Panorama (Albania)

Dëshmon në gjyq stafi i lokalit ku pinte kafen viktima, autorët e vëzhguan për 6 muaj

-

Në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për ekzekutimi­n e biznesmeni­t Behar Sofia dje kanë pasur radhën për të dëshmuar disa persona që kanë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes. Në Gjykatë është paraqitur stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i ekzekutuar në 25 shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimi­n “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizato­r i vrasjes së Behar Sofias. Tre dëshmitarë­t theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekuenton­te shpesh duke qene se kishte banesën aty. Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa Piramidës.

Pronarja e lokalit Engjëllush­e Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentua­r shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshor­tes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimev­e paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës. Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj. Thëniet e dëshmitarë­ve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmoj Marsel Pirra i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunë­tori i drejtësisë Ernejt Shyti. Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar

Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkëpunë­tori i drejtësisë që është

 ?? ?? edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.
edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania