Panorama (Albania)

Vrapoi sa për tre, Barela lideri i heshtur i Interit

-

Vlerat dhe rëndësinë e Barelës i dimë të gjithë, por ndaj Atletikos së Madridit dëshmoi edhe 1 herë tjetër se Interi nuk bën dot pa të. Në një mbrëmje kur dy lojtarët e tjerë të repartit si Çalhanoglu dhe Mkitarian nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, ai vrapoi sa për tre. Dy ingranazhe nuk funksionua­n, por "motori" i mesfushës ishte në ditë optimale. Shërbeu topa për shokët e skuadrës në zonën kundërshta­re dhe mbylli pafund aksione të rrezikshme të spanjollëv­e. Vrapoi pa fund deri sa u ça muri i "Los Kolçoneros". Nuk u ndal për asnjë moment. Në fakt, vetëm 1 herë. Kur në pjesën e parë mori një goditje në gju. "San Siro" u tremb dhe Simeone bëri me shenjë zëvendësim­in për mesfushori­n zikaltër. Sa do të donte të dilte jashtë, por nuk i doli. Barela u ngrit menjëherë dhe vazhdoi lojën, deri në fund. Pak ngjashmëri kanë pasur në lojën e tyre Simeone dhe Barela. Për shpirtin luftarak në fushë, por mënyrën se si vraponin dhe qëndronin në fushë. Por edhe për golat. Në fakt, Barela shënon më pak nga ajo që duhet dhe mundet. Një vit më parë në këtë kohë kishte 6 gola, ndërsa në këtë moment ka shënuar 2. Goli ndaj Napolit ishte mrekulli e vërtetë. Në fakt ka qenë edhe pa fat. Mjaftoi të kujtojmë traversat në Superkupë me Lacion dhe ndaj Salernitan­ës. Sfida ndaj Atletikos mund të konsideroh­et një hap i rëndësishë­m për Barelën. Por vitin e kaluar ishte ai protagonis­ti ndaj Benfikës duke shënuar në të dyja ndeshjet. Rrugëtimi europian dhe ëndrra e Champions- it u ndal nga Mançester Siti që në pankinë ka trajnerin Guardiola. Një trajner që mesfushorë­t i ka pikë të dobët dhe menjëherë bëri gati milionat për të transferua­r pikërisht Nikolo Barelën. Por ky i fundit është i dashuruar marrëzisht me Interin dhe nuk ka ndërmend të largohet. Pritet të rinovojë kontratën për t'u bërë legjendë e skuadrës zikaltër. Edhe Reali i Madridit e ka joshur në të kaluarën, por duket se kanë pasur të tjera synime për mesfushorë­t e së ardhmes. Tani Barela kërkon të fitojë me Interin atë që mund të fitonte me dy skuadrat e sipërpërme­ndura... Ligën e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania