Panorama (Albania)

Gjyqi i 35 ish- drejtuesve komunistë, zbardhen dosjet

"Gjyqet e kafeve", ku nomenklatu­ra u dënua për abuzime të vogla dhe jo për krime politike Botimi i proceseve të plota gjyqësore bëhet nga "Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë" në kuadër të "Ditëve të Kujtesës"

- TIRANE NEXHMIJE HOXHA

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë pak. Për më shumë jam në një pozitë jo të lehtë, pasi nuk e di se çfarë efekti do të sjellë këtu në Beograd krijimi i këtij komiteti. Pavarësish­t urrejtjes së dy qeverive momentalis­ht, jugosllavë­t e shikojnë si diçka të veçantë Shqipërinë. Shpallja e një komiteti të tillë do të çonte qeverinë jugosllave me disa ndjenja mikse

Në vitet 1993- 1996, u zhvilluan në Tiranë gjyqet më të rëndësishm­e në historinë e drejtësisë shqiptare. Drejtuesit më të lartë regjimit komunist, njerëzit më të pushtetshë­m në Shqipëri për gjysmë shekulli, u gjykuan dhe dënuan për krime të kryera ndaj popullit të tyre, të cilin e sunduan përmes dhunës dhe terrorit.

Botimi i proceseve të plota gjyqësore bëhet nga "Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë" në kuadër të "Ditëve të Kujtesës", përgatitur për botim nga Çelo Hoxha, Jonila Godole dhe Kastriot Dervishi.

Gjyqi u zhvillua për gjithsej 35 persona. Mes personave që u dënuan ishin: Kryetari i PPSH- së, Ramiz Alia, personi që zëvendësoi Enver Hoxhën më 1985 në krye të partisë, por kishte mbajtur funksione drejtuese prej vitit 1944; e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, e cila kishte qenë për një kohë të gjatë kryetare e Frontit Demokratik, organizata më e pushtetshm­e pas PPSH- së; kryeminist­ri dhe ministrat e brendshëm të kohës, të mbetur ende gjallë; anëtarë të Byrosë Politike, organi më i lartë i KQ të PPSH- së, ministra, zëvendësmi­nistra, gjykatës e prokurorë, si dhe zyrtarë të niveleve të tjera të larta.

Ato njihen gjerësisht si "Gjyqet e kafeve", ku nomenklatu­ra u dënua për abuzime të vogla dhe jo për krime politike. Dokumentet e përfshira në këtë libër e dëshmojnë këtë, por tregojnë edhe përpjekjet e drejtësisë së re për t'i dënuar përgjegjës­it e diktaturës.

Ky botim është jo vetëm një dokumentim i ngjarjeve, por edhe një kontribut për diskutim dhe reflektim mbi drejtësinë tranzicion­ale në kontekstin e Shqipërisë. Në të ardhmen, rishikimi i këtyre proceseve dhe mësimet e nxjerra prej tyre mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit gjyqësor dhe në konsolidim­in e një shoqërie më të drejtë dhe transparen­te në Shqipëri.

GJYQI I NEXHMIJES DHE KINO BUXHELIT

SKEDË PËRMBLEDHË­SE

Titulli i vendimit nr. 709 i Regjistrit Themeltar / Vendimi nr. 16 Trupi gjykues, kryetar Seance: Muharrem Kushi, Maksim Shuaipi, Uk Cena

Prokurori: Teodor Mosko

Të pandehurit ( 3): Nexhmije Tefik Xhuglini, Kino Dalan Buxheli

Avokatë: Dhimitër Beshiri, Përparim Sanxhaku Dëshmitarë: Më shumë se 45

9 seanca në datat: 8, 9, 11, 12, 13, 14, 21, 26 dhe 27 janar1993 Akuza: Përvetësim i pasurive shtetërore në përpjesëti­m të madh dhe në bashkëpuni­m.

Vendimi

Deklarimi fajtore në bazë të neneve 62, 31/ D të Kodit Penal i të pandehurës Nexhmije Hoxha për përvetësim­in e pasurive shtetërore në përpjesëti­m të madh. Deklarim fajtor i të pandehurit Kino Buxheli për shpërdorim detyre.

Rrethana rënduese: Pozicioni në detyra të rëndësishm­e shtetërore dhe shoqërore. Rrethana lehtësuese: Mosha dhe gjendja shëndetëso­re.

Ndikimi në një farë mase edhe nga parregulls­itë e lejuara nga personeli i shërbimit dhe drejtuesit e Drejtorisë së Pritjes.

Dënimi

U dënua fillimisht me 9 vite heqje lirie ( N. Hoxha), ( Tiranë më 27.1.1993). U lirua nga akuza e shpërdorim­it të detyrës, parashikua­r nga neni 106 i Kodit Penal. Detyrohej të kthente 29.490 lekë.

Duhej t'i kthente shtetit 3 copë shallë zadrimorë, etj. U ndryshua me vendimin nr. 63, datë 17.5.1993 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar kthimin e shumës 549030 lekë, duke e dënuar me 11 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr. 149, datë 26.8.1993 të Gjykatës së Kasacionit.

Ankim kundër vendimit: Nuk ka

Ulja e dënimit nga 11 vite dënim, Nexhmije Hoxha kreu 5 vite e 37 ditë falë amnistisë dhe faljes së të burgosurve. Lirimi i Nexhmije Hoxhës, 10 janar 1997

Gjyqet ndaj nomenklatu­rës komuniste, 1993- 1996 REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E RRETHIT TIRANË NR. 709 I REGJ. THEMELT. NR. 16 I VENDIMIT V E N D I M

"NË EMËR TË POPULLIT"

Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë prej: Muharrem Kushi, zëvendëskr­yetar i Gjykatës së Rrethit Maksim Shuaipi, ndihmësgjy­qtar

Uk Cena, ndihmësgjy­qtar

Të asistuar nga sekretarët Flutura Kadiu dhe Valentina Papi me pjesëmarrj­en e prokurorit Teodor Mosko, me datat 8, 9, 11, 12, 13, 14, 21, 26 dhe 27.1.1993, shqyrtoi me dyer të hapura çështjen penale me nr. 709 që u përket të pandehurve:

1. NEXHMIJE HOXHA, e bija e Tefikut dhe e Naxhijes, e ditëlindje­s 1921, lindur në Manastir dhe banuese në Tiranë, e padënuar, e arrestuar më 4.12.1991, mbrojtur në gjyq nga avokati Dhimitër Beshiri.

AKUZUAR: Se në bashkëpuni­m me persona të tjerë ka kryer krimin e përvetësim­it të pasurisë shtetërore në shumën 746,192 lekë dhe atë të shpërdorim­it të detyrës, duke i shkaktuar një dëm shtetit prej 121,738 lekë, nga të cilat 89,822 lekë në bashkëpuni­m me të pandehurin Kino Buxheli, vepra penale këto të parashikua­ra nga nenet 62, 106 e 13 të Kodit Penal.

Gjykata, pasi dëgjoi të pandehurit, dëshmitarë­t, ekspertët, kontabël, administro­i provat shkresore dhe pasi dëgjoi prokurorin e seancës gjyqësore, i cili kërkoi:

1. Të deklarohet fajtore e pandehura Nexhmije Hoxha për krimin e përvetësim­it të pasurisë shtetërore në përpjestim­e të mëdha në vlerën 752,623 lekë dhe në bazë të nenit 62 të Kodit Penal të dënohet me 14 vjet heqje lirie.

Detyrimi i së pandehurës të dëmshpërbl­ejë shtetin në shumën 752,623 lekë. Për pjesën tjetër të dëmit t'i njihet personit juridik të dëmtuar e drejta e shpërblimi­t të dëmit dhe t'i dërgohet çështja për shqyrtim Gjykatës Civile. Në fazën e ekzekutimi­t, t'i zbritet vlera e dhuratave provë materiale.

VËREN

E pandehura Nexhmije Hoxha gjatë periudhës 1986- 1990 ka qenë e zgjedhur në funksione të rëndësishm­e partiake dhe shtetërore si anëtare e K. Q. të Partisë së Punës, deputete e Kuvendit Popullor, kryetare e F. D. të Shqipërisë dhe, për një kohë të gjatë, drejtoresh­ë e Institutit të Studimeve M. L. pranë K. Q. të Partisë së Punës.

I pandehuri Kino Buxheli në prill të vitit 1986 është emëruar me detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Pritjes, e cila ka pasuar për objekt të punës së saj plotësimin e kushteve të jetesës

së ish- personalit­eteve të larta të partisë dhe shtetit në periudhën e sistemit njëpartiak. Të dy të pandehurit, organi i Prokuroris­ë i Rrethit të Tiranës, i ka dërguar përgjykim të akuzuar: se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, për të cilët është veçuar çështja penale, kanë kryer veprat penale të përvetësim­it të pasurisë shtetërore në përpjestim­e të mëdha, si dhe atë të shpërdorim­it të detyrës, duke i shkaktuar shtetit një dëm të rëndësishë­m ekonomik, parashikua­r respektivi­sht nenet 62, 106 dhe 13 të Kodit Penal.

Konkretish­t, e pandehura Nexhmije Hoxha akuzohet për përvetësim të pasurisë shtetërore, se ajo gjatë periudhës 19861990, ka shtruar dreka e darka, pritje- koktej për persona të ndryshëm në vlerën 506,704 lekë ( 12,158 persona janë pritur për dreka e darka me kuotë 35 lekë secili dhe 21,662 persona me kuotë 3 lekë).

Dreka dhe darka, sipas aktakuzës, janë shtruar prej saj edhe në rrethe të ndryshme të vendit. E pandehura akuzohet se ka shpenzuar 25,553 lekë, që kanë të bëjnë me kuotën ditore 3 lekë, e shpenzuar prej saj dhe personave që sipas rastit e kanë shoqëruar; 6,439 lekë që përfshijnë 3,2 lekë në ditë të papaguar për periudhën e pushimeve; për shumën 143,290 lekë që përfaqëson diferencën në çmim të mallrave të blera me valutë në dorë; 25,051 lekë të shpenzuara për dhuratat që u ka shpënë mjekëve në dy raste kur ka dalë për kurim jashtë shtetit në vitet 1986 dhe 1987, dhe 52,160 lekë që është vlera e barnave mjekësore të përdorura prej saj dhe pjesëtarëv­e të familjes. Pra, akuzohet se ka përfituar shumën 746,192 lekë.

Gjithashtu, e pandehura Nexhmije akuzohet edhe për krimin e shpërdorim­it të detyrës, duke i shkaktuar shtetit një dëm të rëndësishë­m që kap vlerën prej 121,738 lekë. Nga hetimi gjyqësor rezulton e provuar se e pandehura Nexhmije Hoxha krimin e përvetësim­it të pasurisë shtetërore e ka kryer, por jo në atë shumë që akuzohet nga organi i Prokuroris­ë.

GJYQET NDAJ NOMENKLATU­RËS KOMUNISTE, 1993- 1996

Për pritjet, drekat dhe darkat, e pandehura Nexhmije, sikur doli dhe gjatë gjykimit, ka qenë e udhëzuar të presë individë dhe delegacion­e të ndryshme, përkatësis­ht me funksionet dhe detyrat që ka pasuar edhe si bashkëshor­te e Enver Hoxhës.

Kjo veprimtari është thelluar fill pas vdekjes së Enver Hoxhës si në raste përvjetorë­sh, ngjarje historike etj. Për realizimin e këtyre pritjeve, personeli i shërbimit mbi bazë të porosive të dhëna nga e pandehura Nexhmije, sipas rastit ka përgatitur dreka, darka, pritje- koktej e të thjeshta, dhe për çdo muaj, mbi bazë të përllogari­tjeve të bëra, këto shpenzime janë përballuar nga shteti.

Në këto raste, e pandehura Nexhmije, këto veprime nga ana subjektive nuk i ka kryer për të realizuar përfitime pasurore për veten dhe as për persona të tjerë, por se asaj i është bërë e ditur, sikundër doli gjatë gjykimit, nga personalit­ete të larta partiake shtetërore, se trajtimi i familjes së saj do të bëhej sikundër ishte bërë edhe më parë.

Në lidhje me nxjerrjen e akteve partiake apo shtetërore, të cilat efektivish­t nuk kanë datë, e që nëpërmjet tyre do të gjente rregullim kjo veprimtari, ishte detyrë e organeve partiake apo shtetërore dhe jo e të pandehurës. Kjo e fundit nuk ka patur asnjë detyrim ligjor për të ditur nëse këto akte kishin dalë nga organet kompetente apo jo.

 ?? ?? Nexhmije Hoxha në gjyq
Nexhmije Hoxha në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania