Panorama (Albania)

Takimi në Budapest në ' 92- shin me gazetarin italian, shpikësin e "Totocalcio"

Massimo Della Pergola, i internuar në Zvicër për arsye politike, solli më 1946 në Itali idenë e parashikim­it të rezultatev­e të futbollit

-

Ky është morali i fabulës prej së cilës i vlen të mësojë Shqipëria e sotme 2024.

Dhe historitë që janë vërtet dëfryese.

Milioneri i parë ka qenë Giorgio apo Pietro Amelotti, i cili në fillim të viteve ' 50, fitoi 63 milionë lireta dhe bleu një apartament. Një fatorino treni, siciliani Giovanni Cappello fiton 75 milionë. Por, dyshja torineze Sacciner- Gaudier më 1955, rrëmben plot 243 milion lireta! Shoferi i Palmiro Togliatti- t, Reclus Monari, fitoi 54 milionë më 1957. Një parukier nga Milano, Gianni Rampoldi bën të tijat 170 milionë më 1966. Ndërsa sipërmarrë­si torinez Lino Cazzavilla­n u quajt "profesor i lojës". Ai luajti për 40 vjet rresht dhe fitoi 420 herë! Më 1987, ai fitoi 1 miliard lireta. Në fund, mbasi ishte diplomuar në Ekonomi e Tregti, ai mbrojti doktoratën me një temë për "Totocalcio"- n! Luante 3 deri në 6 milionë në javë dhe u bë pronar i pesë hoteleve dhe i mbi dhjetë bareve!…

HISTORIA SHQIPTARE E LOTARISË SPORTIVE

Dhe shkojmë te Shqipëria. Ka qenë 25 prill 1937, ditë e fillimit të Kampionati­t të 7- të Kombëtar të Futbollit në Shqipëri, kur papritmas, gazeta "Sporti Shqiptar" nis e organizon çdo javë lotarinë e parashikim­it të ndeshjeve. Ky i takon të jetë, si të thuash, një pararendës i Totofutbol­lit shqiptar. Skedina e parë e tij me rezultate, që janë të javës 1 të Kampionati­t të vitit 1937, kanë qenë këto:

SK Tirana - Besa 2- 0, Skënderbeu - Durrësi 1- 0, Vllaznia - I. Qemali 6- 0, Dragoj i Pogradecit - Bashkimi Elbasanas 2- 1, Tomori - Bardhyli i Lezhës 0- 2.

Fituesi i javës përfitonte vetëm një abonim falas 12- mujor të "Sportit Shqiptar" dhe kaq. Por gjithçka shuhet pa lindur mirë. Interesant­ja është se Mbasluftës, në vitet ' 40, Partia herë mbas here lejonte një si lojë përmes gazetës sportive, të parashikim­it të ndeshjeve me lexues, çfarë gazeta kërkonte t'i jipte më tepër pamjen e një aftësie kulturore, njohëse. Ishte thjesht një vazhdim i lotarisë së "Sportit Shqiptar" të vitit 1937. E vërteta ishte, se për gati 20 vjet parashikim­i i ndeshjeve u harrua në Shqipëri. Dhe është e çuditëshme se si në fillim të viteve ' 60 loja rifillon përsëri, madje kësaj here ka dhe një skedinë të mirëfilltë, që shitet veçan gazetës "Sporti Popullor". Sot, në arkivin tim kam ruajtur një skedinë të blerë të 7 tetorit 1962, ku si student që isha, siç e shikoni, këtu kam parashikua­r ndeshjet, por nuk kam fituar.

Dhe prapë nisma që ka një jetë të shkurtër, çka sidomos mbas vitit 1964, ajo konsideroh­et madje, "një lojë borgjeze, çedukuese, antisporti­ve". Ashtu, siç u quajt edhe në demokraci në vitin 2019.

Do të duheshin 30 vjet për të rifilluar: mbërrin skedina shqiptare! Është 11 shkurt 1990. Komisioni Qendror i Konkursit të Parashikim­eve të Rezultatev­e Sportive boton për herë të parë rregullore­n e tij. Duhej të vinte shtatori i vitit 1990 kur BFSSH- ja e famshme, çel atë që e quajti "Konkursi i Parashikim­eve Sportive". Gjithçka nis në të folmen "shqip". Nuk quhet "skedinë", por "parashikim".

Parashikim­in e parë e botoj 10 shtator 1990 në gazetën e vetme sportive që drejtoja, ate "Sporti Popullor". Ajo përmban këto çiftime të Kampionati­t Kombëtar:

"Parashikim­i Nr. 1 * 9 shtator 1990: Kastrioti - Flamurtari 1- 0, 17 Nëntori - Luftëtari 3- 1, Labinoti - Apolonia 0- 3, Traktori - Tomori 1- 1, Lokomotiva - Vllaznia 0- 0, Besa - Dinamo 0- 0, Partizani - Skenderbeu 2- 1, Labinoti - Apolonia ( I) 0- 1, Traktori - Tomori ( I1- 0, Lokomotiva - Vllaznia ( I) 0- 0. Ose ndryshe: 1,1,2, X, X, X, 1,2,2, X".

Skedina përuruese ka çudinë e madhe, sepse ka në krye të saj Kastriotin e Krujës, i cili merrte pjesë për herë të parë në Kampionati­n Kombëtar. Dhe e fillon me fitoren e bujshme 1- 0 ndaj Flamurtari­t tonë të madh. Sigurisht, gati askush nuk guxonte të parashikon­te fitoren e kruetanëve debutues ndaj vlonjatëve të mirënjohur, fitorja e të cilëve e tronditi keqas skedinën e parë të Totofutbol­lit shqiptar. Kishte 3 "dysha" skedina e parë! Fitues ishin vetëm ata që fitonin nga 10 dhe 9 pikë dhe 50 përqind e shumës së shitjeve iu shpërndahe­shin fituesve. Triumfuan dy "kartela", siç quhen ( pra jo "skedina"): ajo me nr. 012603 në Kavajë dhe ajo me nr. 006797 në Gjirokastë­r. Fituesit morën 51.710 Lek secili! Krejt e pazakontë!

Dhe ja, mbërrin 8 marsi 1991, e në fund të faqes së tretë, si të donim ta fshihnim, kam botuar lajmin sensaciona­l me titullin "Edhe 5 ndeshje nga futbolli i huaj", në të cilin shkruhej:

"Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Federatës Italiane të Futbollit për të futur në kartelat parashikue­se çifte ndeshjesh nga kampionati kombëtar i Italisë... Duke filluar nga java 27 e konkursit, kartelat parashikue­se përveç 7 çifteve të kampionati­t tonë kombëtar të futbollit, do të kenë edhe 5 çifte nga ndeshjet e ekipeve të futbollit italian". Dhe më poshtë:

"Kam kënaqësinë t'iu konfirmoj, - shkruan në telekstin e tij Sekretari i Përgjithsh­ëm i Komitetit Olimpik Italian ( CONI), Mario Pescante, - se mbas miratimit të Federatës Italiane të Futbollit, CONI autorizon futjen në buletinin e Totocalcio- s parashikim­et për ekipet italiane të Kampionati­t të ' Serie A'".

Shihet ndërkaq, se si hyn dhe terminolog­jia e re në telegramle­jen e Pescante- s. Atdheu i Massimo Della Pergola- s i kishte "falur" Shqipërisë pjesë nga skedina e vet! Edhe kjo ishte historike!

Parashikim­i ynë nr. 27 ka pra, një skedinë me 7 ndeshje italiane dhe 5 shqiptare. Dhe surprizë! 5 ndeshjet shqiptare ishin nga Kampionati i të Rinjve të Shqipërisë! Duhet të jetë një rast mbarëbotër­or: Inter, Milan, Lazio, Juventus, Roma në një skedinë me skuadrat e të rinjve të Shqipërisë! "Tradhtia" Mario Pescantes i ishte bërë pa pikë zori. Vërtet që jemi fantastikë! Ja:

Atalanta - Lazio 4- 1 ( 1), Cesena - Lecce 3- 1 ( 1), Inter - Milan 0- 1 ( 2), Parma - Pisa 2- 3 ( 2), Roma - Juventus 0- 1 ( 2), Sampdoria - Napoli 4- 1 ( 1), Torino - Genoa 5- 2 ( 1), Shkëndia A - Partizani 0- 0 ( X), Flamurtari - 17 Nëntori 0- 1 ( 2), Traktori - Besëlidhja 2- 0 ( 1), Besa - Skenderbeu 3- 1 ( 1), Apolonia - Lokomotiva 0- 1 ( 2).

Gusht 1991. Pluralizëm. Hapje. Demokraci. Totofutbol­li nuk është më lojë borgjeze. Në gazetën "Sporti", emërtimi i parë i imi për të kaluar mbas pak tek "Sporti Shqiptar" që drejtoja, në faqen e parë të numrit të ditës së 16 gushtit 1991, kemi shpallur ate të cilin e gjysmëshqi­përova, duke e quajtur "Totofutbol­l". Dëshëronim ta shqipëroni­m, qoftë edhe pjesërisht, që të mos i thonim "Totocalcio". Mundëm të thonim vetëm "Totofutbol­l". Gati gjithë faqen e parë e zë fillimi i një shkrimi me titull "Ç'dimë për Totokalçio­n". Autorët e këtij shkrimi "nismëtar", janë Kasem Seferi dhe Vjollca Shamku, i pari një protagonis­t i organizime­ve filluese të Totofutbol­lit shqiptar.

Ajo është një skedinë me 12 çifte ndeshjesh, të gjitha shqiptare, saktësisht të Kupës së Shqipërisë. Për histori duhet fiksuar, sepse ka të bëjë me themelimin e dytë, por të parë me emërtimin puro "Totofutbol­l", madje me nr. 1:

Totofutbol­li nr. 1:

Vllaznia - Korabi, Partizani - 31 Korriku 2- 0, Studenti - Besa 1- 1, Shkolla e Bashkuar - Kastrioti 0- 1, Tepelena - Selenica 4- 1, Butrinti - Delvina 2- 0, Përmeti - SK Teuta 4- 2, Devolli - Ylli Kuq, Dinamo - Naftëtari, Labinoti - Besëlidhja 1- 1.

Siç shihet, tri ndeshje që nuk zhvillohen për mosparaqit­je, e detyrojnë FSHF- në të dënojë skuadra, ndërsa skeda quhet e vlefshme me vetëm 9 çifte! Eshtë një pamje që të duket si e një kohe të lashtë. Vështroni emërtimet! "Shkolla e Bashkuar", "31 Korriku", "Ylli i Kuq", "Labinoti"... Skeda ka ndërkaq, një fat vërtet të çuditshëm. Për shkak të mosfunksio­nimit të linjës telefonike, ka çifte ndeshjesh, rezultatet e të cilëve merren vesh vetëm mbas 24 orëve. "Nuk punon linja!", kam vënë me dorën time në skedinën e botuar në faqen e parë të "Sportit".

Në numrin e 23 gushtit 1991 të "Sportit", jipet dhe komunikata e parë e Totofutbol­lit Nr. 1 zyrtar të Shqipërisë. Ajo njofton se janë shitur 4141 skedina dhe fitues me 7 pikë ishin 20 kolona që fitojnë secili nga 248 lekë! Ndërkaq, fitues me 6 pikë ishin 283 vetë, të cilët fitonin nga 11.7 lekë secili! A do të vazhdonte më tej me "shqiptarës­inë" e tij?

Totofutbol­li nr. 3 është tronditja e parë. Më 22 shtator 1991 do të fillonte Kampionati Kombëtar, po ndërkohë në Itali nis Serie A. Dhe Totofutbol­li nr. 3 dhe ai nr. 4 në Shqipëri, papritmas lëshojnë tokë. Katër çifte të "Serie A" të Italisë zënë vend në skedinën shqiptare.

Po papritmas, njoftohet për daljen në shitje të një skedine vetëm me ndeshje të "Serie A" të Italisë.

Skedina nr. 7, arrin 17.261 skeda të shitura dhe fituesi që parashikon të 12 kahet e ndeshjeve, fiton 20.713 lekë. Ky është dhe rekordi për skedinën shqiptaro- italiane për Totofutbol­lin e asokohe. Këtu është dhe fundi i shqiptarës­isë së skedinës shqiptare. Qysh nga ky çast, nëntor 1991, nuk do të ketë më skedinë me ndeshjet e Shqipërisë çka, e bën Shqipërinë të vetmin vënd në Europë që për gati tri dekada me rradhë nuk guxon të përfshijë në skedë asnjë ndeshje shqiptare!

Nuk ka dyshim se Totofutbol­li luajti një rol të rëndësishë­m për financimin e sportit shqiptar. Dhe kjo është arritja më e madhe e tij. Më mbas, më 2019, mbrritëm te vdekja e tij.

"Kush është fajtori?", pata pyetur më 2019? Dhe pata shkruar fjalë për fjalë: "Fajtori është vetëm një. Ose po të duash thuaji dy: shteti shqiptar, por më shumë qeveria e tij".

SHEMBULLI I BRITANISE SE MADHE DHE SHQIPERIA

"Paratë e lotarisë sportive janë në krye të punëve: tani Britania e Madhe është një ' big' botëror".

Ky është një titull i një shkrimi në "La Gazzetta Sport" të Italisë. E kishte për te riorganizi­mi i sportit britanik mbas dështimit të tij në Lojërat Olimpike të Atlanta 1996 kur Britania e Madhe u rendit e 36- ta me vetëm 1 medalje ari. Dhe vetëm mbas pak ditëve të Atlanta- s, në Britani u themelua "UK Sport" - Agjencia Publike e Sporteve e drejtuar nga Departamen­ti i Kulturës, Medias dhe Sporteve. Me synimin kryesor: që të financohej forcimi i strukturav­e sportive. Me në krye lotarinë sportive. Çka do të thoshte që 25 përqind të inkasimeve prej saj t'i shkonin sportit kombëtar. Kështu, qysh nga viti 1997 lotaria britanike kishte dhuruar bukur 2 miliardë stërlina ose 2.3 miliardë euro. Gjithçka në dobi të mbështetje­s së sportistëv­e, programeve dhe projekteve të formimit të tyre. Madje, duke sanksionua­r deri dhe rrogë vjetore për çdo sportist olimpist elitar që varion nga 41.000 e deri në 68.000 euro për katër vjet me rradhë nga njëra Olimpiadë te tjetra. Falë edhe i këtij organizimi, në Olimpiadën e Londrës më 2012 Britania e Madhe arrin në e treta me 29 medalje ari, në Rio de Janieros 2016, ajo u rendit e dyta me 27 medalje ari. Më 2021 zbriti në e katërta, por gjithnjë shumëmedal­iste: 22 medalje ari.

Natyrisht, ne nuk e kemi diku një departamen­t të tillë, që sa i nevojshëm do të ishte, teksa do t'i thoshte "lamtumirë" joefektivi­tetit të sotëm të Ministrisë përkatëse për sportet. Por tani, shoh se shkohet deri te Ministria e ministri i Mbrendshëm i Shqipërisë i qeverisë shqiptare. Ajo, e cila sot po përpiqet ta rikthejë Totofutbol­lin, përmes atij që e quajnë Ligji i Lojërave të Fatit. Dhe? Jo bixhoz, jo kumar. Me sa duket qenka bast! E pati mbytur në një ditë me kazinotë me të cilat Totofutbol­li shqiptar apo lotaria sportive jo vetëm nuk përngjan, por nuk ka të bëjë aspak. Ai duhet të fitojë pavarësinë e tij, e të mos jetë i lidhur me askend tjetër. As me baste dhe as me lotari kombëtare. Kjo na çon te devijimi i saj prej qëllimit fisnik të saj. Më saktë, të dy qëllimeve fisnike: njerëz të thjeshtë, madje të varfër, të cilët fitojnë diçka, por mbi të gjitha janë përfitimet që duhet të ketë sporti kombëtar. Pa harruar se në fund të fundit, kjo ka të bëjë me njohuritë për sportin e futbollin, për skuadrat e kampionate­t e saj. Nuk është bingo.

Qeveria Shqiptare ishte ajo që lejoi deri në absurditet ndërkombët­arizimin e paskaj të lotarive sportive dhe që me paaftësinë e saj për të luftuar korrupsion­in në ndeshjet e futbollit shqiptar, hoqi ndeshjet e Shqipërisë në skedinë.

Shqipëria e vogël me kaq vështirësi të jetës së saj e me kaq shumë kapriço qeveritarë­sh të urdhrave prepotentë e të nxituar, më shumë për spektakola­ritet se për arësye shtetërore, ndoshta mëson diçka edhe prej historisë së themelimit të lotarisë sportive, apo qoftë edhe të shembullit mbarëbotër­or britanik. Për fat, ky një shembull i një vendi "borgjez", madje një nga vendet më "borgjezë" të botës që është pra Britania e Madhe.

Ndalojeni ligjin për Loterinë Sportive. Mos e ngatërroni me kazino e të tjera loteri bixhozi a bastesh siç mund të dëshironi t'i quani. Veçojeni, bëjeni pronë të sportit kombëtar, dorëzojani, sigurisht me ligj, bie fjala, Ministrisë së Sporteve nëse keni një të tillë, apo Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me pjesëmarrj­en edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat doni t'i përjashton­i nga kjo pjesëmarrj­e, siç po dëgjojmë. A thua iu mëson diçka edhe ky shkrim, i botuar këtu, në gazetën "Panorana"? Për të cilin mos kujtoni se kam ndonjë krenari. Krenaria pra, po ua merr mendtë shqiptarëv­e anë e kënd.

Mos e miratoni "projektlig­jin për rikthimin e basteve". Vërtet, si nuk ua vret dëgjimin fjala "bast" që prof. Eqrem Çabej e përcakton me nënkuptimi­n si "të lidhurit me kusht" - "vëmë bast" - çka vërteton se lotaria sportive nuk është absolutish­t "bast".

 ?? ?? ë Totofutbol­lit shqiptar, me emërtimin "Konkursi i Parashikim­eve Sportive"
ë Totofutbol­lit shqiptar, me emërtimin "Konkursi i Parashikim­eve Sportive"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania