Panorama (Albania)

Prangoset në Durrës Armando Sulejmani, ishanëtari i bandës së Gaxhajt

I njohur me nofkën ‘ Çipuri’, vlonjati lëvizte me automjet me targa të vjedhura pak muaj më parë në Tiranë, tentoi t’i ikte policisë

- DURRËS

Në kohën kur flitet jo pak për grupet kriminale që kanë qenë aktive dhe janë edhe aktualisht në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm, policia e Durrësit lajmëron se ka prangosur një prej emrave më të njohur.

Bëhet fjalë për Armando Sulejmanin, ish- anëtarin i bandës së Gaxhajt në Vlorë është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura, informoi sot policia e Durrësit. Një informacio­n i mbërritur në polici për një shtetas që qarkullont­e me automjete të vjedhura që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale vuri në lëvizje forcat e posaçme Shqiponja dhe efektivët e Durrësit. Në Spitallë policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues 48- vjeçarin e njohur me nofkën “Çipuri’ por ky “nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi’ informoi policia. Ndërhyrja e shpejtë e forcave blu vunë në pranga Armando Sulejmanin i dënuar më parë për vrasje. Pas verifikime­ve, rezultoi se targat e makinës “Benz” me të cilin po lëvizte Sulejmani i përkisnin një mjeti “Land Rover”, i vjedhur në nëntor të vitit 2023 në Tiranë.

POLICIA

Sipas të dhënave zyrtare u bë me dije se “Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip ‘ Mercedes Benz’, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti’ informoi policia ndërsa vuri në dispozicio­n dhe video nga arrestimi i 48- vjeçarit. Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48- vjeçari, i dyshuar si bashkëpunë­tor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Operacioni u kodua “Zëvendësim­i’ dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë. Dosja i kalon për hetim Prokuroris­ë së Durrësit. Armando Sulejmani po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura kur në Spitallë të Durrësit i kanë vënë prangat. Policia publikoi pamjet e arrestimit të ‘ Çipurit’, ish- anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë i cili më parë ka qenë i dënuar për vrasje. 48- vjeçari ka qenë në timon kur policia i ka bërë thirrje të ndalojë por ai nuk ka pranuar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi.

“ÇIPURI”

Armando Sulejmani njihet si ish- anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur sundonte anarkia. Pjesë e bandës, herët ai dhe anëtarët e tjerë u akuzuan për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie. Nën drejtimin e Gazmir Brakës ishte në luftë me bandën e Çoles në Vlorë. “Çipuri”, ishte shpallur në kërkim më herët, megjithatë, ai kishte gjetur, forma për të qarkulluar i maskuar në qytete të ndryshme të vendit. Në 17 shkurt të vitit 2019, ai u plagos në një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në atë ngjarje mbetën të vrarë kunati i Çipurit, Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, kur u qëlluan me breshëri kallashnik­ovi nga një tjetër automjet. Në atë kohë policia konfirmoi se objektiv i atentatit ishte pikërisht Sulejmani dhe se kishte lidhje me një histori hakmarrjej­e nisur vite më parë. Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte përfolur për sulmin ndaj Ferdinand Llanajt, pjesëtar i fisit që njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Në 2002 Sulejmani, apo Çipuri, u dënua me 20 vite burg për vrasje. Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtj­e pa leje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania