Panorama (Albania)

Shifrat, inflacioni në Shqipëri 4 për qind, mbi mesataren e BE

Inflacioni i matur me metodologj­inë e EUROSTAT: Në janar 2024, çmimet u rritën me 4 për qind, rritja më e madhe për argëtim e kulturë

- TIRANE

Në muajin janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit është 3.8 për qind dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin "Argëtim dhe kulturë" me 6 për qind, pasuar nga grupet "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me 5.8 për qind , "Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e" me 4.3 për qind , "Pije alkoolike dhe duhan" me 4.2 për qind, "Shërbimi arsimor" me 4.1 për qind , "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 3.7 për qind, "Hotele, kafene dhe restorante" me 3.4 për qind, "Veshje dhe këpucë" me 2.7 për qind, "Shëndeti" me 2.0 për qind, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 0.9 për qind dhe "Komunikimi" me 0.3 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistika­ve, Indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit për muajin janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet në 3.8 për qind.

Ky indeks tregon ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Sipas Eurostat, ky tregues makroekono­mik fiksohet në 4 për qind. Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogari­tet nga i njëjti institucio­n, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacioni­t, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transporti­t dhe grupit të "qira, ujë, lëndë djegëse, energji". Në muajin e parë të vitit, çmimet e grupit "transporti" u ulën me 2.7 për qind. Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit është 0.4 %.

Në muajin janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit është 3.8 për qind dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin "Argëtim dhe kulturë" me 6 për qind, pasuar nga grupet "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me 5.8 për qind , "Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e" me 4.3 për qind , "Pije alkoolike dhe duhan" me 4.2 për qind, "Shërbimi arsimor" me 4.1 për qind , "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 3.7 për qind, "Hotele, kafene dhe restorante" me 3.4 për qind, "Veshje dhe këpucë" me 2.7 për qind, "Shëndeti" me 2.0 për qind, "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 0.9 për qind dhe "Komunikimi" me 0.3 për qind. Nga ana tjetër, çmimet e grupit "Transporti" u ulën me 2,7 për qind.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivish­t të gjitha grupet përveç transporti­t. Kontributi­n më të lartë e dhanë grupet si "Ushqime dhe Pije joalkolike' me 1.97, "Argëtim dhe kulturë" me 0.55 dhe "Hotele, restorante dhe kafene" me 0.46. Ndërkohë që grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ky kontribut varion nga 0.01 grupi "Komunikim në 0.25, grupi "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë".

Sipas një analize të statistika­ve të publikuara, shifrat tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit janar me 3.1 për qind, duke e renditur Shqipërinë mbi mesataren e BE- së. Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal Shqipëria rezulton të ketë rritjen më të lartë të çmimeve, kjo rritje tejkalon edhe shtetet si Kroacia, Norvegjia, Austria etj. Nga ana tjetër, shifrat pozicionoj­në Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve. Rritja e çmimeve në këto shtete varion nga 6.4për qind, në 64.9 për qind .

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania