Panorama (Albania)

Turam rikthehet në Madrid, vjen ora e Kristjan Asllanit

-

Markus Turam mund të luajë në ndeshjen e kthimit kundër Atletikos së Madridit në Spanjë. Ose më mirë, ky është objektivi që ka lojtari dhe parashikim­i i bërë pas ekzaminime­ve të bëra ditën e djeshme. Francezi ka një zgjatim të aduktorit të kofshës së djathtë. Parashikim­et kanë patjetër një marzh gabimi, por për këtë lloj problemi pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 15- 20 ditë. Për momentin Interi nuk ka ndërmend aspak që ta rrezikojë apo ta forcojë lojtarin për t'u rikthyer sa më shpejt. Objektivi maksimal është që ta ketë gati 100% për duelin e 13 marsit në Madrid. Për ta bërë këtë, do të ishte ideale që ta kenë gati për pak minuta ndaj Bolonjës në kampionat. Në këtë mënyrë, ai do të humbasë 3 ndeshjet e radhës: Leçe, Atalanta dhe Xhenoa. Për këto duele do të ketë hapësirë për Arnautoviç dhe Sançez.

ASLLANI- Mirëpo ndryshimet në sulm nuk janë të vetmet që do të bëjë trajneri Inzagi në prag të ndeshjes me Leçen. Sfidat janë të ngjeshura dhe shumë afër njëratjetr­ës, prandaj pak pushim duhet edhe për mesfushorë­t. Kristjan Asllani pritet që të marrë një fanellë titullari përpara mbrojtjes ashtu si Davide Fratezi në vendin e Barelës ose Mkitarian. Kjo mbetet për t'u parë. Asllani u përfol që do të luante nga minuta e parë edhe në sfidën kundër Salernitan­ës, por trajneri ndryshoi mendje për të luajtur me titullarët. Ky është një shans i mirë për Asllanin që po stërvitet për të qenë gjithmonë i gatshëm për trajnerin dhe për skuadrën kur ajo të ketë nevojë. Po ashtu, pritet që edhe në krahët e mesfushës të ketë ndryshime. Karlos Augusto pritet të luajë titullar. Ende e paqartë është situata për mbrojtjen, nëse do të ketë ndryshime apo do të luajë treshja Pavar- AçerbiBast­oni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania