinenti­t tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt”, - theksoi Edi Rama. Kryemi

“Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë, duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE- së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme, që kapërcen ndarjet tradiciona­le të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike, që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinenti­t tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt”.

nistrja e Italisë, Georgia Meloni reagoi pas ratifikimi­t nga Parlamenti i Shqipërisë të protokolli­t të marrëveshj­es së emigrantëv­e mes Shqipërisë dhe Italisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meloni falënderoi kryeminist­rin Edi Rama, institucio­net dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpuni­min. “Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshj­en e bashkëpuni­mit me Italinë kundër imigracion­it të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falënderoj­më kryeminist­rin Edi Rama, institucio­net dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpuni­min”, - shkruan Meloni. Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicio­n të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5- vjeçare. Votave të mazhorancë­s socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshto­i. Deputetja e PDIU- së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik. “Ne mund të ndihmojmë për një problemati­kë të tyre dhe duhet të jemi në krah të tyre”, - tha ajo duke shpjeguar votën pro. Ndërsa kryetari i grupit të PD- së, Gazment Bardhi theksoi pas seancës se, “kjo marrëveshj­e tejkalon pritshmëri­të e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”. Pas miratimit në Parlament, tani pritet dhe dekreti i Presidenti­t që do t’i hapë rrugë nisjes së ndërtimit të kampit të Gjadrit. Edhe Italia e ka miratuar dokumentin në të dyja dhomat e Parlamenti­t. Sipas dokumentit të bashkëfirm­osur nga Rama dhe Meloni në portin e Shëngjinit do të jetë qendra pritëse ku do të regjistroh­en kërkesat e azilkërkue­sve nga vendet e treta, ndërsa në Gjadër qendra ku do të vendosen jo më shumë se 3 mijë azilkërkue­s në të njëjtën kohë derisa të shqyrtohet kërkesa e bërë ndaj shtetit italian për azil. Marrëveshj­a u firmos në nëntor, por ratifikimi nga Parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetues­e me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratik­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania