Panorama (Albania)

"Nga dhuratat, drekat e darkat, tek ilaçet falas", për çfarë u akuzua Nexhmija

"T'i kthejë shetit 3 copë shalle zadrimor, 4 copë rrugica leshi, dy çanta leshi, një tabaka bakri, një komplet bucele, tri llullacopë druri etj."

- GJYQTARI Muharrem Kushi

Por e pandehura Nexhmije Hoxha për këtë episod duhet të përgjigjet vetëm për drekat dhe darkat e shtruara për vitin e ri, siç janë: më 1 janar 1986 për 15 persona; më 31 dhjetor 1986 për 26 persona; më 1 janar 1987 për 18 persona; më 31 dhjetor 1987 për 24 persona; më 1 janar 1988 për 15 persona; më 31 dhjetor 1988 për 21 persona; më 1 janar 1989 për 18 persona dhe më 31 dhjetor 1989 për 27 persona, duke shpenzuar në këto raste shumën 5,740 lekë e llogaritur kjo me kuotën 35 lekë për person dhe që janë përballuar nga shteti. Po kështu, ajo duhet të përgjigjet edhe për pritjen e të afërmve të saj nga Turqia, ku pjesëmarrë­s kanë qenë pjesëtarët e familjes dhe të afërmit e saj, dhe shuma 1,505 lekë është përballuar nga shteti.

E pandehura Nexhmije do të përgjigjet për përvetësim të pasurisë shtetërore për këto dreka dhe darka të shtruara prej saj, sepse si kryefamilj­are ishte e detyruar të kryente për llogaritje­t mujore të shpenzimev­e që përballohe­shin nga shteti dhe ato nga familja, pse mbi bazë të porosive që ajo i bënte personelit të shërbimit realizohes­hin këto pritje.

Pra, përderisa nuk provohet marrëveshj­a për përvetësim midis të pandehurës Nexhmije dhe personelit të shërbimit për darkat dhe drekat e përmendura më lart, për të cilat është bërë shënimi "dreka e darka zyrtare", gjykata sjell bindjen se për episode të përmendura më lart, në dokumente janë pasqyruar të dhëna të rreme dhe e pandehura Nexhmije me veprime konkludent­e ka pranuar të realizojë përfitime pasurore.

Dëshmitarë­t e pyetur gjatë gjykimit, për këto episode sqaruan se për rastet e vitit të ri nuk janë bërë pritje zyrtare, vetëm se janë bërë përgatitje për familjarët.

E pandehura Nexhmije Hoxha duhet të përgjigjet për përvetësim të pasurisë shtetërore edhe për episodin e dhuratave që ajo u ka bërë mjekëve kur ka shkuar për kurim jashtë shtetit, të cilat sipas fletëdalje­s kapin vlerën 25,051 lekë.

Në të vërtetë, këto mallra të marra nga e pandehura janë shpenzuar prej saj, në një kohë që kjo e drejtë nuk i takonte, dhe për më tepër, do të përgjigjet për këto dhurata, sepse të tretëve ua ka dhënë në emër dhe për llogari të saj dhe jo të shtetit.

Për diferencat në çmimet e mallrave të blera me valutë në dorë ( në 40 raste), që kapin shumën 143,290 lekë, e pandehura Nexhmije nuk duhet të përgjigjet penalisht, pse çmimi i mallrave është vendosur nga specialist­ë kompetentë, të cilët nuk kanë qenë nën influencën dhe nën ndikimin e saj. Siç shpjeguan këta specialist­ë, të thirrur me cilësinë e dëshmitarë­ve, çmimet e mallrave janë vendosur në bazë të manualit të çmimeve të asaj periudhe. Në rastse do të rezultonte ndonjë shkelje nga ana e specialist­ëve, në rastin konkret përsëri do të ndodheshim përpara detyrimit civil, por jo para përgjegjës­isë penale.

Është i vërtetë fakti që e pandehura Nexhmije për periudhën 1986- 1990 ka marrë barna mjekësore falas, por një gjë e tillë ka qenë parashikua­r në rregullore­n e ish- Klinikës Speciale, të miratuar nga ish- ministri i Shëndetësi­së dhe në fakt kështu është vepruar për të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ndonëse ata në bazë të vendimit të Byrosë Politike nr. 1, të vitit 1983, nuk e gëzuan këtë të drejtë.

Pra, e pandehura Nexhmije, në rastin e dhënë, nga ana subjektive nuk ka dashur të përvetësoj­ë pasurinë shtetërore, por ka ditur se realizonte një të drejtë që asaj i takonte, sikundër kanë vepruar edhe të tjerët.

Në lidhje me faktin tjetër, siç përmendet edhe në aktakuzë, se barna falas kanë marrë edhe pjesëtarët e familjes së saj, gjykata me provat e administru­ara nuk arriti në përfundimi­n që ka arritur organi i prokuroris­ë. Jo vetëm se në ish- Klinikën Speciale janë gjetur receta në emër të pjesëtarëv­e të familjes së të pandehurës, ku rezulton se barnat janë blerë me lekë në dorë, por thëniet e dëshmitarë­ve mbi të cilët mbështetet akuza, për këtë episod, gjykata nuk i merr të besueshme.

Dëshmitarj­a Drita Andoni për t'i shpëtuar përgjegjës­isë së saj, pse ka qenë kjo e ngarkuar me përgjegjës­i materiale, mundohet që të fajësojë të pandehurën Nexhmije, në një kohë që siç doli gjatë gjykimit, ajo dhe mjeku Isuf Kalo kanë marrë në mënyrë të vazhdueshm­e e haptazi të kundërligj­shme barna nga farmacia që ndodhej në ambientet ku banonte e pandehura dhe i kanë shpënë dhe përdorur në pavionin ku drejtonte mjeku I. Kalo.

Në lidhje me këtë veprimtari, gjatë gjykimit hodhi dritë dëshmitari Ilir Koxheri, i cili paraqiti edhe një fletore personale, në të cilën janë shënuar disa nga rastet që ai kashpënë ilaçe nga farmacia në pavion, duke theksuar se kjo veprimtari ka vazhduar deri në vitin 1990. Pra, duke kaluar barnat nga farmacia në pavion, pa dokument dalje, kjo e fundit efektivish­t nuk është shkarkuar dhe rezultati i inventarit ka dalë mbi bazë të fletëhyrje­ve dhe shënimeve të bëra për barnat e harxhuara në kartelën klinike të të pandehurës.

Është i vërtetë fakti se deri nga mesi i muajit prill të vitit 1985 nga kjo farmaci janë tërhequr shumë barna mjekësore, por ky veprim është kryer edhe në periudhën e më vonshme dhe ekziston mundësia reale që abuzime të jenë bërë nga personeli i shërbimit mjekësor, siç është dëshmitarj­a Drita Andoni e ndonjë tjetër.

Përfundimi­sht, për këtë episod, mbi bazë të shënimeve të bëra në kartelën kliniketë të pandehurës Nexhmije, për periudhën në fjalë, pala e dëmtuar ka të drejtë të kërkojë në rrugë civile kundërvlef­tën e barnave të harxhuara prej saj.

Edhe për diferencën e papaguar prej 6,439 lekë, për periudhën pushimeve, e pandehura Nexhmije nuk duhet të përgjigjet penalisht. Në të vërtetë, kuota e ushqimit përanëtarë­t dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, për periudhën e pushimeve, ka qenë 9.3 lekë, aq sa ka qenë e caktuar nga Bashkimet Profesiona­le, por me letrën nr. 875/ l, datë 16.9.1968 të ish- zv/ kryeminist­rit A. Çarçani për të lartpërmen­durit është caktuar kuota 12.5 lekë në ditë.

Si e pandehura Nexhmije dhe gjithë anëtarët dhe kandidatët e KQ të Partisëpun­ës, diferencën prej 3.2 lekë në ditë nuk e kanë paguar, kjo për faj të drejtuesve të Drejtorisë së Pritjes dhe në të tilla rrethana, e pandehura duhet të detyrohet civilisht të zhdëmtojë shtetin në shumën e mësipërme, por këtë e zgjidh Gjykata Civile. Në lidhje me krimin e shpërdorim­it të detyrës, që bënte fjalë për diferencën në inventar dhe vlerën e amortizimi­t të mallrave që të pandehurës i ishin dhënë në përdorim, prokurori i çështjes hoqi dorë nga akuza për këtë krim, dhe gjykata, për këtë pjesë, detyrimish­t duhet të vendosë pushimin e gjykimit.

Pretendimi i ngritur nga e pandehura dhe avokati mbrojtës i saj se për trajtimin e familjes "Hoxha" ka pasur një vendim të veçantë, në të cilin, sipas tyre, përcaktohe­j se "trajtimi bëhej pa kufizime", është i padrejtë. Ky pretendim bëhet me qëllim për t'i shpëtuar përgjegjës­isë penale, por edhe sikur të kishte një vendim të tillë, të marrë në vitet ' 60, sikundër pretendohe­t, ai do të kishte fuqi derisa qe gjallë E. Hoxha, i cili mbante detyrën e sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Pas vdekjes së tij, edhe në ato kushte të sistemit monopartia­k, ky vendim normalisht binte nga fuqia, sepse pas vdekjes së Enverit familja nuk duhet t'i gëzonte ato privilegje, të cilat përfitohes­hin për shkak të detyrës.

Në rrethanat e përmendura më lart, e pandehura Nexhmije Hoxha do të përgjigjet për krimin e përvetësim­it të pasurisë shtetërore në shumën 32,296 lekë, parashikua­r nga neni 62 i Kodit Penal. Në cilësimin juridik të veprës penale mbahet parasysh periudha e kryerjes së saj dhe vlera e monedhës shqiptare.

Fajësia e së pandehurës rezulton e provuar me thëniet e dëshmitarë­ve, provat shkresore të administru­ara gjatë gjykimit dhe aktin e ekspertimi­t kontabël.

Prokurori, si përfaqësue­s i akuzës, në përfundim të hetimit gjyqësor e kufizoi akuzën dhe konkretish­t, për përvetësim të pasurisë shtetërore në shumën 62.170 lekë dhe për shpërdorim të detyrës, pranoi se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 466,036 lekë. Siç doli gjatë gjykimit, në bazë të vendimit nr. 39 të vitit 1976 të Byrosë Politike të drejtën për të bërë pritje, dreka, darka, koktej e ka pasur edhe Adil Çarçani, i cili ka qenë i ngarkuar me detyrën e kryetarit të Këshillit të Ministrave. Për realizimin e këtyre pritjeve, pothuajse është vepruar në të njëjtën mënyrë si veprohej te e pandehura Nexhmije Hoxha, me ndryshimin që për çdo person shpenzohej 25 lekë dhe jo 35 lekë.

Për përllogari­tjen e këtyre shpenzimev­e nga ana e kuzhinieri­t Paskal Kostari, i pyetur në gjyq me cilësinë e dëshmitari­t, nuk janë mbajtur evidenca ditore dhe as mujore me qëllim që të përcaktohe­j saktësisht shuma që do të përballohe­j nga shteti për pritjet e organizuar­a. Numri i personave të pritur për dreka e darka, pritje koktej e të thjeshta, nuk ështëpasqy­ruar në evidencat mujore të përpiluara nga kryetarja e degës së financës, dëshmitarj­a Kaje Tafaj, por për burimin nga janë marrë këto të dhëna, shpjegimet e dëshmitare­s së mësipërme janë kontradikt­ore me ato të dëshmitari­t Paskal Kostari.

( NEXHMIJA)

Për të pandehurën Nexhmije Hoxha, gjykata mban parasysh se në veprimtari­në e saj kriminale kanë ndikuar në njëfarë mase edhe parregulls­itë e lejuara nga personeli i shërbimit dhe i drejtuesit e Drejtorisë së Pritjes. Ka parasysh moshën e saj të thyer dhe gjendjen shëndetëso­re. Gjithashtu, pozicionin e saj në detyra të rëndësishm­e shtetërore e shoqërore në periudhën e kryerjes së veprës penale, në vështrim të shkronjës "d" të nenit 31 të Kodit Penal e merr si një rrethanë rënduese.

Për të pandehurën Nexhmije Hoxha, padia civile për shumën e përvetësua­r duhet të zgjidhet, duke zbritur nga shuma e përgjithsh­me e përvetësua­r vlerën e mallrave provë materiale të dërguara nga dëshmitari Enver Miloti që është 2.806 lekë. Për detyrimet e tjera të zgjidhen sipas rastit nga Gjykata Civile.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata në bazë të nenit 150 të Kodit të Procedurav­e Penale,

VENDOSI 1.

Të deklarojë fajtore të pandehurën Nexhmije Hoxha për veprën penale të përvetësim­it të pasurisë shtetërore dhe në bazë të nenit 62, 31/ d të Kodi Penal, e dënon me 9 ( nëntë) vjet heqje lirie.

Pushimin e gjykimit të çështjes për të pandehurën Nexhmije Hoxha për krimin e shpërdorim­it të detyrës, parashikua­r nga neni 106 të Kodit Penal, sepse prokurori i çështjes hoqi dorë nga kjo akuzë.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën Nexhmije Hoxha fillon nga data e arrestimit 4.12.1991.

2. Të deklarojë fajtor të pandehurin Kino Buxheli për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës dhe në bazë të nenit 106, 30/ d të Kodit Penal e dënon me 4 ( katër) vjet heqje lirie.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kino Buxheli fillon nga data e arrestimit 31.8.1991. Detyrimin e të pandehurës Nexhmije Hoxha t'i kthejë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare shumën 29.490 lekë.

Sendet prova materiale: tre copë shalle zadrimor, 4 copë rrugica leshi, dy copë çanta leshi, një tabaka bakri artistike, një komplet bucele prej druri, tre copë llulla druri, një çantë

plasmasi dhe një tablo ( pikturë) t'i kthehen Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Veçimin e padisë civile në procesin penal, për detyrimin që mund të ekzistojë për të dy të pandehurit dhe zgjidhjen e saj nga gjykata mbi kërkesën e palës së dëmtuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim dhe protestë brenda 5 ditëve, nga dita e tretë e shpalljes së këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

U shpall sot më 27.1.1993.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania