Panorama (Albania)

Nxhehet gjakrat mes Eglës dhe Julit, dy kolegët ofendime me përmbajtje seksuale

-

Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër mëngjesin e djeshëm në "BBVIP". Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq konkurrent­in, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra. "Po ik ore se ke 20 vjet që s'kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha", iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdojë të ulë femrat, duke iu kërkuar që t'ia mbajnë me dorë në banjo. "Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë me femrat. Ik ore gjë e ndyrë. Kujdes rrylin, rrylin. Tek ti audicion unë, ke pa ëndërr more? Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjo, ky je ti dhe më thua ti mua perverse. Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë", u shpreh me tone të larta Egla. "Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pislliqet nga më të ndryshmet. Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoh­eni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu. Po ik ore se ke 20 vjet që s'kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri, nga filmat dhe nga të gjitha. Ke ardhur tek unë që të bësh audicione dhe të kam nxjerrë jashtë. Po, po thuaja njerëzve të vërtetën se ke ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografi­ke dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën. Ik o Egla, ik. Tani do e shikosh Shkodrën ti", u shpreh i revoltuar Juli. Përplasja mes dy aktorëve

Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulë­s në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën. Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij mbrëmë do i thoshte që "mos u merr me Sarën", ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhëni­en me të. "Edhe nëse do më kishte thënë motra ' jo, ajo goca jo', prapë do kishim vazhduar dhe do ia kishim dëshmuar jashtë. ka nisur që në natën e parë të "Big Brother" dhe duket se ka vijuar edhe në ditët në vijim. Pas dasmës së Meritonit dhe Ilnisës në "Big Brother VIP", banorët kanë shijuar atmosferën e krijuar në shtëpi. Teksa ata po bisedonin me njëri- tjetrin, në një moment, Jul Deda i ka kërkuar Eva Cenos që t'i thotë se është gjigant dhe fituesi i "Big Brother VIP", ndërsa mesa duket aktorja e ofendoi atë. "Më thuaj që je gjigant dhe fituesi", tha Juli. "Je gjigant dhe fituesi i k… këpucës time", u shpreh ajo, ndërsa aktori i çuditur nga përgjigjia e banores ka shpërthyer në të qeshura. Sakaq, debati i pak javëve më parë për brekët mes dy aktorëve, Julian Deda dhe

Egla Ceno, ka vazhduar edhe gjatë spektaklit të "Big Brother VIP". Aktori Deda mësoi se kolegia e tij i kishte përmendur edhe gruan. Kjo e preku atë duke e quajtur Eglen njeri me 16 fytyra, ndërsa i shpreh se nuk do të ketë me asnjë komunikim me të. Nga ana tjetër, Egla i kërkoi falje bashkëshor­tes së Julit, që e kishte përmendur, por edhe publikut, ndërsa i qëndroi mendimit me aktorin. "Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafuar, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege imja, për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt, nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri te familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhëni­e me të", u shpreh Juli për kolegen e tij. "Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor", vijoi nga krahu tjetër Egla.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania