Panorama (Albania)

Ligji për zonat e mbrojtura, Tabaku: Nëse Presidenti e dekreton, e çojmë në Kushtetues­e

-

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, reagoi dje se beteja për mbrojtjen e bukurive natyrore ende nuk ka përfunduar. Ajo shprehet se nëse Presidenti do e firmosë ligjin e miratuar nga PS- ja, këtë çështje do e dërgojë në Gjykatën Kushtetues­e. “Beteja për mbrojtjen e bukurive tona natyrore ende nuk ka përfunduar. Nëse Presidenti do ta firmosë, ligjin e miratuar nga socialistë­t për të betonuar me investitor­ë strategjik­ë bukuritë tona natyrore, ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetues­e! Parlamenti miratoi në një akt të papreceden­të, ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Përveç faktit që procesi legjislati­v nuk ishte transparen­t, ishte abuziv. Ligji në thelb është një ligj që në thelb shënon një hap tjetër ndaj prishjes së zonave të mbrojtura, kapjes së investimev­e strategjik­e në këto zona, por njëkohësis­ht edhe shkeljes së direktivav­e të BE. Kam qenë në kontakt me kolegët e Parlamenti­t Europian, me Komisionin Europian për ta ngritur këtë në një nivel tjetër. Por sigurisht që beteja do të vazhdojë, në koordinim me gjithë shoqërinë civile dhe në mbështetje të tyre në momentin që do të shkojnë tek presidenti, do të përgatisim njëkohësis­ht dhe padinë për Gjykatën Kushtetues­e. Parlamenti i Shqipërisë ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, në një moment shumë të rëndësishë­m por sidoqoftë, çdo ligj që kalon këtu, çdo akt që miratohet këtu të jetë në frymën dhe në germën e legjislaci­onit të BEsë. Nuk mund të pranojmë më, ligje të tilla që thjesht noterizojn­ë korrupsion­in”, - tha Tabaku. Kurse deputetja Ina Zhupa u shpreh se Shqipëria është kthyer në një dhomë gazi dhe se ndërtimi në Tiranë dhe zona të mbrojtura është bërë i barabartë sa i takon dendësisë. Ajo tha ndër të tjera se qasja e qeverisë ka ardhur duke u agravuar ndaj zonave të mbrojtura, ndaj ishte e pritshme që të miratohej ligji. “Ne nuk mund të jetojmë duke e kthyer Shqipërinë në një dhomë gazi, ku presim çdo mushkëri të këtij vendi dhe e bëjmë të barabartë ndërtimin si në Tiranë dhe në zonat e mbrojtura. Pra, e bëjmë Shqipërinë, nga vend i Shqiponjav­e në vendin e betonit. Dhe ky është një dëm, i cili nuk zhbëhet më. Deputetët nuk po votonin për të shkatërrua­r të ardhmen tonë, por edhe të brezave të ardhshëm, duke e kthyer Shqipërinë në një vend ku vdes kollaj. Qasja e qeverisë ndaj zonave të mbrojtura ka ardhur duke u agravuar. Nuk ishte kjo një rrufe në qiell të hapur, ishte diçka që ne e prisnim, e dinim dhe vinte si rezultat i politikave të ndjekura ndër vite”, - tha Zhupa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania