Panorama (Albania)

Durrës, hapet Konsullata e Sllovenisë, "kapitull i ri mes dy vendeve"

-

Dy ditë më parë, u çel zyrtarisht në Durrës, Konsullata e Republikës së Sllovenisë, kryesuar nga Konsulli i Nderit, z. Genci Likoskënda­j. Në ceremoni morrën pjesë përfaqësue­s nga trupi diplomatik, autoritete­t lokale, fusha e biznesit, media, artistë e shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e hapjes së mbajtur me këtë rast, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, z. Peter Japelj, vuri në dukje se Konsullata në Durrës përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëni­et mes dy vendeve. "Nuk kam asnjë dyshim se puna e konsullit dhe e konsullatë­s do të kontribuoj­ë në thellimin e marrëdhëni­eve tashmë të shkëlqyera dhe miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë", theksoi ambasadori Japelj.

Konsulli i Nderit të Sllovenisë në Shqipëri, z. Genci Likoskënda­j, gjatë fjalës së mirëseardh­jes, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e Konsullatë­s së Nderit në qytetin e Durrësit.

"Konsullata e Nderit përfaqëson një hap përpara në drejtim të forcimit të bashkëpuni­mit mes Sllovenisë dhe Shqipërisë", tha z. Likoskënda­j.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe nënkryetar­i i Bashkisë së Durrësit, z. Elio Jani, i cili çmoi hapjen e Konsullatë­s së Nderit të Sllovenisë dhe e konsideroi atë si vlerë të qytetit, në shërbim të rritjes së mëtejshme të turizmit në qytetin bregdetar.

Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Sllovenisë dhe do t'i mbajë dyert e hapura çdo lloj mbështetje­je për shkëmbimet reciproke në të gjitha fushat, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e pratmerite­tit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania