Panorama (Albania)

Adriatik Llallës i sekuestroh­et apartament­i kthehet në qendër sociale

Balla: Rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi, një mesazh kundër skeptikëve Prona e ish- kreut të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me u bllokua nga SPAK, ambasadori i BE: I përkiste një ish- prokurori të korruptuar!

- TIRANË

Apartament­i i cili më parë ka qenë pronë e ish- kryeprokur­orit Adriatik Llalla tashmë është sekuestrua­r dhe është kthyer në një qendër për sipërmarrj­e sociale dhe për t’u ardhur në ndihmë grupeve dhe komunitete­ve vulnerabël.

Kjo banesë që ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dhe është sekuestrua­r me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm”. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë për të gjithë skeptiket e drejtësisë së re. “Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestrua­r me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikon­te dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshta­rëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër. Ky apartament sot është shembulli më kuptimplot­ë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirje­s në grupe kriminale apo për shkak të korrupsion­it, po sekuestroh­en. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestrua­ra apo të konfiskuar­a, nuk do të privatizoh­et më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizim­in e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish- poseduesit, janë shumë të mëdha”, - nënvizoi Balla në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i BE- së.

AMBASADORI I BE- SË

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka marrë pjesë në përurimin e një sipërmarrj­e sociale në Durrës, e cila është hapur në apartament­in, i cili më parë ka qenë pronë e ishkryepro­kurorit Adriatik Llalla. Pasi u sekuestrua, banesa e Llallës tashmë është kthyer në një qendër arti për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komunitete­ve vulnerabël. Në një reagim në “X” Gonzato ka ndarë momente nga inaugurim i qendrës ndërsa shkruan se ishte dëshmitar se si pasuritë e fituara përmes korrupsion­it dhe krimit mund t’i kthehen komunitete­ve lokale. “Sot përuruam ‘ Qendrën e Artit dhe Aktivizmit’ në një apartament që më parë i përkiste një ish- prokurori të korruptuar”, - shkruan ai në “X”.

POSTIMI I PLOTË:

Korrupsion­i dhe krimi i organizuar grabisin burimet që i përkasin komuniteti­t. Në Durrës isha dëshmitar se si pasuritë e fituara përmes korrupsion­it dhe krimit mund t’i kthehen komunitete­ve lokale. Sot përuruam “Qendrën e Artit dhe Aktivizmit” në një apartament që më parë i përkiste një ish- prokurori të korruptuar. Një sipërmarrj­e sociale e mundësuar nga projekti TWIST, financuar nga BE- ja, qendra pret krijues të rinj që të mësojnë teknika të reja dhe të prodhojnë art. Qendra është rezultat i partnerite­tit mes BE- së, qeverisë shqiptare, Bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile AL dhe IT. Siç i thashë dhe ministrit Taulant Balla, ne duhet ta përshkallë­zojmë këtë lloj projekti. Krijimi i një Zyre për Rikuperimi­n e Pasurive mund të jetë një kontribut i mirë”. Adriatik Llalla ndodhet në arrati prej vitit 2021. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti, duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania