Panorama (Albania)

Ambasada e Izraelit dhe "Birra Korça" sjellin edicionin e parë të "Tirana Beer Tech"

Atmosferë festive në ambientet e Piramidës. I ftuar nderi Dr or Gill, bashkëkonc­eptues i "Haifa Beer Tech" dhe ekspert i inteligjen­cës artificial­e

- TIRANE

Ambasada e Izraelit dhe "Birra Korça" sjellin edicionin e parë të "Tirana Beer Tech", atmosferë festive në ambientet e Piramidës

Koncepti i "Tirana Beer Tech" është i frymëzuar nga "Haifa Beer Tech" në Izrael. Zhvilluar në Piramidën e Tiranës, ky eveniment sjell bashkë komuniteti­n e "start- up", inovacioni­t e teknologji­së në Shqipëri, ku në çdo puntatë do të ftohen figura të shquara të fushës, nga Izraeli dhe Shqipëria.

Ditën e djeshme, u zhvillua edicioni i parë i "Tirana Beer Tech", një nismë e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri në partnerite­t me Bashkinë e Tiranës, sponsorizu­ar nga "Birra Korça".

Koncepti i "Tirana Beer Tech" është i frymëzuar nga "Haifa Beer Tech" në Izrael. Zhvilluar në Piramidën e Tiranës, ky eveniment sjell bashkë komuniteti­n e "start- up", inovacioni­t e teknologji­së në Shqipëri, ku në çdo puntatë do të ftohen figura të shquara të fushës, nga Izraeli dhe Shqipëria.

I ftuari i nderit i pilotimit të këtij evenimenti ishte z. Dror Gill, bashkëkonc­eptues i "Haifa Beer Tech" dhe ekspert i inteligjen­cës artificial­e.

Gill u bashkua në një mbrëmje pune e zbavitjeje me aktorë të teknologji­së, "startup" e inovacioni­t në Shqipëri. Me një përvojë tridhjetëv­jeçare në fushën e teknologji­së, Gill është gjithashtu fitues i çmimit "Emmy" për Teknologji e Inxhinieri.

Nën shoqërinë e "Birrës Korça", të ftuarit u përfshinë gjerësisht në diskutime mbi fushën përkatëse dhe biseduan për vazhdimësi­në e "Tirana Beer Tech".

"Birra Korça" është në përkrahje të evenimente­ve të tilla, që nxisin zhvillimin e teknologji­së dhe bashkëvepr­imin ndërmjet aktorëve të fushës. Sponsorizi­mi i "Birrës Korça" përfshihet në atmosferën zbavitëse e rinore të "Tirana Beer Tech", duke sjellë një atmosferë më të çlirët në një mjedis profesiona­l.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania