Panorama (Albania)

Arrestimet e 20 shkurtit, Berisha: Ndëshkim për dhunuesit e protestues­ve

“Për çdo torturë ndaj qëndrestar­ëve, do përballeni me drejtësinë” Ish- kryeminist­ri: Në bankën e akuzës, sepse më 20 shkurt terruan Ramën dhe ‘ rilindjen’, tmerruan pushtetin e mafies, që sundon sot në Shqipëri

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, paralajmër­oi dje policinë se për çdo torturë që do t’u bëhet protestues­ve të arrestuar, do të përballen me ndëshkimin.

Berisha tha se masiviteti i protestës së 20 shkurtit e tmerroi kryeminist­rin Rama. Ish- Kryeminist­ri tha se do të dalin para drejtësisë personat që dhunuan protestues­it, duke i konsiderua­r ato burgime politike. “Paralajmër­oj falangat e Edi Ramës dhe i garantoj se për çdo torturë që do t’u bëni qëndrestar­ëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar. Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionarë të pamposhtur të shpresës, përshëndet­jet më të përzemërta, mirënjohje­n më të pakufishme për betejën j uaj pa kthim, betejën tuaj drejt fitores. Çdo orë, çdo ditë që kalon, dëshmon se kjo betejë është jetike për fatin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëv­e. Çdo orë, çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë, më shtypëse, më dhunuese për shqiptarët nga narko- regjimi i Edi Ramës dhe rilindjes së tij”, - deklaroi Berisha. Ai e quajti proces politik kundër 4 të rinjve, Andrea Maliaj, Klinti Toli, Bledar Tola, Ismet Stefanis, qëndrestar­ë pjesëmarrë­s në uraganin e 20 shkurtit. “Ata ishin në bankën e akuzës sepse me 20 shkurt terruan Edi Ramën dhe rilindjen e tij, tmerruan pushtetin e mafies, që sundon sot në Shqipëri. Por sot këta të rinj në sallën e gjyqit qëndronin krenarë dhe ballëlartë para akuzave false, të turpshme, të fabrikuara, të falsifikua­ra ndaj tyre. Kjo skenë tregonte qartë se regjimi i ka hyrë frika gjer në palcë nga qëndrestar­ët, se regji

“Duke i përgëzuar edhe njëherë sot këta të rinj, për qëndrimin e tyre burrëror si në qelitë e zeza të regjimit, ashtu dhe në bankën e akuzës, paralajmër­oj falangat e Edi Ramës se dita po vjen dhe u garantoj se për çdo torturë që t’u bëni qëndrestar­ëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar. Ju paralajmër­oj se për çdo ditë burgu e tyre për motive politike, do të ju kthehet në vite burgu si armiq të lirisë së shqiptarëv­e”

mi ka humbur çdo shpresë për veten e tij, ndaj dhe përdor çdo mjet kundër lirive të qytetarëve. Duke i përgëzuar edhe njëherë sot këta të rinj, për qëndrimin e tyre burrëror s i në qe l i t ë e zeza të regjimit, ashtu dhe në bankën e akuzës, paralajmër­oj falangat e Edi Ramës se, dita po vjen dhe u garantoj se për çdo torturë që tu bëni qëndrestar­ëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar. Ju paralajmër­oj se për çdo ditë burgu e tyre për motive politike, do të j u kthehet në vite burgu si armiq të lirisë së shqiptarëv­e”, - u shpreh Berisha. Gjykata liroi katër protestues­it që u arrestuan të martën në mbrëmje në protestën e opozitës. Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis u lanë në detyrim paraqitje, por kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi, pretendoi se të rinjtë u dhunuan nga policia. “Janë identifiku­ar me emër dhe mbiemër secili prej tyre. Janë 3 punonjës, dy të grupit që i ka shoqëruar dhe një tjetër punonjës i komisariat­it. Dy kanë shenja të dukshme në fytyrë të dhunës dhe dy të tjerët kanë fraktura në trup nga dhuna që ka ushtruar Policia e Shtetit me urdhër politik nga zinxhiri komandues”, - u shpreh Bardhi. Kreu i grupit të deputetëve demokratë tha se 3 punonjës policie u kallëzuan në Agjencinë e Mbikëqyrje­s Policore. “Prokuroria vërtetoi sot që Andrea, Kindi, Ismeti dhe Bledari ishin për rreth dy ditë të marrë peng nga policia si të burgosur politik të regjimit të Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestues­ve të arrestuar, të marrë peng për rreth 2 ditë. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal dhe një ankesë në AMP”, - deklaroi Gazmend Bardhi. Mbrëmjen e së martës, protestues­it hodhën bomba me molotov drejt policisë dhe rrezuan barrierën mbrojtëse përpara Kryeminist­risë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania