Panorama (Albania)

PD, padi ndaj policisë për dhunimin e protestues­ve

Gjykata vendos “Detyrim paraqitje” për 4 protestues­it e 20 shkurtit Bardhi: Janë rrahur protestues­it nga policia. Reagon Balla: Askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër Policisë së shtetit

- VALENTINA MADANI

Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për protestues­it e ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë protestës së thirrur nga grupimi i “R i t h e m e l i m i t ” ditën e martë në mbrëmje.

Ata akuzohen se kanë hedhur molotovë, flakadanë dhe kapsolla në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila ishte rreshtuar përballë institucio­nit të Këshillit të Ministrave. Gjykata, pasi u njoh me pretendime­t e Prokuroris­ë dhe palës mbrojtëse, vendosi ndaj katër protestues­ve të ndaluar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Bëhet fjalë për Kindi Tolin, Andrea Malian, Bledar Kolën, Ismet Stefanis. Ndalimet e protestues­ve u realizuan nga strukturat e Komisariat­it të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç. Ndërkohë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç. Seanca në gjykatë u ndoq edhe nga deputetë të Rithemelim­it.

AKUZAT

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, foli dje për mediat para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, ku 4 të rinjtë e arrestuar pas protestës së opozitës, u njohën me masat e sigurisë. Ai denoncoi se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestues­ve dhe për këtë ka kallëzuar dhe ankimuar tek Autoriteti i Mbikëqyrje­s Policore, veprimtari­në e policisë. Ai njoftoi se është dorëzuar një kallëzim penal dhe ankimim në AMP, në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë

ndaj protestues­ve të shoqëruar. “Gjykata vërtetoi sot që Andrea, Kindi, Ismeti dhe Bledari ishin për rreth dy ditë të marrë peng nga policia, si të burgosur politikë të regjimit të Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre pro

testuesve të arrestuar, të marrë peng për rreth 2 ditë. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal dhe një ankesë në AMP”, tha Bardhi. “Dua secilit prej tyre t’i bëj një paralajmër­im publik që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës do të duhet

të respektojë ligjin. S’kanë bërë rezistencë, janë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat dhe brenda dhomave, do të duhet të mbajnë përgjegjës­i personale. Janë identifiku­ar me emër, janë 3 punonjës, dy të grupit që i ka shoqëruar dhe një tjetër punonjës i komisariat­it. Dy kanë

shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe dy të tjerët kanë fraktura në trup nga dhuna që ka ushtruar Policia e Shtetit me urdhër politik nga zinxhiri komandues”, - u shpreh Bardhi.

REAGIMI

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas paralajmër­imit të kreut të grupit të opozitës, Gazment Bardhi, se do të padisë efektivët që dyshohet se dhunuan protestues­it gjatë tubimit të “Rithemelim­it” më 20 shkurt. Balla deklaroi nga Korça, se askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit pasi do të përballet me ligjin. Ministri Balla u shpreh se protestues­it kanë pasur qasje dhune ndaj efektivëve dhe institucio­neve gjatë protestës së opozitës para Kryeminist­risë. “Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit që të kallëzojë dhe u takojnë institucio­neve të drejtësisë që t’i shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri ka dy palë, një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësisë dhe një palë tjetër që po bën gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara dhe mendoj se policia e shtetit në rasti që ju referoni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën. Unë e kam thënë sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër policisë së shtetit, ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do përballet me ligjin. Në rastin në fjalë ka pasur një qasje dhune ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj institucio­neve”, - tha ministri i Brendshëm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania